Incident i armatosur në Radushë, 4 të vdekur
12-05-2010 11:00 CET 
Katër të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i incidentit të armatosur që 
gjatë natës ka ndodhur në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit, mëson ALSAT-M. 
Tre nga viktimat janë identifikuar, ndërsa është duke u bërë identifikimi i 
viktimës së katërt. 
Bëhet për një person nga fshati Gërçec, një nga Prishtina dhe një nga fshati 
Merovë. Incidenti ka ndodhur pasi grupi i armatosur ka
qenë duke bartur armë në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe ka hapur 
zjarr ndaj policisë. 
Vendi i ngjarjes është i bllokuar nga forcat policore, ndërsa mbi të fluturojnë 
helikopterë. Banorët lokalë thonë se kanë dëgjuar të shtëna armësh nga mesnata 
deri në orën 3 të mëngjesit. Ekipi i ALSAT-M është në vendin e ngjarjes, ndërsa 
Ministria e Brendshme paralajmëroi më shumë detaje gjatë ditës. (Alsat-m)













http://www.zeri.info/artikulli/1/4/6565/incident-i-armatosur-ne-radushe-4-te-vdekur/







 Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan