DALLIMI NE MES TE MBULUARES DHE TE
PAMBULUARES SIKURSE AUTOMOBILI PRIVAT DHE TAKSI

 

 

Një shok i imi më tregoi rreth
një ndodhie të çuditshme e cila i kishte ndodhur një besimtari. Ky besimtari,
një ditë po shëtiste së bashku me gruan e tij të mbuluar në parkun e Marashit
në Prizren. Në atë kohë, atij i afrohet një qesharak së bashku me gruan e tij
të zbuluar dhe e pyet atë. “Përse gruaja yte është e mbuluar ? Përse nuk del e 
zbuluar sikurse
gruaja ime ? E përse mbulimi ?



Përgjigja e besimtarit ishte e shkëlqyer dhe kurjoze kur i tha atij: A e din
dallimin në mes gruas së mbuluar dhe asaj të pambuluar?



Ai qesharaku tha:Ku është dallimi pra ?



Besimtari ia ktheu :”Ku është dallimi në mes automobilit TAKSI dhe automobilit
Privat?



Qesharaku tha:”Dallimi është se automobili privat është e veqantë vetëm për një
person e jo për të tjerët.

 

Besimtari tha:”Po
ashtu është gruaja e mbuluar me atë të pambuluar.Të pambuluar e shikojnë të
gjithë njerzit , shikojnë bukuritë e saj,trupin e saj, etj… dhe ndoshta bëjnë
çmos me të-siç ndodhë shumë here.



Ndërsa , gruaja e mbuluar është zonjë e ndershme dhe e posaçme vetëm për burrin
e saj, atë nuk e shikojnë burrat e tjerë, nuk e lakmojnë të ligët dhe
fesadçijtë, ajo nuk u shfaq fytyren dhe bukuritë e saj para syve të imoralëve,
ajo është e ruajtur me hixhabin, nderi i saj është i mbrojtur, trupi i saj
është i mbrojtur, etj… Në të njejtën kohë, ajo është e dashur tek bashkëshorti
i saj dhe e respektuar , sepse , ai e di se ajo nuk e tradhëton, e di se ajo
është e posaçme për të (në shikime) dhe ajo nuk kryen mardhënje të ndaluara me
të tjerët.

Qesharaku u turpërua dhe i tha besimtarit: “Unë të kërkoj ndjesë se të bezdisa.
Këto fjalë janë mjaftë të rregullta dhe shembulli është i mrekullueshëm. Unë të
kërkoj ndjesë për ato fjalë që të thashë dhe pendohem tek Allahu për të
kaluarën time”.



Gruaja e tij e pambuluar ndërhyri e tha: “Po
pasha Allahun... këto fjalë janë të sakta dhe shembulli është i bukur. Unë, më
parë nuk kam dëgjuar të njejtë me këtë shembull i cili më pushtoi tërë zemren
time dhe unë gjitashtu pendohem tek Allahu xh.sh. për të kaluarën time.



Bashkëshorti i saj u rikthye përsëri në bisedë për të plotësuar thënjet e tij
dhe tha: “Tani unë besoj në hixhab dhe që nga ajo ditë gruaja ime do të hyjë në
lulishten e bujarisë dhe do të dalë prej shtëpisë e mbuluar me hixhabin e
Islamit dhe me petkun e imanit-besimit, sepse, ndërgjegja ime e kundërshon që
gruan time ta shikojnë të gjithë njerëzit.



InshaAllah motra të dashura e kuptuat se çka u tha më lartë. ALLAHU xh.sh. iu
ndihmoftë juve dhe nëse se keni petkuan e Imanit (Hixhabin) Allahu iu drejtoftë
nga e mbara dhe ta vëni atë.











--------------------------------------------------------------------
Behar Beqiri
Sllatinë e Epërme / VITI
044/407-258; 049/175-379
www.kosovahosting.com
[email protected]
___________________________________________________

www.BESIMTARI.com
____________________________________________
Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovë është organizatë joqeveritare e 
regjistruar ne Ministrinë e Shërbimeve Publiketë Qeverisë së Kosovës dhe ka për 
qëllim afrimimin dhe ruajtjen e vlerave dhekulturës se traditës Islame në 
Republikën e Kosovës.  Është eregjistruar në Ministrinë e Shërbimeve Publike me 
date: 08.06.2008 me numërregjistri: 5111875-8



      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan