*Të jesh ose të jesh*

Hamdi Nuhiju



Njerëzit mendojnë se u zhduka nga paragjykimet. I dehur nga kolapsi i
rregullave të rregullësisë endem në rrugët e qelqta të dashurisë. Strehim më
të saktë, më të mirë e më të bukur se në dashuri nuk ka. Bile edhe jeta
zbukurohet nga lulet e verdha të vjeshtës në lindjen e re.

Ëndërr. Po, e tillë është secila fjalë e cila ka ëmbëlsinë e kahmotshme të
botës së pafundme. Në të mblidhen të gjithë, madje edhe ata që nuk mendojnë
aspak mbi të.

Egoja rritë e nxitë largimin e ndjenjave nga ndjenjat, ndërsa shpirti fillon
të pikturoj mbi natyrë.

Poeti tha:” Ose duku ashtu si je, ose bëhu ashtu si dukesh..” Zaten sikur të
mendosh ndryshe do të ndryshkesh, vyshkesh e përkeqësohesh. Paramendo sikur
të nisesh në një rrugë e cila të rikthen mbi vete të gjitha zhurmimet e
skajshme të mentalitetit rozë. Sikur edhe dashuria të dilte në njërin krah,
dhe mendimi, fryma e erosi të stimulonte tingujt e brendësisë, ti përsëri do
të gjendesh përballë botës.

Kujtuan se unë vjedha idenë e botës së tejdukshme. Ndoshta dukja mu bë zemër
e ndarë në shtatë pjesë. Për çdo qiell ka një pjesë. Vezullimi i tyre arrinë
deri tek shkëlqimi i engjujve. Nuk e preferoj ta mendoj djallin. Përderisa
ai nuk më le rehat në asnjë çastë. Arrita që të pastrohem nga moduset e
panevojshme. Dhe përsëri rrugën po e vazhdoj i vetëm si në fillim.

Ata u larguan e ikën nga unë. Njëjtë si nxënësi i Zekerijaut a.s. Me
shpirtin e sufiut e zemrën e një meskini vazhdoj rrugën me të gjitha
sprovat. Ata nuk më ndalin, por më forcojnë që ti qëndroj përballë secilës
tradhti.

I egër, i vrazhdë, i panevojshëm! Bile bile edhe i papjekur. Çkamos dëgjuan
veshët e mi. Gjithçka pranuan ndjenjat e mia. I çuditur nga ky rrëfim me
veten, ëndërrova e ëndërrova. Më në fund gjysëm i zhveshur, e me hallet e
mia iu riktheva profesionit të vjetër-fjalëve. Pa to nuk mund të jetoj. Ju
dhurova pak sot lexuesve të mi. Por me kohë do të stabilizohen mendimet e
mia.

Rrugëtimi i meditimit ndalon mu këtu! Uphhhhh, çfarë e pavërtete. Meditimi
nuk ndalet, por vazhdon. Të jesh ose të jesh është rruga e mesit. Ne jemi
popull i mesit.

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe, reply using "remove me" as the subject.

Antwoord per e-mail aan