Në filtrat e cigareve 
gjenden produkte derri

 

 
 
 

Sidnej - Në të gjitha filtrat e cigareve në botë 
gjendet një lëndë e marrë nga gjaku i derrave, bëhet e ditur nga një 
studim i kryer në Universitetin australian të Sidneit.

Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Mail”, duke cituar studiuesin Prof. Simon
 Chapman, i cili vë në dukje se në të gjitha filtrat e cigareve përdoret
 homoglobinë e marrë nga gjaku i derrave. Prof. Chapman thekson se 
myslimanët dhe cifutët, të cilët nuk konsumojnë asnjë lloj produkti nga 
derrat, duhet të vihen në dijeni për këtë gjë.

Studiuesi i Universitetit të Sidneit bën të ditur se firmat e cigareve e
 kanë mbajtur të fshehur këtë lëndë, për arsye të ndikimit në shitjen e 
produkteve të tyre. Megjithëse një pjesë e konsumatorëve të cigares që i
 kanë të ndaluara produktet e derrit nuk do ta mirëpresin lajmin, Prof. 
Chapman thotë se një gjë e tillë nuk ka kuptim të mbahet akoma e 
fshehur.

Homoglobina gjendet në sasi të konsiderueshme në gjakun e derrave, dhe 
në filtrin e cigareve ajo pengon deri në një farë mase depërtimin e 
lëndëve helmuesi që gjenden te duhani.

Prof. Chapman thekson se disa firma cigaresh e kanë përdorur këtë lëndë 
në masë të madhe, duke e emërtuar atë në mënyrë jo të saktë. Sipas tij, 
deri më tani vetëm një firmë cigaresh në Greqi ka bërë të ditur se në 
produktet e saj gjenden lëndë nga gjaku i derrave, duke vënë kështu në 
dijeni personat të cilat e kanë të ndaluar konsumin e produkteve nga 
derrat. /gazeta start/                                    
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe, reply using "remove me" as the subject.

Antwoord per e-mail aan