http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/26896/C4/C15/


Nxënësja me shami, 
shkolla s’e respekton as gjykatën
 
Nga Express  më 17.03.2010 në ora 18:00Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka 
reaguar sot pasi 
shkolla “Kuvendi i Arbrit” në Viti vazhdon të mos e lejojë nxënësen 
Arjeta Halimi që të ndjekë procesin mësimor, megjithë vendimin e 
gjykatës.

Ombudspersoni Kurteshi tha se moszbatimi i vendimit gjyqësor dëshmon se 
në Kosovë nuk funksionon shteti ligjor dhe se dikush është mbi ligjin.

Kurteshi dhe drejtues të OJQ-së “Clard”, kanë paraqitur sot në një 
konferencë për gazetarë, rastin e nxënëses së shkollës “Kuvendi i 
Lezhës”, e cila është përjashtuar nga procesi mësimor për shkak të 
bartjes së shamisë. 

Më 6 prill 2009, Hesat Halimi nga komuna e Vitisë i ka drejtuar një 
kërkesë “Clard”-it, për të vepruar në emër të vajzës së tij, Arjeta 
Halimi, pasi nuk i është lejuar të ndjekë mësimet që nga data 15 janar 
2009, mbi bazën se ajo nuk pranon të largojë shaminë nga koka, derisa 
qëndron në ambientet shkollore. 

Pasi janë shterur të gjitha mjetet juridike administrative dhe mjeteve 
juridike gjyqësore, më 17 nëntor 2009, një vendim gjyqësor nr. 24/09 në 
favor të paditësit u miratua nga Ymer Huruglica, kryetar i Gjykatës së 
Qarkut në Gjilan. 

Agjencia KosovaPress citon Kurteshin të ketë thënë se autoritetet 
publike duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të pengojë nxënësit me lirinë 
e manifestimit të fesë së tyre në shkolla, duke veshur simbolet 
fetare.

Ai i ka apeluar Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Gjilan dhe drejtorit 
të kësaj shkolle që të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe t’i lejohet 
nxënëses Halimi të vijojë mësimet, së bashku me nxënësit e tjerë të 
shkollës. 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan