Premtimi i Allahut do të përmbushet

All-llahu i Lartësuar. thotë: “Obligim yni ishte të ndihmojmë besimtarët.” 
(Rrum: 47)
All-llahu i Lartësuar thotë: “E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më 
parë robërve tanë të dërguar, se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar. dhe se 
ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.”(Saffat: 171-173)
Premtimi i All-llahut i Lartësua do të përmbushet padyshim, edhe nëse i duket 
njeriut se po vonohet, sepse njeriu është krijuar të jetë i ngutshëm.
All-llahu i Lartësuar thotë:“…Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut 
është afër!"( El-Bekare: 214)
All-llahu i Lartësuar thotë: “Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e 
thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.”( Rrum: 6)
Transmeton Ahmedi në “Musned” –in e tij (4/103) me zinxhir të saktë nga Temim 
ed-Darij se ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut a.s. duke thënë: “Kjo fe do të 
arijë aty ku ka aritur nata dhe dita, nuk do të lejë All-llahu shtëpi nga guri 
e as nga lëkura pa mos e futur Islamin me krenarinë e të krenuarit, ose me 
nënçmimin e të nënçmuarit. Krenari me të cilin All-llahu e ngrit këtë fe dhe 
nënçmim me të cilin All-llahu poshtëron kufrin.”
Temim ed-darij thoshte: “ Këtë e kam parë tek familja ime, ata që pranuan 
Islamin i goditi e mira, nderi dhe krenaria, kurse ata që nuk e pranuan këtë fe 
i goditi nënçmimi, poshtërsia dhe xhizja (tatimi)”.
Përgëzimet se mundimi do t’i kthehet Islamit dhe muslimanëve ku do të lidhet e 
kaluara e tyre me të tashmen, janë shumë dhe kjo do të ndodhë, nuk ka dyshim, 
me krenarinë e të fuqishmit apo me nënçmim e të nënçmuarit. Kurse ajo që është 
futur nga pesimizmi dhe dobësia te një pale e muslimanëve, nga gjendja e 
dhembshme që e shohin sot, është kaluese, nuk mbetet.
Sado që të shtrihen devijimi, shkatërimi, shkelja e nderit, Islami prap do të 
mbetet. Ai do të hyjë aty ku ka hyrë dita dhe nata me besnikërinë e dijetarëve, 
thirrësve dhe me gjakun e shehidave(dëshmorëve).
Nuk ka kohë të ulemi me ata që nuk ndihmojnë. Islami realizohet me zellshmëri, 
me punë dhe me seriozitet, jo me neglizhencë: por me vepra, jo me shpresa: por 
me zemra besnike, jo me shpirtëra tradhtarë.
All-llahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, ç'është me ju, që kur ju thuhet: 
"Dilni në (luftë) rrugën e All-llahut!", ju u rënduat në vend (si të ishit të 
gozhduar). A mos ishit të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të 
ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë. 
Nëse nuk dilni (në luftë), Ai do t'ju dënojë me një dënim të dhembshëm, do t'ju 
zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. All-llahu 
është i gjithfuqishëm për çdo gjë.”( Tevbe: 38-39 )
All-llahu salallahu alejhi we selam thotë: “All-llahu bleu prej besimtarëve 
shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, 
mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, 
Inxhill e Kur'an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se 
All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është suksesi i 
madh.”(Tevbe: 111 )

Allahu e ndihmon robin e Tij, ku ai e ndihmon këtë din 

All-llahu s.v.t. thotë: “Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të 
mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë 
zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta 
forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e 
nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të 
prishurit. ( Nur: 55 )
All-llahu s.v.t. thotë: “Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve 
dhe ju drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoj robërit e Mi! 
Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët 
janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të 
mençurit”.( Zumer: 17-18 )
Kurse sahabët, All-llahu qoftë i kënaqur me ta, u ngritën për të ndihmuar këtë 
Fe dhe për të qenë fjala e Tevhidit më e larta, e falën namazin, e dhanë 
Zekatin, urdhëruan në punë të mira dhe ndaluan nga e keqja, vazhduan Xhihadin 
në rrugën e All-llahut i Lartësuar, vepruan me Sherijat dhe gjykuan mes 
njerëzve me drejtësi. All-llahu i Lartësuar i bëri zotërues në tokë dhe u 
ndihmoi kundër armikut të tyre.
All-llahu s.v.t. thotë: “O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u 
ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja”. ( Muhammed: 7 )
All-llahu s.v.t. thotë: “…E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon 
rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. ( 
Haxhxh: 40 )
All-llahu s.v.t. thotë: “ …Obligim yni ishte të ndihmojmë besimtarët. ( Rrum: 
47 )
Kjo fitore nuk u ka ardhur besimtarëve vetëm pse e kanë dëshiruar shumë atë apo 
pse ata kanë ëndëruar për një fitore të tillë, por u ka ardhur vetëm pasi kanë 
ndihmuar këtë Fe, sepse All-llahu i Lartësuar e ndihmon robin e Tij që ndihmon 
këtë Fe.
E kë e ndihmon All-llahu i Lartësuar nuk ka kush e mundë.
All-llahu s.v.t thotë: “Nëse All-llahu dëshiron t'ju ndihmojë, s'ka kush që 
mund t'ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që 
dot'ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët. ( Ali 
Imran: 160 )

Devijimi dhe largimi nga rruga e Allahut
Burimi i shumë ideve të gabuara dhe mendimeve të devijuara është irxhau, i cili 
thotë se Imani është fjalë dhe bindje, pra Imani është njohje dhe se askush nuk 
bënë kufër vetëm përse e bënë të ndaluarën të lejuar apo përgënjeshtron.
All-llahu s.v.t. thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e 
All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse 
jobesimtarët e urrejnë. ( Tevbe: 32 )
Armiqët e Tevhidit ata që thërasin për t’u larguar nga parimet, morali dhe për 
të përfunduar me obligimet dhe ndalesat e All-llahut janë të shumtë, në këtë 
kohë ata shtohen dhe nuk pakësohen. Ata janë të atillët që pretendojnë se ai i 
cili thotë “La-ilahe il-lAll-llah” është besimtar edhe sikur mos të veprojë me 
Ligjin e All-llahut i Lartësuar, kurse dispozitat sipas teorisë dhe bindjes së 
tyre kanë të bëjnë me zemrën e jo me veprën e tyre.
Kurse zotëri prej tyre është ai icili thotë se fjala “La-ilahe il-lAll-llah” 
nuk përfshin të gjitha sferat e jetës.
Nga kjo shpifje e kësaj ideologjie është përhapur degjenerimi në tokë, ka 
humbur Xhihadi në rrugën e All-llahut i Lartësuar, është paraqitur shirku në 
mes muslimanëve, bidati, devijimet politike, ekonomike dhe shoqërore. Me këtë 
ka humbur të kuptuarit e drejtë të Sherijatit, është përzier medhhebi i irxhaut 
me ideologjinë sekulariste që ngrihet mbi teorinë e ndarjes së Fesë nga jeta 
dhe jetën nga Feja. Për shkak të kësaj, tek shumë njerëz është formuar bindja 
se adhurimi përkufizohet vetëm me simbolet fetare në xhami dhe në shtëpi, kurse 
Feja nuk ka lidhje me qeverisjen dhe me çështjet politike. Në këtë mënyrë ata 
me gjuhët e tyre e shqiptojnë fjalën e kufrit: “ Lëre atë që është e All-llahut 
për All-llahun dhe atë që është e Cezarit për Cezarin”. Madje këto devijime nuk 
kanë të ndaluar, por vazhdojnë të kalojnë nga e keqja në më të keqen.
Vërtet devijimi dhe largimi nga rruga e All-llahut është ajo që po i egërson 
shoqëritë e mos të flasim për indviditët të cilët është duke i shndëruar në 
robër të epshit, të tagutit, të parisë, të dheut, të races…Ata me të vërtetë 
bëhen gjah i epsheve të tyre edhe pse nuk e ndiejnë këtë.
Sa më shumë që largohen nga rruga e drejtë e All-llahut të Lartësuar aq më 
shumë i mbulon nënqmimi i robërisë së tagutit dhe nënqmimi i njerëzimit.

Sa më shumë që i nënshtrohen Ligjit të All-llahut të Lartësuar dhe e realizojnë 
atë mbi individin, shoqërinë, të fuqishmin, të dobëtin dhe largohen nga shirku, 
bidatet dhe nënshtrimi i konventave dhe rezolutave të Kombeve të Bashkuara, aq 
më shumë All-llahu i Lartësuar i bën zotërues në tokë dhe ua jep Fenë të cilën 
e pëlqeu për ta.

Lus Allahun Fuqiplotë që të na jep përfundim të mire.
Sulejman Ibën Nasir El-Ulvan                                      
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan