Si lindi lëvizja për lirimin (zbulimin) e fëmres muslimane
Definicioni: Lëvizja për lirimin e femrës (Haraka litahrir al-mar'a) është një
lëvizje shekulariste, e cila së pari lindi në Egjipt, dhe pastaj u zgjerua
nëpër vende tjera arabe-islame. Si e tillë ajo angazhohej për lirimin e femrës
nga normat e sjelljeve islame, dhe nga disa rregulla të sheriatit, si për
shembull parimi për mbajtjen e hixhabit (veshje islame për femra), pastaj për
kufizimin e divorcit (taqyid at-falaq), ndalimin e poligamisë (man' ta'addud
az-zawgaf), barazimin e trashëgimisë me meshkuj (al-musawat fi al-mirat),
imitimin e femrës perëndimore në çdo pikëpamje (taqlid al-mar'a al-garbiyya),
etj. Kjo lëvizje lindi nga ndikimi i bashkimit të shoqatave të gruas në
Perëndim.
Lindja dhe personalitet më të rëndësishëm
Para kësaj lëvizjeje për liritë e femrës e cila kishte përpunuar dhe formuar
një program shumë precize, vëmendjen për këtë lëvizje e kishte tërhequr një
shoqatë e grave e quajtur "Bashkimi i grave" (al-ittihad an-nisa'l).
Idetë e para për lirimin e femrës janë paraqitë nëpërmes tri librave dhe një
reviste të cilat u botuan në Egjipt. Ato janë:
-Libri i titulluar "Gruaja në Lindje" (al-Mar'a fi ash-sharq) nga penda e
autorit krishterë me emrin e quajtur Markos Fehmi el-Muhami, në të cilën
favorizohen heqja e hixhabit (mënyra e veshjes së gruas në islam), përzierja e
grave me burra (al-ihtilat), kufizimi i lirisë së divorcit (taqyid at-talaq),
ndalimi i poligamisë (martesa me shumë gra) dhe lejimi i martesës në mes
myslimanes dhe të krishterit.
-Libri tjetër "Të liruarit e gruas" (Tahrir al-Mar,a), nga penda e autorit
Kasim Emini. Ky libër u shkrua dhe u botua në vitin 1899, me lejimin dhe
ndihmën e Shejh Muhammed Abduhu-s; Sa'd Zagllulli-t; dhe Ahmed Lutfi
as-Sejjidi-t. Në këtë libër duke pohuar theksohet se ekzistimi i tanishëm i
mbulimit të femrës (hixhab), nuk është e obligueshme në islam, dhe se të
zbuluarit (lexo heqja e hixhabit) e femrës nuk paraqet daljen e saj nga
kornizat e rregullave islame (laysat hurugan ' ala ad-din).
-Libri i tretë "Gruaja e re" (apo "Një grua ndryshe" sepse këtu nuk bëhet fjalë
për gruan e re në moshë por, për një veshje ndryshe të saj SH. V.) (al-Mar'a
al-gaddida), që gjithashtu është shkruar nga autori i njëjtë Kasim Emin. Ky
libër është shkruar në vitin 1900, dhe po ashtu edhe në te sikurse në librin e
parë favorizohen idetë e njëjta, por tani autori mbështet në mendimet e
mendimtarëve të perëndimit.
-Revista "as Sufur" të cilën gjatë Luftës Parë Botërore e iniciuan aktivistët
për lirimin e gruas. Në këtë revistë më së shumti publikoheshin materiale që
shtjellonin çështjen e mbulimit të gruas dhe përzierjen e grave me meshkuj
(al-ihtilat).
Zbulimit të gruas Egjiptiane (sufur al-mar'a al-misriyya) i priu pjesëmarrja e
grave në revolucionin e Egjiptit në vitin 1919, që udhëhiqej nga Hode Sha'rawi,
bashkëshortja e Ali Sha'rawiut, kjo ngjarje ndodhi kur në mëngjesin e 20 marsit
të viti1919, gratë kishin organizuar demonstrata në ç'mënyrë ato hynë në
revolucionin nga e cila do të lindte lëvizja politike e tyre.
Faza e parë e zbulimit të gruas (as-sufur) filloi në ditën kur Sa'd Zagluli
apeloi tek femrat të cilat kishin marrë pjesë në ligjëratat e tija, që nga koka
e tyre ta heqin shaminë (an-niqab). Ai është personi i cili publikisht
(haptazi) ia zhveshi hixhabin nga fytyra Nur el-Huda Muhammed Sulltan, e njohur
me llagapin Hoda Sha'ravi, e cila kishte themeluar Aleancën e grave egjiptiane.
Kjo ka ndodhur në Aleksandri me rastin kur ajo kishte dalë me pritë kthimin e
tij nga internimi. Kur gratë e tjera e pan se ajo u zbulua, atëherë filluan
edhe ato të zbulohen.
Aleanca apo bashkimi i grave (al-Ittihad an nisa'l) u themelua në prill të
vitit 1924, menjëherë pasi që themeluesja e saj Hoda Sha'ravi ishte kthyer nga
Kongresi Ndërkombëtar i bashkimit të grave e mbajtur në Romë në vitin 1923. Kjo
aleancë e grave favorizonte idetë e njëjta të cilat para kësaj i favorizonin
Markos Fehmi el-Muhami dhe Kasim Emini.
Kjo aleancë e përgatiti rrugën për mbajtjen e Kongresit të bashkimit të grave
arabe (Mu'tamar al-ittihad an-nisa'i al-arab) njëzet vjet më vonë 1944, në të
cilën me shumicë morën pjesë përfaqësueset e vendeve arabe. Mbajtjen e këtij
kongresi e përshëndetën Britania dhe SHBA. Një përkrahje e posaçme këtij
kongresi i arriti nga vetë bashkëshortja e kryetarit amerikan Ruzvellt, e cila
nëpërmes një telegrami dërguar në adresën e këtij kongresi i shprehi urimet e
saja.
Personat më me ndikim në Lëvizjen e lirimit të gruas janë: Shejh Muhammed
Abduhu, në mendimet e të cilit edhe kanë lindur këto ide të cilat theksohen në
librin "Të liruarit e gruas". Idetë që favorizohen në këtë libër në shumicën e
rasteve përputhen me idetë e Shejh Muhammed Abuhit, në lidhje me të drejtat e
gruas të cilat ai gjerësisht i trajtonte në vargun e artikujve të veta me
titull "Ngjarjet në Egjipt" (al-Waka'i ' al-misriyya) si dhe në komentimin e
tij të ajeteve të Kuranit të sures "Gratë" (An-Nisa) në të cilat flitet për
rregullat në lidhje me gratë, (më në detaje shiko librin me titull "al-Mu'amara
'ala al-mar'a al-muslima" nga dr. Es-Sejjid Ahmed Fraxha, faqe 63 dhe me vonë
kur në vitin 1985 e shtypi shtëpia botuese Dar al-Wafa, si dhe në vëllimin e
parë të librit me titull 'Awda al-higab nga Muhammed Ahmed b. Isma'il
al-Mukdim).
Sa'd Zagllull, lider i partisë politike "Wafd" të Egjiptit, i cili e përkrahte
dhe e ndihmonte Kasim Eminin për shkrimin e librit të problemeve të kësaj fushe.
Lutfi es-Sejjid të cilin ithtarët e tij e quanin me llagapin "Profesori i
gjeneratave" (Usta dal-gil). Ai në kohën e tij në faqet e gazetës al-Garida, që
ishte organ zyrtar i partisë politike al-Umma, nga numri në numër kishte
shkruar artikuj në të cilat propagandohej lëvizja për lirimin e gruas.
Safija Zagllull, bashkëshortja e Saad Zagllullit dhe vajza e Mustafa
Fehmi-pashës kryeministrit të qeverisë së Egjiptit të asaj kohe, si dhe njërit
nga miqtë më besnikë të Anglisë që ka njohur Egjipti ndonjëherë.
Hoda Sha'ravi, vajza e Muhammed Sulltan-pashës e cila krah më krah kishte
përcjellë okupatorin anglez me rastin e marrjes së fronit (në Kajro) dhe
bashkëshorte e Ali Sha'ravi-pashës, anëtarit shumë aktiv të partisë së asaj
kohe al-Umma (kurse sot kjo parti quhet "Wafd") si dhe luftëtarit të madh për
zbulimin e gruas.
Siza Nibravi, emri i vërtet i së cilës është Zejneb Muhammed Murad, e cila
bashkë me Hoda Sha'ravin murrën pjesë në shumë kongrese të grave si jashtë
atdheut e po ashtu edhe brenda saj. Ato dyja janë femrat e para të botës arabe
të cilat- pas kthimit nga Kongresi Ndërkombëtar i aleancës së grave e mbajtur
në Romë në vitin 1923, i hekën Hixhabet.
Durije Shefik, nxënësja e Lutfi es-Sejjidi-t e cila për me arrit titullin e
doktoraturës udhëtoi vetë, do me thënë pa pranin e askujt, së pari në Paris, e
pastaj në Londër, mbas ç'gjeje mjetet e informimit perëndimor e prezantuan si
një femër e cila lufton për emancipimin e gruas dhe lirimin e saj nga prangat
dhe zakonet islame siç janë: hixhabi, divorci dhe poligamia.
Ajo, pas kthimit në Egjipt, në vitin 1949, me ndihmën e ambasadës amerikane dhe
angleze në Egjipt, themeloi partinë me emër Bint an-Nil (Vajza e Nilit). Për
këtë ndihmë u kuptua tek pasi që njëra nga anëtaret udhëheqëse të partisë
kishte dhënë dorëheqje. Durije Shefiku në bashkëpunim me aparatin
propagandistik të Gjemal Abdunaserit, ka organizuar disa herë demonstrata
masive, nga të cilat më të njohura janë ato të 19 shkurtit 1951, dhe të 12
marsit 1954. Me urdhrin e saj, femrat nga sindikata e gazetarëve kanë filluar
me grevë urie deri në vdekje, po aq, derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre. Pas
kësaj greve, kërkesat e tyre u plotësuan, ndërsa Durija Shefik në zgjedhjet
parlamentare hyri si kandidate e partisë së tyre. Mirëpo, as kjo nuk i ndihmoi
asaj në korrjen e fitores me çka edhe morri fund roli i saj. Ajo vazhdimisht
pohonte pjesëmarrjen e saj nëpër kongreset ndërkombëtare të aleancës së grave
për të mbrojtur dhe fituar të drejtat e tyre.
Suhejr el-Kamavi, e cila u edukua dhe shkollua në Universitetin amerikan në
Egjipt, në të cilën e fitoi diplomën e kolegjit Amerikan (Ma'had al-Amerikan).
Pas kalimit të një kohe të gjatë nëpër universitete të ndryshme evropiane dhe
ato amerikane, më në fund kthehet në Egjipt dhe vazhdon karrierën si profesor
në një universitet të Egjiptit.
Ami'na es-Se'id, nxënësja e shkrimtarit të njohur egjiptian Taha Husejni-t, e
cila haptazi angazhohej për një "Egjipt properëndimor" (Tagrib al-misri). Si
redaktore e revistës "Hawa", ajo në artikujt e saja shumë ashpër sulmonte
mbulimin e femrës. Një deklaratë e saj e kohës së Abdelnaserit mbeti shumë e
njohur me ç,rast pat thënë: "Si mund t'i nënshtrohemi dikujt nga katër fakihë-t
(fjala është për themeluesit e shkollave juridike islame) të cilët kanë lindur
në kohën e ngrysjes, kur ne e kemi "Dokumentin" tonë (duke menduar në
dokumentin e partisë së Abdulnaserit al-Mitaq- në të cilën favorizohej
socializmi). Shkrimet që botoheshin në revistën "Hawa", ajo tërësisht ia
kushtonte sulmeve të vlerave dhe zakoneve islame.
Dr. Neval es-Sa'davi, udhëheqësja e tanishme e Aleancës së femrës Egjiptiane.
Idetë dhe bindjet: Shkurtimisht në vijim mund t'i shohim idetë dhe bindjet e
pjesëtarëve të Lëvizjes për liritë e femrës:
Lirimin e femrës nga të gjitha parimet dhe rregullat e sjelljeve islame përmes:
-Propagandës së zbulimit (da'wa as-sufur) dhe tërësisht hedhjen poshtë të
veshjes islame (qada' 'ala al-higab al-islam),
-Propagandimi për këmbimin e mendimeve në mes meshkujve dhe femrave (da'wa ila
ihtilat ar-rigal ma' an-nisa) në të gjitha fushat e jetës dhe punës; në
shkolla, në universitete, në institucionet shtetërore, në rrugë etj.
-Kufizimin e meshkujve për divorc dhe ndalimin e poligamisë si dhe barazimin e
femrës me meshkuj për të drejtat e trashëgimisë.
-Favorizimin e shekularizimit perëndimor dhe eliminimin e ndikimit fetar,
veçanërisht në jetën shoqërore.
-Kërkimin e më shumë të drejtave shoqërore dhe politike duke e marrë si
shembull Evropën dhe Perëndimin të cilat duhet me qenë udhëheqëse në të gjitha
fushat e jetës femërore, siç janë për shembull: puna, liria seksuale,
aktivitetet sportive dhe kulturore etj.
Rrënjët e ideologjisë dhe të akaidës. Pas kristalizimit të lëvizjes për liritë
e gruas nëpërmes tubimeve të ndryshme të grave, si në botën arabe, e po ashtu
edhe në planin ndërkombëtar, shekularizmi (al-ladinyya) apo e ashtuquajtura
mbikëqyrje profane (al-ladiniyya) për lëvizjen e lirisë së gruas u bë bazë e
ideologjisë e cila në botën arabe-islame, para se gjithash u kthye kah
femra-myslimane, në radhë të parë për shkaqe të ndarjes së saj nga feja, e
pastaj edhe për shkatërrimet morale dhe shoqërore të saja si dhe të të gjitha
vlerave tjera...
Me këtë rast nuk guxojmë ta qesim në haresë faktin se shkatërrimi apo prishja e
vlerave të femrës, si një themel i bashkësisë, automatikisht, me vete tërheq,
edhe shkatërrimin e vlerave të shoqërisë islame, dhe topitë krenarinë e saj me
identitetin islam e cila e kundërshton perëndimin e krishterë dhe armiqtë e
tjerë të islamit. Prandaj këto mënyra të lëvizjeve duhet t'i kuptojmë me një
seriozitet të madh si një lloj i rrugës që mëton ta marrë pushtetin mbi botën
islame.
Si dëshmi që Lëvizja për lirit e femrës i heq rrënjët nga shekularizmi
perëndimor (al-ilmaniyya al-garbiyya) mund të shërbehen këto fakte:
-Në vitin 1894 u paraqit libri i shkrimtarit francez Kont Darkori-t dedikuar
çështjes së femrës egjiptiane. Ai në këtë libër shumë ashpër e sulmon mënyrën e
veshjes islame të femrës (al-higab al-islam) si dhe intelektualët të cilët
heshtin për këtë çështje.
-Në vitin 1899 Kasim Emini shkroi librin me titull "Lirimi i femrës" (Tahrir
al-mar'a) në të cilën i përkrah idetë e Darkori-t.
-Po at vit udhëheqësi i partisë nacionale në Egjiptit, Mustafa Kamil, librin
për "Liritë e femrës" e sulmoi, ndërsa autorin e saj e akuzoi për favorizimin
ideve kolonialiste angleze (afkar al-isti'mar al-inklizi).
-Ekonomisti i njohur Muhammed Tal'at nga Egjipti, si përgjigjeje ndaj librit të
Kasimit, shkroi një libër me titull "Edukimi i femrës dhe hixhabi" (Tarbiya
al-mar'a wa al-higab) në të cilën mes tjerash, ai thotë se heqja e hixhabit dhe
përzierja e femrave me meshkuj janë dëshirat e kamotshme që i do Evropa.
-Gjatë kohës së okupimit të Egjiptit, Anglezët librin "Lirimi i femrës" e
përkthyen në gjuhën angleze dhe e shpërndan anë e mbanë Indisë dhe vende tjera
islame të kolonizuara.
-Mjekja Raida, kryetare e Aleancës ndërkombëtare të grave (Ra'isa al-ittihad
an-nisa'i ad-duwalli) ajo vetë personalisht qëndroi në Egjipt që të ketë
mundësi ma për së afërmi me u njohë me zhvillimin e lëvizjes së grave të
Egjiptit.
-Qarqet perëndimore të entuziazmuara me lëvizjen për lirimin e gruas arabe dhe
aktivitetin të cilën e udhëhiqte Aleanca e grave në Lindje (al-Ittihad
an-nisa'i fi ash-shark) ishte aq shumë e theksuar sa që në vitin 1944 vetë
bashkëshortja e kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës-Ruzveltit, që
cekëm më lartë, Kongresit në fjalë ia dërgoi një telegram përkrahëse.
-Partia në Egjipt Bint an-Nil (Vajza e Nilit) për të cilën folëm më lartë, kur
theksuam aktivitetin e Durije Shefiku-t e pamë-se ishte ngushtë e lidhur me
ambasadën amerikane dhe angleze në Egjipt prej nga ajo merrte ndihma financiare.
-Shtypi anglez në kohën e vetë kur shkruante për Durije Shefiku-n, e ngrite
lartë në qiell këtë udhëheqëse të partisë Vajza e Nilit duke e përshkruar si
"propaganduesen më të madhe" (ad-da'iya al-kubra) për lirimin e gruas
egjiptiane nga "prangat dhe zakonet e islamit".
-Aleanca e grave angleze "Sam James" i dërgoi telegram përkrahës udhëheqëses së
partisë Bint an-Nil (vajza e Nilit), në të cilën i shprehu urime për orientimet
e reja të saja, për daljet në demonstrata dhe kërkesat për realizimin e
drejtave të grave.
-Udhëheqësja e cekur (lexo Durije Shefik, SH. V.) ka qenë pjesëmarrëse në
Kongresin Ndërkombëtar të aleancës së grave, mbajtur në Athinë në vitin 1951.
Nga vendimet e kongresit të cilat edhe ajo i ka nënshkruar, haptazi shihet që
më tepër i ka bërë shërbime interesave kolonialiste (al-isti'mar) se sa atdheut
të vetë.
-Kamilla Jefi nga India, kishte deklaruar se Aleanca ndërkombëtare e grave
tërësisht kishte ra nën ndikimin e vendeve imperialiste të perëndimit, që
njëherë ishte edhe arsyeja pse ajo publikisht ishte larguar nga ajo.
-Mjekja Neval es-Sa'davi, kryetare e Aleancës së grave Egjiptiane në kongresin
e kësaj aleance mbajtur në vitin 1987, publikisht deklaroi se vendet e
perëndimit ishin ato që bënë sigurimin e mjeteve në përgatitjen dhe mbajtjen e
kongresit, ndërsa rreth mbulimit të harxhimeve për organizimin e kongresit
shtetet arabe nuk morën pjesë.
-Këto janë vetëm disa nga faktet të cilat pa kurrfarë dyshimi vërtetojnë që
Lëvizja haraka) për lirimin e gruas është ngushtë e lidhur me fuqitë
imperialiste perëndimore (al-quwa al-garbiyya al-isti'mariyya).
Nga ajo çka u tha deri më tani mund të arrimë në përfundim:
-Se Lëvizja për lirimin e gruas është një lëvizje shekulariste e cila së pari
lindi në Egjipt, prej nga më vonë u zgjerua anë e mbanë botës arabe-islame.
-Se qëllimi i lëvizjes është ndarja e gruas nga normat e sjelljeve islame dhe
mos përfilljes së parimeve të saja, kryesisht nga ato parime që kanë të bëjnë
me veshjen islame të gruas, kufizimin e divorcit, ndalimin e poligamisë,
barazinë e meshkujve dhe femrave për të drejtën trashëgimore dhe imitimin e
femrës perëndimore në çdo aspekt të jetës.
-Se në mesin e veprave më të njohura të cilat thërrasin në zbulimin e femrës
dhe mos përfilljen e rregullave islame janë: "Gruaja e Lindjes" shkruar nga
Markos Fehmi el- Muhami, dhe dy librat e Kasim Eminit, "Lirimi i gruas" dhe
tjetra "Gruaja e Re" (këtu sikurse që e kemi cek edhe më herët nuk bëhet fjalë
për gruan e re në moshë, por për një veshje të re të sajë, SH.V.).
-Se kjo lëvizje lufton për futjen e shekularizmit në të cilën do të fillonte,
si lëvizja e po ashtu edhe shoqëria në përgjithësi.
Përktheu dhe përshtati Shevki Sh. Voca.
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with Microsoft’s powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
To unsubscribe from this group, send email to
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words
"REMOVE ME" as the subject.