Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Jeta është koha e jote momentale, mes asaj që ka kaluar dhe asaj që do
të vjen. Ajo e cila ka kaluar prej kohe, e rregullon me pendim dhe
kërkim faljeje prej All-llahut, subhanehu ve teala. Në të gjithë këtë
nuk ke lodhje dhe as vështirësi, ngase është vepër e zemrës.
Kurse për kohën që vjen, abstenon dhe nuk vepron mëkate, e as kjo nuk
është aspak e vështirë për ty, por duhet pasur qëllim dhe vendosmëri.
Ajo çka kaloi, e rregullove me pendim, e kjo çka vjen e rregullon me
abstenim, vendosmëri dhe qëllim. Megjithëkëtë çështja është në kohën
mes këtyre dy kohërave e ajo është koha momentale, nëse e humb, e humb
gëzimin dhe harenë, e nëse kujdesesh për të duke e rregulluar kohën që
kaloi dhe ajo që vjen, ke shpëtuar dhe ke fituar Xhenetin. Ruajtja dhe
kujdesi për kohën momentale është më e vështirë se sa rregullimi i
kohës që ka kaluar dhe asaj që vjen. Andaj m'u në këtë çështje u
dalluan njerëzit.
Islami feja e vertete

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan