Organizata Joqeveritare “FORUMI I TË RINJVE MUSLIMANË”
Për: Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë Nga: Qytetarët e Republikës së Kosovës, Organizata Joqeveritare “Forumi i të Rinjve Muslimanë” Të hiqet figura e Gonxhe Bojaxhiut nga Ministria e Shëndetësisë pasi cenon laicitetin e shtetit Ministria e shëndetësisë nuk e respekton kushtetutën e Kosovës Organizata Joqeveritare Forumi i të Rinjve Muslimanë është i shqetësuar nga disa Ministri të Qeverisë së Kosovës që janë zhytur nga një politikë individësh që janë kërcnim për popullatën e Kosoves dhe tolerancën fetare që mbretëron në Kosovë. Vite kalojnë dhe mjerimet vazhdojnë në shëndetësi, si duket askush nga vendorët nuk e kishte vullnetin ose zotësinë për ta përmirësuar gjendjen në shëndetësi. Tashmë është bërë normale që në QKUK kur një pacient shtrihet për kurim, ai duhet të ketë të afërmit që i kanë mundësitë që ti pajisin ata me barnat që ua përshkruajnë mjeket, të cilët jo që nuk duan tua japin por thjeshtë nuk kanë furnizime të mjaftueshme me barna për tu shërbyer pacientëve që janë me mijëra. Shpesh herë pacientëve u kërkohet që të sjellin batanijet dhe tjera gjësende private që ti shfrytëzojnë gjatë kohës sa janë te shtruar ne spitalet e QKUK-se sepse nuk janë te pajisura me to ose nuk mund ti mbajnë, pastrojnë ato sipas kërkesave. Dhe pas gjithë këtyre problemeve dhe atyre 90% që nuk u përmenden, dhe 90% rasteve tjera që nuk dihen në shëndetësi prap se prap kjo Ministri gjenë kohë të mirret me gjëra vend e pa vend. Pra jo që nuk kryen obligimet shëndetësore dhe materiale për pacientet por ata i provokon nga ana shpirtërore, duke shkelur ligjin kushteutes dhe moralin e popullit kosovar. Në objektin e saj në katin e dytë ka vendosur një pikturë të Gonxhe Bojaxhiut “Nënes Terezë” e cila mbante një kryq katolik. Duhet të ju kujtojmë Ministrisë së Shëndetësisë respektivisht Ministrit të ri z Bujar Bukoshit që shteti i Kosovës në fillim të muajit Prill 2008, miratoi tekstin e Projekt-Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Vetëm një javë më vonë kjo Kushtetutë u miratua në Kuvendin e Kosovës dhe së fundi ka hyrë në fuqi me datën 15 Qershor 2008. Me këtë Kushtetutë shteti ynë ka rend kushtetues që bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës për pronën, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ekonomisë së hapur të tregut dhe barazisë. “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Dhe sot ashtu sikur kemi thënë, kemi bërë një Kushtetutë për asnjërin veç e veç, por për të gjithë ne në shtetin tonë. Z. Ministër, Neni 8 i kushtetutës së Kosovës ndër të tjera thotë: 'Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare'. I nderuari z. Bukoshi, 1 .Ju me këtë jeni duke shkelur kushtetutën e re të shtetit laik të Kosovës. 2. Ju me ketë kursesi nuk përfaqësoni unitetin e popullit të Kosovës, kur dihet përbërja fetare e popullit të Kosovës është me shumicë myslimane.. Ne jemi ndier të fyer me rastin e vendosjës së piktures së Gonxhe Bojaxhiut dhe si të tillë humaniteti i saj njihet vetëm nën ngjyren katolike dhe asesi shqiptare, cila ndër tjera kishte pohuar: 'zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit', dhe fjala tjetër e saj në fjalimin e vet në Oslo pas Shpërblimit Nobel, më 10.12.1979: “Dhurata më e madhe në jetën time është dashuria e Jezusit. Ai është burimi i jetës sime, i thirrjes time, i kushtimit tim. Ai është dashuria ime, çdo kush dhe çdo gjë për mua”, mbase nga disa njohës të historisë së saj e cilësuar edhe si jobesimtare... Ne si organizatë Forumi i të Rinjve Muslimanë kërkojmë nga Ministri i Shëndetësisë Bujar Bukoshi të respektoj ndenjat e popullatës shumicë Islame në Kosove si dhe të respektoj kushtetuten e Republikës së Kosovës . Ne si myslimanë respektojmë shtetin e Kosovës dhe jemi tolerant ndaj çdo feje tjetër që e respektojnë fenë islame si shumicë e vendit tonë . Dhe bëjmë apel që Ministria e Shëndetësisë ta largoj fotografin e ta vë ne vendin e duhur, dhe të kërkohet falje publike ndaj myslimanëve të Kosoves, gjithashtu që personalitetet fetare siç janë Gonxhe Bojaxhiu të mos identifiokohen me emër shqiptar sepse emërtimi i saj me ndonjë identitet i përket histrorianëve dhe jo politikanëve . Forumi i të Rinjve Muslimanë i Kosoves Kryesia: Behar Beqiri Noli Zhita Agon Dragusha 21/05/2010 Prishtinë Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovë është organizatë joqeveritare e regjistruar ne Ministrinë e Shërbimeve Publike të Qeverisë së Kosovës dhe ka për qëllim afrimimin dhe ruajtjen e vlerave dhe kulturës se traditës Islame në Republikën e Kosovës. Është e regjistruar në Ministrinë e Shërbimeve Publike me date: 08.06.2008 me numër regjistri: 5111875-8 http://www.besimtari.com/islam/index.php?mod=article&cat=AKTUALITET&article=806 -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
