Shirku në dashuri
Ka njerëz të cilët e njohin Allahun si Krijues, Pronar dhe Furnizues i
gjithësisë, dhe prapë i donë të tjerët më shumë se sa Atë (Allahun). Disa
njerëz i duan paratë më shumë se sa Allahun dhe për këtë arsye, ata nuk e
paguajnë zeqatin apo i fitojnë parat prej burimeve haram.
Shirku i madh ndahet në 4 kategori:
- Kategoria e parë i shirkut të madh është “të shoqëruarit në
dua-lutje”, që donë të thotë t'ia drejtosh lutjen dikujt tjetër përveç Allahut
si mënyrë për të fituar furnizim apo të shërohesh prej një sëmundje apo të
arrish ndihmë gjatë ndonjë krize apo për ndonjë arsye tjetër.
- Kategoria e dytë e shirkut të madh është “të shoqëruarit në
nijet-qëllim”, d.m.th. të bësh ndonjë vepër që në vete është e mirë por që
bëhet për hir të jetës së kësaj bote dhe jo për hir të Allahut.
- Kategoria e tretë e shirkut të madh është “të shoqëruarit në dashuri
ndaj Allahut.” Kjo është që ta duash dikën apo diçka tjetër më shumë apo aq sa
e donë Allahun.
- Kategoria e katërt e shirkut të madh është “shoqërimi në
nënshtrueshmëri” që është që ti bindesh njerëzve kur bëjnë gjëra të ndaluara –
haram, dhe të besosh se është e lejuar të pasohen ata që bëjnë aso
legjislacione.
Këtu do ta diskutojmë kategorinë e tretë:
Kategoria e tretë e shirkut të madh është “të shoqëruarit në dashuri ndaj
Allahut.” Kjo është që ta duash dikën apo diçka tjetër më shumë apo aq sa e
donë Allahun. Allahu thotë: E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut
besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e
duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e
fortë. (Kur’an 2:165)
Ka njerëz të cilët e njohin Allahun si Krijues, Pronar dhe Furnizues i
gjithësisë, dhe prapë i donë të tjerët më shumë se sa Atë (Allahun). Disa
njerëz i duan paratë më shumë se sa Allahun dhe për këtë arsye, ata nuk e
paguajnë zeqatin apo i fitojnë parat prej burimeve haram. Ata janë robër të
Dërhemit dhe Dinarit, apo në terminologjinë e sotme, robër të dollarit (apo
euros). Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai që bëhet rob i
dinarit dhe dërhemit do të mbaroj dhe do të shkatërrohet.” (Buhariu).
Disa njerëz i donë epshet e tyre më shumë se sa e duan Allahun. Ata
vazhdimisht, i pasojnë epshet e tyre edhe nëse ato i dërgojnë në mëkat ndaj
Allahut: “A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet?” (Kur’an 25:43).
Prandaj, ta duash Allahun dhe të Dërguarin e Tij është parakusht për ta shijuar
ëmbëlsinë e imanit-besimit.
Është transmetuar në një hadith autentik se Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem, ka thënë: “Janë 3 karakteristika që kush i posedon ato do ta shijojë
ëmbëlsinë e imanit: Ta duash Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se çdo
gjë, ta duash dikë vetëm për hir të Allahut, dhe ta urresh kthimin në
kufr-mosbesim pasi që Allahu të ka shpëtuar prej tij, sikurse dikush që e urren
të hidhet në zjarr.” (Buhariu)
Allahu i ka vendosur 2 kritere për ta testuar se dashuria për Atë është më e
madhe se e çdo gjëje tjetër. E para është që ta pasosh Sunetin e Pejgamberit
salallahu alejhi ue selem. Allahu thotë: “Thuaj (Muhamed): Nëse e doni
All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë (ne shkëmbim)”
(Kur’an 3:31).
Ta pasojmë Sunetin në të gjitha aspektet e jetës sonë është absolutisht
thelbësore. Kriteri i dytë që ta dish se dashuria yte ndaj Allahut a është më e
madhe se çdo gjë e kjo është përmes xhihadit për hir të Allahut: “Thuaj (o i
dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet
tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të
dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të
dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e
Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk
vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” (Kur’an 9:24).
www.botaislame.com
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with Microsoft’s powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
To unsubscribe, reply using "remove me" as the subject.