http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/27661/C5/C18/
Tito ka vdekur si mysliman?

Nga Express  më 29.03.2010 në ora 12:04
Myftiu i dikurshëm i Beogradit, Hamdija Jusifspahiq në një intervistë për një 
radio, të dhënë para dhjetë vjetësh, për herë të parë e rrëfen sekretin e tij 
më të madh: Tito ka vdekur si një mysliman duke lexuar Kur'anin! 

Edhe pse nga vdekja e Titos kanë kaluar gati tri dekada dhe pothuajse 
vazhdimisht fabrikohen rrëfime tronditëse dhe kontroverse të jetës së tij. Më i 
fundit është se Jopsi Broz-Tito, ish-presidenti i ish-RSFJ-së, vdiq si një 
mysliman. Deri te ky informacion ka ardh javorja serbe “Pressmagazin”, duke 
kërkuar të vërtetën lidhur me me temën e përjetshme: pse në varrin e Titos nuk 
është vendosur ylli i kuq pesërremësh - simbol i komunizmit. 

Sipas kësaj jovore, hidhet posht edhe mendimi i deritanishëm se kjo është bërë 
për shkak se Tito ishte mason, dhe e vendos tezën tronditëse në bazë të 
dokumentacionit të radio “Beograd”-it, ku është gjetur regjistrimi ekskluziv i 
bisedës me ish-myftiun e Beogradit, Hamdija Jusifspahiq, të bërë dhjetë vjet më 
parë. Në incizim myftiu ka thënë se Tito ka vdekur si një mysliman duke lexuar 
Kur'anin në spitalin e Lubjanës! 

Seriozitetin e regjistrimit e ka konfirmuar edhe autori i intervistës me 
myftiun, i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri. Pjesë kryesore të intervistës 
ka të bëjë me një bisedë të myftiut me shefin e kabinetit të Titos, Berislav 
Badurina, pas vdekjes së tij. Jusifspahiq e kujton ngjarjen: - Kur vdiq Tito, 
dhe unë ambasadori i Algjerisë së bashku shkuam për t’u regjistruar në librin e 
zisë. 

Sapo arritëm, menjëherë u afrua Badurina dhe na tha: - Urime! - Çfarë më 
uron... njeri i vdekur? - Mendova! - Vdiq me besimin tuaj! - Çfarë? - u 
trondita. - Po, në besimin tuaj. Ai vdiq duke lexuar Kur'anin, të tretën herë 
...! Të njëjtën ia ka thënë ambasadorit algjerian. Në vazhdim të intervistës 
myftiu ka treguar për takime të shumta me Titon qysh në kohërat kur ka qenë 
student në Fakultetin Islamik në Kajro, duke theksuar vazhdimisht përkushtimin 
e Titos për fenë islame. (Zhurnal)


 Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe from this group, send email to 
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words 
"REMOVE ME" as the subject.

Antwoord per e-mail aan