Sahabët, Tabi'inët dhe Dijetarët qartësoj argumentet dhe vërtetojn ndalesen 
(muzikën dhe instrumentet muzikore.) 




Dijetaret e Sahabëve, tabiinëve, i katër medh-hebeve dhe të tjerët janë të 
njëzëshëm se fetarisht, kënga dhe muzika është e ndaluar, që prej fjaleve të 
tyre janë:

- Ka thënë Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga dhe veglat 
muzikore janë fyejt e shejtanit".

- Ka thënë Abdullah ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga mjell 
hipokrizi në zemër".

- Ka thënë El-kasim bin Muhamed: "Kënga është bosh (e pavlerë) dhe çdo boshe 
është në zjarr". Gjithashtu ka thënë El-Kasim: "Kënga është pjesë e 
gënjeshtrës"...

- Ka thënë Umer bin Abdul Aziz: "Kënga është prejardhje nga shejtani dhe 
perfundimi i saj është hidhërimi i Mëshiruesi (Allahu xh.sh.).

- Ka thënë imam Ebu Hanifja: "Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet 
distancuar mënjëherë nga ajo".

- Ka thënë imam Maliku: "Tek ne, me këngë merrën vetëm mëkatarët. Vallë a ka të 
mençur që thotë se kënga-muzika është hak?

- Ka thënë imam Shafiu: "Kënga-muzika është e urrejtur dhe pavlerë, kush e 
tepron ne të është mendjelehtë dhe nuk pranohet nga ai dëshmia".

- Ka thënë imam Ahmed ibën Hambeli: "Kënga mjellë në zemër hipokrizi". 

- Kurse imam Ebu amer bin Salah, në perkrahje të shumicës se dijetarëve, të 
cilët e ndalojnë Këngën dhe muzikën, thotë: "Kënga dhe veglat muzikore janë të 
ndaluara me "Ixhma".

- El-Kasim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:" Kënga është pjesë e gënjeshtrës. 

- Hasan el-Basriu (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: Në qoftë se muzika është e 
involvuar (sh.p. ka muzikë) në ftesën e darkës (waleemah), mos e pranoni 
ftesën." (el-Xhami, nga el-Kajrawani, f.262-263) 

- Sheikh el-Islam Ibn Tejmijeh (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:" Mendimi i 
katër Imamëve është se, çdo lloj i instrumenteve muzikore është haram.. Është 
transmetuar në Sahih el Buhari, si edhe në hadithe të tjera se, i Dërguari i 
All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë se do të ketë nga Ummeti i tij 
prej njerëzve, të cilët do t´a lejojnë zinanë, mëndafshin, alkoholin dhe 
instrumentet muzikore, dhe ka thënë se ata do të shëndrrohen në majmunë dhe 
derra... Asnjë nga pasuesit e Imamëve nuk ka cekur apo përmendur ndonjë 
mosmarrëveshje sa i përket çështjes së muzikës." (el-Mexhmu´, 11/576)

- El-Albani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:" Katër Medh-hebet janë të 
pajtimit se të gjitha instrumentet muzikore janë haram." (el-Sahihah, 1/145)

- Ibn el-Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Medh-hebi i Ebu Hanifes 
është më i rrepti në këtë çështje dhe komentet e tij janë ndër më të ashpërtat. 
Pasuesit e tij, deklaruan qartë se dëgjimi i të gjitha instrumenteve muzikore 
është haram, sikurse janë fluta dhe daullet, e edhe (tingujt e) rrahjes së 
shkopit. Ata deklaruan se kjo është mëkat me të cilin tregohet se ai person 
është fasik ( rebel keqbërës) dëshmia e të cilit duhet refuzuar (nuk pranohet). 
Ata shkuan edhe më tutje dhe thanë se dëgjuarja e muzikës është fisk (rebelim, 
keqbërje) dhe kënaqësia me të (me dëgjimin e saj) është kufr (mosbesim). Këto 
janë fjalët e tyre. Ata transmetuan duke u bazuar në një hadith, i cili nuk 
mund t´i përshkruhet të Dërguarit (Alejhi Selam). Ata thanë: " ai duhet të 
përpiqet të mos dëgjojë atë, nëse kalon pranë saj apo ajo (muzika) është në 
afërsi të tij." 

- Ebu Jusufi ka thënë, në lidhje me shtëpinë nga e cila mund të dëgjohen 
instrumentet muzikore: " Hyni pa lejen e tyre, sepse ndalimi i veprave të 
këqija është obligative, dhe në qoftë se nuk do të ishte e lejuar hyrja pa 
leje, njerëzit nuk do të ishin në gjendje të kryejnë obligimin e tyre 
(urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja)." (Ighaathat al-Lahfaan, 
1/425).

- Imam Maliku (All-llahu e mëshiroftë) është pyetur në lidhje me lozjen e 
daulleve apo të flutës, në qoftë se ndodhë që njeriu të dëgjojë tingujt e tyre 
dhe kënaqet me dëgjimin e tyre, duke ecur apo duke qenë ulur. Ai tha: " Duhet 
të ngritet (sh.p. prej atij vendi) në qoftë se vërenë se është duke u kënaqur 
me dëgjimin e saj duke ecur apo duke qenë ulur." Ai tha: " Ai duhet të ngritet 
në qoftë se vërenë se kënaqet me dëgjimin e saj, përveçse nëse është ulur për 
ndonjë nevojë, apo nuk është në gjendje të ngritet. Në qoftë se është në rrugë 
(udhëtim), ai duhet ose të kthehet ose të vazhdojë udhëtimin." (el-Xhami' nga 
el-Kajrawaani, 262). Ai (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: " Njerëzit e vetëm, 
të cilët veprojnë kështu, sipas vështrimit tonë, janë fasikët." (Tefsir 
el-Kurtubi, 14/55). 

- Ibn ‘Abd el-Barr (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Nga llojet e fitimit, të 
cilat janë haram sipas konsensit (mendimit unanim) të dijetarëve janë ribaja 
(kamata), pagesa e prostitutes (lavires), çdo gjë e ndaluar, rryshfeti, pagesa 
për të qajturit për të vdekurit dhe këndimi, pagesa e treguesve të fatit dhe 
atyre që pohojnë se e dijnë të fshehtën dhe astrologët, pagesa për lozjen e 
flutës, dhe çdo lloj i kumarit (lojës së fatit)." (el-Kaafi) 

- Imam Shafiu. Ibni Kajjimi(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë, duke shpjeguar 
vështrimin e Imam Shafiut: " Pasuesit e tij, të cilët njohin medh-hebin e tij 
(vështrimin e tij), kanë thënë se kjo është haram dhe i kanë denoncuar ata të 
cilët kanë thënë se ai e ka lejuar atë." (Ighaathat al-Lahfaan, 1/425).

- Autori i Kifaajat el-Ekber, i cili ishte nga Sha´fitë, numëronte instrumentet 
muzikore si munker (të liga), dhe ai i cili është prezent (aty ku lozen ato) 
duhet t´i denoncojë ato. Ai nuk mund të arsyetohet me faktin se ka pasur 
dijetarë të këqinjë, sepse e kanë korruptuar Sheriatin, apo fakirë të ligë – 
duke kuptuar këtu Sufitë, sepse ata e quajnë veten fukara´ apo fakirë – sepse 
ata janë injorantë dhe pasojnë secilin i cili bën zhurmë; ata nuk janë të 
udhëzuar nga drita e diturisë; më parë, mund të themi se ata janë të shtyer nga 
pothuajse çdo (fryrje e) erë(s). (Kifaajat el-Ekber, 2/128). 

- Imam Ahmedi, Ibn el-Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: " Sa i përket 
mendimit të Imam Ahmedit, i biri i tij ´Abd-Allah ka thënë: " E kam pyetur 
babain tim rreth këndimit (këngës). Ai tha: ´Kënga shkakton rritjen e 
hipokrizisë në zemër; Unë nuk e pëlqej atë.´ Pastaj i përmendi fjalët e 
Malikut: ´Keqbërësit (fasikët) në mesin tonë e bëjnë atë.´" (Ighaathat 
al-Lahfaan). 

- Ibn Kudameh, hulumtues i medh-hebit Hanbeli (All-llahu e mëshiroftë) ka 
thënë: " Tri lloje të instrumenteve muzikore janë haram. Këto janë kordoni 
(sh.p. veglat muzikore me tela) dhe të gjitha llojet e flautës dhe të llautës, 
daullet dhe rabaab (instrument me tela), e kështu me rradhë. Kushdo që 
instiston në dëgjimin e tyre, dëshmija e tyre duhet rrefuzuar." (el-Mughni, 
10/173) Ai (All-llahu e mëshiroftë) poashtu tha: " Në qoftë se njeriu ftohet në 
njeriu ftohet në ndonjë tubim, në të cilin ka diçka të kundërshtueshme, siç 
është vena dhe instrumentet muzikore, dhe ai ka mundësi t´i denoncojë ato, 
atëherë le të prezentojë dhe të shprehet kundër tyre, sepse në këtë rast ai i 
kombinon dy obligime. Nëse nuk ka mundësi të veprojë kështu, atëherë le të mos 
prezentojë." (el-Kaafi, 3/118)

- El-Tabarini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Dijetarët e të gjitha vendeve 
janë të pajtimit se këndimi është mekruh dhe se duhet penguar. Edhepse Ibrahim 
ibn Sa´d dhe Ubejd-Allah el-´Enbari dalluan nga shumica, (duhet të ceket se) i 
Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë: " Bashkangjituni 
shumicës." Dhe kushdo që vdes duke u dalluar nga shumica, vdes xhahil." (Tefsir 
el-Kurtubi, 14/56).

- El-Kurtubiu (All-llahu e mëshiroftë) është një prej atyre që kanë transmetuar 
këtë hadith, pastaj ka thënë: " Ebu´l Faraxh dhe el-Kaffaal, kanë thënë: 
"Dëshmija e këngëtarit dhe vallëzuesit nuk duhet pranuar." Unë them: nëse është 
vërtetuar se kjo çështje nuk është e lejuar, atëherë pranimi i pagesës për të, 
poashtu nuk lejohet." 

- Sheikh el-Fawzaan (All-llahu e ruajtë) ka thënë: "Atë që Ibrahim ibn Sa´d dhe 
Ubejd-Allah el-´Enbari kanë thënë rreth këndimit, nuk është sikurse mënyra e 
këndimit të kohës sonë, andaj ata asnjëherë nuk do t´a lejonin këtë lloj të 
këndimit, që është shtyerje në imoralitet dhe në humbje të turpit." (el-I´laam) 
Ibn Tejmijeh (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: " Nuk është e lejuar bërja e 
instrumenteve muzikore." (el-Mexhmu´, 22/140). Ai poashtu tha: " Duke u bazuar 
në shumicën e fukahave, lejohet shkatërrimi i instrumenteve muzikore, siç është 
tanburi ( instrument me tela, i ngjashëm me mandolinën). Ky është mendim i 
Malikut, dhe është mendimi më i fortë nga dy mendimet, të transmetuara nga 
Ahmedi." (el-Mexhmu´, 28/113). Dhe ai tha: "…Ibn el-Mundhir ka cekur se 
dijetarët janë të pajtimit se nuk është e lejuar të paguhen njerëzit për të 
vajtuar dhe kënduar… konsensi i të gjithë dijetarëve, vështrimet e të cilëve i 
cekëm më sipër, është se vajtimi dhe këndimi nuk janë të lejuara. El-Shu´bi, 
el-Nekha´i dhe Maliku i cilësuan si mekruh (d.m.th. haram). Ebu Thawr, 
el-Nu´maan – Ebu Hanife (All-llahu e mëshiroftë)- Jakubi dhe Muhammedi, dy 
nxënësit e Ebu Hanifes kanë thënë: "Nuk është e lejuar kurrëfarë pagese për 
këndim dhe vajtim. Ky është vështrimi (mendimi) ynë". Dhe ai tha: "Instrumentet 
muzikore janë verë e shpirtit, dhe ajo se çka i shkakton ajo shpirtit është më 
e keqe se ajo që shkaktojnë pijet dehëse." (Mexhmu´ el-Fetawa, 10/417)
Disa njerëz marrin guxim të pohojnë se Sahabët dhe Tabi´inët kanë dëgjuar 
këngë, dhe nuk kanë parë asnjë të keqe me këtë! El-Fawzan (All-llahu e 
mëshiroftë) ka thënë: " Ne kërkojmë nga ata që të na paraqesin isnedë (zingjirë 
transmetuesish) sahih, të cilët qojnë tek këta Sahabë dhe Tabi´inë, që do të 
dëshmonin për këtë." Atëherë ai tha: " Imam Muslimi ka përmendur në Hyrjen e 
Sahihut të tij se Abd-Allah ibn el-Mubareku ka thënë: " Isnedi është pjesë e 
fesë. Po të mos ishte isnedi, secili mund të pohonte atë çka dëshiron." Disa 
thojnë se, hadithet të cilat ndalojnë muzikën janë plotë gabime. Nuk ka mbetur 
asnjë hadith pa u kritikuar nga ndonjëri prej dijetarëve. 

- Ibn Ebi Shejbah (All-llahu e mëshiroftë) transmeton se, një njeri theu 
(shkatërroi) mandolinën e një njeriu, dhe ky i fundit e paraqiti rastin tek 
Shurejhu. Mirëpo, Shurejhu nuk i përcaktoi atij kurrëfarë dëmshpëblimi- d.m.th. 
ai nuk e obligoi personin e parë që të paguaj dëmin e mandolinës, sepse ajo 
ishte haram dhe kështu e pa vlerë. (el-Musannaf, 5/395) 

- El-Baghawi (All-llahu e mëshiroftë) deklaroi në një fetwa se shitja e çdo 
lloji të instrumenteve muzikore, siç janë mandolinat, flautat, etj. Pastaj, ai 
tha: " Në qoftë se fotografitë janë shlyer dhe instrumentet muzikore janë 
vjetruar, atëherë lejohet shitja e pjesëve të tyre, qofshin ato nga argjendi, 
hekuri, druri apo diç tjetër." (Sharh el-Sunnah, 8/28)

- Ibn Bazi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Hadithet të cilat janë 
transmetuar rreth ndalimit të muzikës nuk janë me gabime, siç është pohuar. 
Disa prej tyre janë në Sahih el-Buhari, i cili është libri më autentik pas 
Librit të All-llahut, dhe disa prej tyre janë hasen (të mirë) dhe disa prej 
tyre janë daif (të dobët). Mirëpo, pasi që ka aq shumë prej tyre, me isnede të 
ndryshme, përbërja e tyre definitivisht argumenton se kënga dhe instrumentet 
muzikore janë haram." 

- El-Shawkani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Përgjigja kësaj është ajo se, 
përmendja e këtyre gjërave në lidhshmëri, nuk do të thotë se gjëja bëhet haram 
vetëm në lidhshmëri me një tjetër. Përndryshe, kjo do të thoshte se zinaja, e 
përmendur në hadith, nuk është haram derisa ajo të kombinohet me përdorimin e 
alkoholit dhe përdorimin e instrumenteve muzikore. Në të njëjtën mënyrë, ajeti 
i cili vijon: " Vërtetë që ai gjithnjë nuk besoi në All-llahun, më Madhështorin 
Edhe nuk dha dhe nuk nxiti për të ushqyer të varfërit (Miskin)." (El-Hakkah, 
69:33-34) (sh.p. po të ishte ashtu, si mendojnë ata) do të tregonte se, nuk 
është haram mosbesimi në All-llahun (Subhanehu ve Teala) po të mos i shoqërohej 
kësaj mosnxitja në ushqimin e të varfërve!!! Nëse pohohet se, ndalimi i këtyre 
është vërtetuar nga transmetimet tjera në veçanti, atëherë mund të themi se 
edhe ndalimi i instrumenteve muzikore poashtu është i njohur nga dëshmitë 
tjera, siç i përmendëm më lartë." (Nejl el-Awtaar, 8/107)

- Ibn el-Xhevzi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Aishja (All-llahu e 
mëshiroftë) ishte e re në atë kohë; pasi që arriti moshën e pjekurisë, nuk 
është transmetuar asgjë tjetër, pos dënimit të këngës. Biri i vëllaut të saj, 
el-Kasim ibn Muhammed, dënoi këndimin dhe tha se nuk është e lejuar të dëgjohet 
ajo, ndërsa ai mori diturinë nga ajo." (Talbis Iblis, 229). 

- El Hafiz ibn Haxher (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Një grup i sufive 
përdorën këtë hadith – haditin rreth dy vajzave të reja – si argument se 
këndimi është i lejuar dhe se është i lejuar dëgjimi i saj, qoftë ajo e 
përcjellur me muzikë apo jo. Ky mendimështë hudhur poshtë me deklaratën e qartë 
të Aishes (All-llahu e mëshiroftë) në hadithin që vijon, ku ajo tha: " Ato nuk 
ishin këngëtare." Ajo e bëri të qartë se ato nuk ishin këngëtare, edhepse kjo 
kuptohet shumë qartë nga vet hadithi. Andaj, neve duhet të na mjaftojë ajo që 
është transmetuar në tekst, ashtu që të zvoglojmë rrezikun e shkuarjes kundër 
parimit, d.m.th. hadithit. Dhe All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri." 
(Fath el-Baari, 2/442-445) 


Prej dijetarëve që e kanë bërë haram këngën dhe muziken janë edhe: Sheikh 
Albani, Sheikh Uthejmini, Sheikh Bin Bazi, Sheik Fevzani dhe me mijëra dijetarë 
tjerë.

Kush thotë se kënga dhe muzika (instrumentet muzikore) janë hallall, ka ra në 
kundërshtim me Ixhman (sahabët, tebi'inët, tabitabi'inët dhe shumicen e 
dijetarëve)

Paraprakisht e pamë shumë qartë sa që nuk pranon dyshimin më të vogël se 
ndegjimin e këngës dhe muzikës e ndaloi: Kur'ani, Synneti, dhe El-ixhmai.
Të keshë kujdes, të mos mashtrohesh me disa fetwa (opinjon), te cilat e lejojnë 
muziken. Apo që thojnë se muzikë e ndaluar është vetëm ajo që të shpie në të 
kqija. Të gjitha këto fetwa janë në kundershtim me Kur'anin, Synetin dhe 
El-ixhmain. Dëgjimi i kënges është haram, të jetë ajo e zhurmëshme apo e lehtë, 
e shoqëruar me muzikë apo jo.

Lejohet vetëm defi (daireja) që t'a përdorin vetëm gratë në festa apo gezime, 
gje e cila argumentohet me dy hadithe të sakta se Ebu Bekri (Allahu qoftë i 
kënaqur me atë) shkoi tek Pejgamberi a.s., e Pejgamberi a.s. ishte në shtepi te 
Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me atë) dhe aty gjeti dy vajza te reja qe 
luajshin me def para Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me atë). Ebu bekri (Allahu 
qoftë i kënaqur me atë) i qortoi vajzat dhe iu tha: "Fyejt e shejtanit tek 
Pejgamberi a.s.?!! Pejgamberi a.s. tha: "O Ebu beker, leri se këto ditë janë 
ditë feste". (Hadith i saktë, i nxjerrur nga Buhariu dhe Muslimi).

Për çudi, disa njerëz e marrin këtë hidith si argument për lejimin e muzikës 
edhe pse Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti lojën me def fyell 
i muzikes dhe Pejgamberi a.s. ishte ne pajtim me një gjë të tillë por ia sqaroi 
atij se shkaku qe ti le te luajnë ishin ditët e festës, ditë në të cilat 
lejohet shfaqja e gezimit.
Ka thënë imam Ibn Kajjimi: "Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti 
këtë fyej të shejtanit gjë e cila ishte në pajtim me Pejgamberin a.s. dhe se 
lojën me def e bënin dy vajza të vogla të cilat nuk kanë obligime fetare dhe së 
për to nuk ka mëkat në këndimin dhe dëgjimin i saj. Vallë a kjo aludon për 
lejimin e asaj të cilës ju e punoni dhe e mesoni, ajo që përmban ato që as ju 
s'mund t'a mshefni?! O çfarë mjerimi, ka humbur inteligjenca dhe te kuptuarit." 

Nisur nga kjo, kanë thënë dijatarët se loja me def është e lejuar vetëm për 
gra, gjë e cila për burra nuk vlenë dhe kjo kushtimisht në ditët e festave dhe 
gezimëve. 
Ka thënë dijetari i ndëruar, Abdul Aziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë): 
Ndëgjimi i muzikës është e ndaluar dhe nga punët e këqija, gjë e cila shkakton 
sëmundjen e zemrës dhe ngurtjes se saj dhe e pëngon nga përkujtimi (dhikri) i 
Allahut. Ndërsa në Martesë, lejohet vetëm për gra rënia e defit, duke kënduar 
këngë të matura, në të cilat nuk ka shtytje për në të ndaluara. Ndërsa renia e 
tupanit nuk lejohet në dasem e as jashtë saj. Pra, mjafton defi ta përdorin 
gratë, gjë e cila nuk lejohet për burra.

www.Pendohu.info                                          
_________________________________________________________________
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe from this group, send email to 
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words 
"REMOVE ME" as the subject.

Antwoord per e-mail aan