DHJETË LULE PËR JETË MË TË MIRË
1. Pritja e syfyrit dhe të kërkuarit falje nga Zoti.
"Të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë" (Kur`an 3:17)
2. Veçimi për të menduar e medituar.
"Dhe (ata të cilët) thellohën në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës"
(Kur`an 3:191)
3. Qëndrimi me të dëvotshmit.
"Përkufizoje vetën tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje"
(Kur`an 18:28)
4. Të përmendurit e Allahut.
"O ju që besuat, përkujtojeni Allahun sa më shpesh" (Kur`an 33:41)
5. Falja e dy rekateve me sinqeritet, devotshmëri e bindje.
"Ata që janë të përulur e të kujdesshëm gjatë faljes së namazit" (Kur`an 23:2)
6. Leximi i Kur`anit duke u thelluar në ajetet e tij.
"A nuk thellohën ata mbi Kur`anin?" (Kur`an 4:82)
7. Agjërimi në një ditë të nxehtë. Pejgamberi [s.a.v.s.] përcjell fjalët e
Allahut [xh.sh.] në hadithin kudsij, ku thotë: "Agjëruesin do ta shpërblej Unë,
sepse ai ushqimin, pijen dhe kënaqesitë epshore i braktis për hir Timin."
8. Dhënia e lëmoshes fshehtas. Ashtu siç thuhet në hadithin e Pejgamberit
[s.a.v.s.]: "(Fshiheni lëmoshen) Saqë dora e majtë të mos dijë çka jep e
djathta."
9. Lehtësimi (mënjanimi) i një vështirësie një muslimani.
Muhamedi [s.a.v.s.] thotë: "Kush ia lehtëson (mënjanon) muslimanit një
vështirësi të kësaj bote, Allahu do t`ia lehtësojë atij (mënjanuesit) një
vështirësi prej vështirësive të Ditës së Gjykimit."
10. Të jetuarit në këtë botë me modesti.
"E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme" (Kur`an
87:17)
Shkëputur nga libri "Mos u trishto"
Autor: Aid el-Karni
Përgatiti: www.ferki-mirena.tk
_________________________________________________________________
Hotmail: Free, trusted and rich email service.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
To unsubscribe, reply using "remove me" as the subject.