Selam alejkum!
 
Jam në bisedë e sipër me një person për përkthimin e titujve/teksteve mësimore 
për studentë në gjuhën shqipe. 
Më nevojiten përkthyes, nga gjuha angleze apo maqedonase. Libri do të ofrohet 
në këto 2 gjuhë, varësisht nga cila gjuhë përkthen përkthyesi. Nevojitet që 
përkthyesi të jetë me eksperiencë, ngase do të ketë kontrollë nga ministria, e 
nuk ia vlen barra qiranë që t’i kthehet përkthimi.
Në vijim po të dërgoj lëmitë në të cilat do të jenë librat që duhen përkthyer:
1.      Arkitekturë dhe ndërtimtari (36 tituj)
2.      Inxhinieri të tekstilit (6 tituj)
3.      Kulturë fizike (5 tituj)
4.      Arti figurativ (14 tituj)
5.      Elektroteknikë dhe makineri (41 tituj)
6.      Turizëm (9 tituj)
7.      Filozofi dhe filologji (19 tituj)
8.      Pedagogji (6 tituj)
Këto janë globalisht lëmitë dhe numri i titujve, normalisht do të ketë 
modifikime, por minimale.
Personat e përkushtuar dhe principiel në përkthime mund të marrin më shumë 
tituj, ngase ka hapësirë kohore më të madhe për përkthim. 
Bisedimet akoma janë gojore, mirëpo po qe se konvenojnë kushtet do fillojë 
iniciativa  e përkthimit afatgjatë prej 3 vitesh. Mua fillimisht më duhet të 
bëj ekipën, ju të më jepni çmimin tuaj të punës dhe të garantoni për kualitetin 
e përkthimit dhe t’i jap çmimin atij. Po qe se na konvenon oferta, atëherë 
vijon procesi i dytë i nënshktrimit të marrëveshjeve dhe caktimit të kushteve.
Të interesuarit le të më kontaktojnë me e-mail duke bashkangjitur CV-në e tyre.
Selam alejkum!
Besniku


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan