Kujt i pengon futja e lëndës fetare?
Pset debatohet shumë rreth kësaj çështje, pse kaq shumë kundërshtojnë njerëzit
futjen e kësaj lënde në shkolla, kush janë ata që kundërshtojnë?!
Në kohët e fundit mjaft është shtuar debati rreth mësim besimit, gjegjësisht
futjes së lëndës fetare në shkollat tona fillore apo ato të mesme, debat ky i
cili nuk mungon nga njerëz të shumtë të cilët e përkrahin, por ka edhe të
atillë të cilët e kundërshtojnë dhe jo vetëm këtë element apo segment të fesë,
por gjen mjaft të atillë të cilëve e tërë feja si fe ju pengon, nuk e do atë
dhe bëjnë çmos që ta luftojnë në të gjitha format e mundshme. Nuk dua të futem
kësaj radhe në debat me të atillët, për sa i përket nevojës së njeriut dhe
shoqërisë për fe dhe se a e kemi ne më mirë që e duamë fenë apo ata, a më të
mirë e të dobishëm për shoqëri jemi ne fetarët apo ata, krejt këtë nuk dua ta
shtjelloj kësaj radhe ngase nuk u e kam temën e tillë, por po flasim për lëndën
e mësim besimit, gjegjësisht kujt po i pengon futja e kësaj lënde në shkollat
tona? Vetëm se para se të flasim për këtë temë një gjë desha tua kujtojë të
gjithë atyre të cilët e urrejnë këtë islam, të cilëve ju dhembin sytë kur ti
shohin njerëzit fetar e ju dhembin veshët kur e dëgjojnë ezanin nëpër xhami
duke u thirrur me mikrofona,
se ata një realitet duhet ta kuptojnë nëse janë zgjuar e nuk janë fjetur, se
feja sot në Kosovën e lirë është një faktorë mjaft me rëndësi, se feja sot në
Kosovë është pjesë e pa ndashme e kësaj shoqërie dhe se, edhe nëse ngrihen te
gjithë në këmbë nuk do mundë ta ndërrojnë e ta ndryshojnë këtë realitet, tamam
sikur që nuk do të mundë ta ndryshojnë titistët e enveristët gjendjen e sotme
të kësaj Kosove demokratike, nuk ka më komunizëm, ai ka shkuar , ka vdekur, por
ka demokraci, e pastaj sa ka demokraci dhe sa zbatohet, ajo është çështje
tjetër, por kryesorja është se ka, dhe ky është realitet, ashtu siç është
realitet çështja e fesë, ajo për çdo ditë vetëm sa po vjen e po rritet, për çdo
ditë ajo po depërton më shumë në të gjitha institucionet e vendit, me gjithë
luftën e madhe që po i bëhet asaj në veçanti nëpër media. E si mos të depërtoi
kjo fe në këtë shoqëri e cila këtë fe të ndritshme e ka ndër shekuj?! E si mos
të depërtoi kjo fe në këtë shoqëri së cilës me shekuj ia ka ruajtur gjuhën,
traditën, i ka edukuar djemtë e saj dhe ia ka bërë martirë, i ka mësuar se si
të duanë njeri tjetrin?! E si të mos depërtoi kjo fe në këtë shoqëri ku në
realitet është shoqëri islame, edhe pse e zbehtë, kur gjithandej nëpër botën
evropiane dhe perëndimore po depërton e po përhapet me të madhe?! Jo, jo, kotë
e kanë ata të cilët flasin e shkruajnë nëpër gazeta duke e akuzuar islamin si
të prapambetur dhe myslimanët si njerëz të vrazhdë, duke e shprehur qartazi
mosbesimin e tyre, duke i sulmuar hoxhallarët si predikues të fesë dhe
besimtarët e rinj djem dhe vajza se kinse po na sjellin në vendin tonë rryma të
ndryshme ekstreme, mundi i tyre do ju shkoi huq ashtu siç ju ka shkuar huq
edhe shumë të tjerëve para tyre, kështu që këshilla ime për ta është që të
heshtin e mos ti dalin para kësaj feje se vetëm sa e koritin vetën e tyre,
vetëm sa tregojnë se ata janë kundër këtij populli, kundër këtij atdheu, kundër
kësaj shoqërie e cila mjaft gjatë ka qëndruar e okupuar dhe e cunguar nga
liritë, e ka ardhur koha që populli të jetë i lirë, ta shijoi atë liri për të
cilën e ka krijuar Allahu i Madhëruar dhe për të cilën ka derdhur edhe gjak. Të
njëjtit këta njerëz dhe të ngjashëm me ta e kundërshtojnë futjen e lëndës së
mësim besimit, e kundërshtojnë atë sepse jetojnë me paragjykime, sepse nuk e
njohin realitetin e fesë, të mirat dhe dobitë e saj dhe kjo po ma kujton një
rast në Austri ku mësimi i lëndës fetare është prezent nëpër shkolla, por
prindi ka të drejt që javën e parë të vitit shkollor të vendos për fëmijën e
tij të mësojë fe apo jo dhe një prind shqiptar nuk e kishte ditur këtë rregull
e pas një jave pasi që ai nuk lajmërohet për të zgjedhur për birin e tij se
dëshiron të mësojë fe apo jo, drejtori vendos që fëmija të mësoi fe. Kështu që
pasi e kupton prindi shqiptar, mysliman, kosovar se fëmija i tij po mëson fe,
shkon në shkollë dhe takon drejtorin ku ankohet pse fëmija i tij po e mëson
fenë dhe se ai nuk ka nevojë për fe dhe fjalë tjera të zakonshme të cilat i
dëgjojmë prej “injorantëve” që nuk e njohin realitetin e fesë, bile asgjë nuk
dinë nga ajo. Drejtori i krishterë mundohet ta bindi prindin shqiptarë se
mësimi i fesë është në dobi të nxënësit dhe se ai nuk humbë asgjë nga kjo
lëndë, por vetëm sa përfiton, por kotë nuk bindet shqiptari lehtë. Në fund
drejtori i thotë: shiko ky është rregull i shkollës, ti nuk ke ardhur javën e
parë ta definoje këtë çështje e tashme është vonë, nuk mundesh ta tërheqësh,
por vitin e ardhshëm ke të drejtë që ta tërhiqesh djalin nga kjo lëndë fetare.
Mirëpo a thua çfarë ndodhi?! Djali aq shumë përfitoi nga lënda fetare dhe jo
vetëm ai, por edhe familja e tij, saqë babai vitin e ardhshëm me dëshirë po e
cakton që djali i tij ta mësoi lëndën fetare. Më thoni ju lutem ku ishte
arsyeja që njëherë ky prind nguli këmbë për jo, e më pas për po?! Përgjigja
është e thjesht, herën e parë nuk e njohu fenë, ndërsa herën e dytë e kuptoi se
çfarë të mira paska feja dhe mësimi i lëndës fetare për fëmijën e tij, e
shqiptar të tillë kemi ne plotë këtu në Kosovë, zaten ai atje prej neve ka dal,
nga ne ka shkuar. Kështu që me emrin e Allahut kjo çështje do të bëhet, kjo
nevojë e myslimanëve do të realizohet dhe bijtë e bijat tonë do të mësojnë fe
nëpër shkolla fillore dhe të mesme dhe ata prind që kundërshtojnë në fillim, më
vonë do të binden se e paskan pasur keq dhe ne e paskemi pasur mirë. Mirëpo
çështja mbetet se kur do të bëhet një ëndërr e tillë realitet?! E shpresoi se
shpejt inshallah. Kaq për këtë javë për mos ta zgjatur më shumë. Dhe deri
javën e ardhshme, selam alejkum.
Epoka e re - e premte 9 prill 2010
Dr.Shfqet Krasniqi
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with Microsoft’s powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
To unsubscribe, reply using "remove me" as the subject.