Pedofili apo Priftofili!
Alba KepiPriftërinj pedofilë gjermanë, irlandezë, italianë, shije seksuale të 
dokumentuara, epshe perverse me veshje hyjnore, superepshe të heshtura nën 
idealizmin e hierarkisë, abuzues të fjalës e veprës së Zotit.A ka abuzim më të 
madh se ai ndaj një fëmije e fuqi më të madhe se ajo që proklamohet se 
komandohet nga Zoti? Mjafton të lexosh ditarin e lajmeve të një jave dhe e 
kupton dramaticitetin e alarmit “abuzim minoren” e sa e pafuqishme është fuqia 
që pretendon nga Zoti. Priftërinj pedofilë gjermanë, irlandezë, italianë, shije 
seksuale të dokumentuara, epshe perverse me veshje hyjnore, superepshe të 
heshtura nën idealizmin e hierarkisë, abuzues të fjalës e veprës së Zotit. 
Viktima të dërrmuara psikologjikisht, të vetëvrara nga aroma e turpit që mbanin 
në trup, viktima që kish harruar të flisnin e portrete fëmijësh në kujtime të 
rriturish. Statistika rrëqethëse, një tregti e neveritshme e
 pranishme në çdo popull e në çdo klasë sociale, një dramë e çdo shoqërie të 
civilizuar apo jo, një alarm i lançuar me kohë e që rikthehet përherë e më i 
frikshëm nën të njëjtin emër, “Abuzim minoren”. Fëmijë të rrëmbyer, të humbur, 
të shitur, të shfrytëzuar në mekanizmin e luftës, vjedhjes e punës së detyruar, 
të përfshirë në trafikun ilegal të organeve, të prostitucionit e të adoptimit. 
Fëmijë të dhunuar, të filmuar, të masakruar. 800 milionë konsiderohet numri i 
tyre në botë, miliona e miliona dollarë stimohet biznesi që u mbush xhepat 
përdoruesve të tyre e mijëra e mijëra konsiderohen viktimat e përvitshme të 
këtij fenomeni, përfshirë dhe ata që u përpoqën t’i japin një emër e një fytyrë 
kësaj tregtie. Mijëra persona zhduken çdo vit e midis tyre nuk mungon kurrë 
lista e fëmijëve të humbur. Disa prej tyre gjenden, të tjerë nuk kthehen kurrë. 
Sipas të dhënave të
 Interpolit, 20% e rasteve mbeten pa zgjidhje e një përqindje e lartë e 80% të 
gjetjeve pëson trauma dramatike. Familje në pritje të një lajmi, të një shprese 
në përpjeke për të mos menduar një krim të konsumuar mizorisht. E ndërsa 
dhimbja nuk gjen shërim, statistikat nënvizojnë se kjo dramë mbi të gjitha në 
Evropë po rritet frikshëm e me një udhërrëfyes të përhershëm, pedofilinë. 
Pedofilia në familje, në shkollë, në rreth miqësor, në internet. Kujdes! Të 
ruhemi, t’i vëzhgojmë, t’i mbrojmë kudo e me sa të mundemi. Po pedofilin nuk 
mundemi ta njohim. Psikologjia thotë se ai ka një maskë fshehëse efikase. 
Kërkojmë ndihmë e fuqi. O Zot na ndihmo ta njohim! Shpesh i pafajshmi që ka 
mundur ta njoh, hesht e hesht. O flet e flet i lodhur pas vite e vitesh. O Zot 
bë ç’është e mundur që dikush të ketë fuqi të flasë. Jepi fuqinë e domosdoshme 
çdo kujt që kërkon t’i drejtojë gishtin. Por sa
 fuqi duhet? Ciceroni britanik, Edmund Burke, thotë se “sa më e madhe është 
fuqia, aq më i madh është abuzimi”. E, a ka abuzim më të madh se ai ndaj një 
fëmije e fuqi më të madhe se ajo që proklamohet se komandohet nga Zoti? Mjafton 
të lexosh ditarin e lajmeve të një jave e kupton dramaticitetin e alarmit 
“abuzim minoren” e sa e pafuqishme është ndihma që po i kërkon zotit. 
Priftërinj pedofilë gjermanë, irlandezë, italianë, shije seksuale të 
dokumentuara, epshe perverse me veshje hyjnore, superepshe të heshtura nën 
idealizmin e hierarkisë. Viktima të dërrmuara psikologjikisht, të vetëvrara nga 
aroma e turpit që mbanin në trup, viktima që kish harruar të flisnin e portrete 
fëmijësh në kujtime të rriturish. Disa e imagjinonin, disa as dhe e kishin 
menduar se ndodhte, disa të tjerë akoma preferojnë “no coment” . E rëndësishme 
është se ka nisur të flitet. Ditë pas dite e ngjarje pas ngjarje po
 zbulohet. Pedofilia apo Priftofilia? Të dyja bashkë. Komunitet i indinjuar e 
priftërinj kokëvarur. Ndihma e fuqia kanë ndërruar rolet. Sigurisht më mirë 
kështu. Pedofilia e Priftofilia në lajmet e javës së fundit 16 shkurt 2010, 
Samiti i Vatikanit kundër Pedofilisë Mbyllen në Vatikan punimet e Samitit 
dedikuar skandalit të Pedofilisë në Irlandë. Papa Benedekti XVI, funksionarë të 
lartë të kishës katolike e 24 peshkopë irlandezë u mblodhën për të diskutuar 
mbi skandalin e raportit Murphy, ku dënohen abuzime ndaj fëmijëve të kryera nga 
priftërinj pedofilë irlandezë. Raporti “Murphy”, publikuar në nëntorin e kaluar 
dëshmon se Kisha i ka mbajtur fshehur qëllimisht abuzimet e kryera në 
Arqipeshkopinë e Dublinit nga viti 1975 në 2004, duke ndjekur e vënë në 
praktikë politikën “mos pyet e mos fol”. Gjithnjë sipas këtij raporti të gjithë 
peshkopët e Dublinit ishin në dijeni të këtyre ngjarjeve e
 preokupimi i tyre vetëm qe ruajtja e reputacionit të katolicizmit irlandez. 
Shtatëqind faqe dëshmish të paimagjinueshme, treqind e njëzet viktima, e një 
seri e pafundme skenash horrori. Dyzet e gjashtë është numri i priftërinjve të 
akuzuar e për çdonjërin prej tyre një dosje e detajuar në kapituj akuzash e 
dëshmish. Çdo kapitull ka një histori impulsesh seksuale perverse pedofilizmi e 
sadizmi. E një nga rastet më të përfolur është ai i imzot Noel Reynolds, i cili 
dëshmon se ka abuzuar me mbi njëqind fëmijë. Spostuar për punë nga një kishë në 
tjetrën ai krijonte terren të ri për të shuar etjen e tij seksuale. Nënat u 
besonin fëmijët e askush nuk dyshonte tek ai e dedikimi i tij hyjnor. Imzot 
Terentius është një tjetër dosje e pranishme në raportin “Myrphy” dhe e 
pagëlltitshme në të lexuar. Për njëzet e pesë vjet ai kish abuzuar çdo 
pesëmbëdhjetë ditë me një fëmijë të ndryshëm. I dehte e
 më pas i dhunonte duke e përsëritur këtë gjë sistematikisht çdo dy javë e çdo 
herë më një viktimë të re. Pas çdo prifti pedofil që të paktën figura e një 
peshkopi të Dublinit që ish në dijeni e siç lexohet në raport “Preokupimi i 
vetëm i të cilëve qe ruajtja e sekretit, evitimi i skandalit e ruajtja e emrit 
të Kishës e të të mirave të saj. Gjithçka tjetër, përfshirë mirëqenien e 
fëmijëve e drejtësinë ndaj viktimave injorohej përballë kësaj nevojshmërie”. 
Katër peshkopët e fundit që kanë udhëhequr dioqezën e Dublinit kish të 
përbashkët një rregull: të fshihnin abuzimet, abuzuesit, të mbulonin e të 
mohonin çdo gjë. 16 shkurt 2010-02-26 Vatikan Konferencë shtypi e peshkopëve 
irlandezë. Imzot Denis Brenann deklaroi se “meritojmë e pranojmë revoltën e 
viktimave dhe të familjarëve të tyre. Shpesh e kemi administruar keq këtë 
situatë, por tani inkurajimi i Papës Benedikti XVI
 është për ne një motiv i madh ngushëllues”. Imzot Joseph Duffy, peshkop i 
Clogher shtoi se “vijmë nga një kulturë sekretesh, por tashmë duhet të mësojmë 
të ndajmë me shpirtin jo vetëm unitetin, por dhe të vërtetën e përçmimin”. “Ne 
nuk pretendojmë asgjë, viktimave u takon fjala e fundit e për të rifituar 
besimin jemi të gatshëm ndaj përçmimit e ta dëshmojmë me jetën e besimin që 
reklamojmë ndaj zotit”. Imzot Michael Smith, peshkop i Meath-it përfundoi se në 
çdo kishë janë hapur qendra dëgjimi e janë impenjuar dhjetëra persona “në 
mbrojtje të fëmijëve e për të ndaluar përsëritjen e abuzimeve të tilla”. 18 
shkurt 2010 Në Itali, 80 raste priftërinjsh pedofilë Një ditë pas përfundimit 
të Samitit mbi Pedofilinë e Kishës Papa Benedikti XVI do të shprehet: “Italia 
nuk është e paprekshme nga fenomeni i pedofilisë e gjatë dhjetë viteve të 
fundit numërohen rreth tetëdhjetë raste.
 Është një fenomen që ekziston, është një fenomen që askush nuk mund të thotë 
se nuk është kështu. Kërkohet vëmendje në përballimin e mjaft rasteve e kujdes 
në mbrojtjen e viktimave. Nuk ekziston një monitorim serioz ndaj këtij 
fenomeni. Por ai ekziston e duhet të dimë se si do mund ta përballojmë. Krimet 
e pedofilisë kryer nga priftërinjtë provokojnë një dëm të rëndë të gjithë 
komunitetit fetar, të gjitha kishave e Kishës Universale”. 22 shkurt 2010 
Skandal pedofil në shkollat e Jezuitëve në Gjermani Berlin-Kisha gjermane 
kërkojnë falje për skandalin e shkollës së Jezuitëve. Presidenti i Konferencës 
Episkopale të Gjermanisë, peshkopi Robert Zollischt ka deklaruar se ndjehet 
plotësisht i indinjuar nga skandali i pedofilisë që ka përfshirë shkollat 
katolike në Gjermani. “Abuzimet seksuale ndaj minorenëve janë gjithmonë një 
krim mizor. U kërkoj falje të gjithë viktimave e familjeve të tyre
 e u premtoj garanci të vërtetë”. Skandali seksual i pedofilisë në Gjemani 
shpërtheu gjatë muajit janar, ku në një shkollë katolike mjaft të njohur në 
Berlin u vërtetuan abuzime seksuale të kryera ndaj mbi njëqind nxënësve të saj 
gjatë viteve ‘70-‘80. Canisius-Kolleg al Tiergarten është një nga licetë më me 
emër të Berlinit, i administruar nga klerikët dhe ku u formua elita politike 
dhe ekonomike e Gjermanisë. Qe gazeta “Berliner Morgenpost” ajo që solli e para 
lajmin mbi abuzimet seksuale të kryera në këtë shkollë nga dy profesorë të saj 
gjatë viteve ‘70-‘80. Menjëherë rektori aktual i saj, imzot Klaus Mertes, u ka 
dërguar një letër (rreth 600 personave), ish-studentë të këtij liceu duke i 
ftuar të referojnë informacionin e nevojshëm për të ndihmuar në zbardhjen e 
kësaj ngjarjeje. Një dokument i tërë me dëshmitë e mjaft ish-nxënësve vërtetoi 
lajmin e dhënë nga gazeta berlineze.
 115-120 ishte numri i viktimave të abuzuar seksualisht midis të cilëve e 10-12 
është numri i autorëve të kësaj dhune. Midis këtyre autorëve, nuk janë vetëm 
profesorët e liceut të Canisius-Kolleg al Tiergarten, por dhe profesorë të 
shkollave të tjera katolike në të gjithë Gjermaninë, midis të cilëve dhe dy 
gra. Midis viktimave tashmë të pjekur në moshë ka prej tyre që po flasin për 
herë të parë mbi atë çka u ka ndodhur shumë vjet më parë, ka të tjerë që vuajnë 
ende sot inkube psikologjike për shkak të dhunës së ushtruar seksualisht, por 
ka dhe disa të tjerë që nuk mundën dot të mbanin peshën e vuajtjes së tyre 
fizike e morale e iu drejtuan vetëvrasjes. 23 shkurt 2010 Gjermani Peshkopi i 
Mynihut deklaron për shtypin se “Çështja e pedofilisë ka çuar në grindje Kishën 
Gjermane me qeverinë Merkel”. Ministrja demokristiane-liberale, Sabine 
Leutheusser-Schnarrenberger, (Fdp) ka akuzuar peshkopët
 gjermanë për mungesë transparence. Por Presidenti i Konferencës Episkopale të 
Gjermanisë, peshkopi Robert Zollischt është mbrojtur nën thirrjen “Transparencë 
të plotë e tolerancë zero ndaj fajtorëve”. Edhe pse Kisha vazhdon t’i quajë 
“ngjarje të veçuara” sot mjaft shtete kanë ngritur komisione hetimi ndaj 
fenomenit “pedofilia e priftërinjve”. Faqet e shumta që mbushin çdo ditë dosjet 
flasin se nuk flitet më për ngjarje tek-tuk, por për një proces të turpshëm 
disavjeçarë i mbuluar e i lënë në heshtje qëllimisht, për hir të një hierarkie 
të detyrueshme apo të një aparence false. Mijëra viktima priftërinjsh pedofilë 
presin falje nga ajo klimë konstante torturash që për vite me radhë shoqëroi 
fëmijërinë e tyre. Kish disa vite që ajo çfarë mërmëritej nën zë po merrte 
kurajo të fliste. Gjithkush mund të kujtojë indinjatën që shkaktoi publikimi në 
2006 i dokumentarit të BBC “Sex
 Crimes and Vatican” i cili qe fryt i Raportit Ferns (2005), hetimi zyrtar i 
qeverisë irlandeze mbi denoncimet e abuzimeve seksuale të kryera në kishat 
irlandeze. Në 2009, një tjetër raport, “Komisioni Ryan”, denoncon pedofilinë e 
priftërinjve dhe e konfirmon këtë fenomen në 11.337 raste e me dëmshpërblime 
individuale të koordinuara po nga ky komision, në shifra nga 65.000 në 300.000 
euro apo totalisht 34 milionë euro. Pak ditë më parë u publikua Raporti i 
Komisionit “Murpy” me shtatëqind faqe dëshmish të tmerrshme e me një numër 
viktimash gjithnjë e në rritje. Po shumë akoma nuk dëshmojnë ende. Frikë? Turp? 
Apo pasiguria e një drejtësie të garantuar?
http://www.standard.al/index.php/suplementi/3333.html
   Senad  Maku - Ulqin  Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT  
www.bibladhekurani.com


__,_._,___


 



  











      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan