Cila 
është domethënia dhe vlera e kësaj thënie që muslimani shumë shpesh e zë në 
gojë?

Kishte qenë një mbret dhe për shërbëtor të afërt kishte zgjedhur 
një musliman. Besnikëria dhe morali i këtij muslimani e kishin bindur mbretin 
qe 
ta merrte afër vetes dhe ta bënte shërbëtor, mirëpo mbretin e neveriste një 
thënie e këtij muslimani "Hajr Inshallah" dhe shpesh tentonte që ta përqeshte 
për këtë thënie vazhdimisht.

Një ditë mbreti shkon deri te kuzhina dhe 
provon që të përgatis diçka për vete, merr thikën për të prerë diçka dhe duke u 
munduar që t'i shërbente vetes diçka nga kuzhina, i rrëshqet dora dhe prenë 
gishtin, madje e këputë krejt…
Muslimani kur e sheh që po i gjakos gishti i 
prerë, reagon dhe thotë:
- Hajr Inshallah !!!
Mbreti ia kthen me 
nervozizëm:
- Si more po thua hajr, po çfarë hajri ka këtu, ku e shkurtova 
gishtin, ti a po tallesh me mua a ??!! Prej sot, për këtë tallje që bëre ndaj 
meje, do futesh në burg.
Muslimani, kur u futën ne burg, tha:
Hajr 
Inshallah!!
Mbreti çuditët me këtë thënie të shpeshtë që e thoshte dhe disi e 
injoronte këtë dhe e la në burg dhe iku.
Pas një kohe, mbreti del për gjueti 
me zagarin (qenin) e tij, duke bërë gjueti, gabimisht kalojnë kufirin e 
territorit ku e kontrollonte dhe i takonte mbretërisë se tij, dhe kalon në 
territorin e një mbretërie tjetër kundërshtare, ku populli i këtij vendi dhe 
kësaj mbretërie ishin pagan dhe idhujtar të devotshëm, d.m.th besonin ne 
idhuj.
Me kalimin e kufirit, mbreti u zu dhe u kap rob. Ushtarët e kapen 
zhagazi dhe e dërguan tek mbreti idhujtar. Mbreti në atë kohe po festonte një 
feste për hirë të idhullit të tij dhe kërkoi që për idhullin e tij, në të cilin 
besonte për zot, ta therrte për kurban një njeri dhe ky njeri qëlloj të ishte 
ky 
mbret i cili u kap rob.
Ata e vendosen mbretin e zënë rob para publikut për 
ta flijuar. Para momentit të heqjes së kokës, mbreti idhujtar ndërhyn dhe 
ndalon 
kurbanin e mbretit te zënë rob sepse e vëren se ky mbret nuk e ka një gisht dhe 
thotë:
- zoti (idhulli) nuk pranon një kurban të gjymtuar apo sakat dhe 
urdhëron ta lirojnë këtë njeri dhe të kërkojnë një njeri tjetër për 
kurban.
Mbreti u lirua, i lumtur dhe i gëzuar hyn në mendime dhe i kujtohet 
fjala "Hajr inshallah" e musliamanit në momentin kur iu kishte prerë gishti dhe 
çuditet se si muslimani kishte të drejtë dhe se ai "Hajr Inshallah" ishte me 
vend dhe se ndikoi që unë të shpëtoj jetën, mirëpo ky mbreti fillon të mendoj, 
mendon e mendon dhe thotë ne vete: - Kur shkurtova gishtin dhe tha "Hajr 
inshallah", u vërejt rezultati i asaj thënie sepse shpëtova prej idhujtarëve, 
por tash çfarë do të thotë me rastin e hyrjes në burg kur tha "Hajr Inshallah" 
muslimani.
Mbreti shkon deri te burgu ku ishte i burgosur muslimani dhe me 
kureshtje e pyet muslimanin:
- Para ca kohësh dola për gjueti dhe kalova 
kufirin dhe më kapën armiqtë, me nxorën në shesh për të më ekzekutuar si kurban 
për një idhull te mbretit, por gishti që e kisha të shkurtuar më shpëtoi jetën 
dhe se atëherë kur pate thënë "Hajr Inshallah" kishe pasur të drejt, sepse 
shpëtova jetën time… Por, jam kurioz të të pyes për rastin e hyrjes në burg që 
ti patë thënë të njëjtën fjalë "Hajr Inshallah". Pse e pate thënë këtë dhe ku 
qëndron mirësia në këtë rast??
Muslimani i përgjigjet:
- Kur hyra ne burg 
thash "Hajr Inshallah" sepse hyrja ne burg ndikoi që unë të shpëtoj jetën time, 
sepse po të mos hyja në burg ti do të më merrje me veti në gjueti dhe kur do na 
kishin zënë rob idhujtarët, atëherë unë do të ekzekutohesha për kurban të 
mbretit idhujtar sepse unë nuk isha i gjymtuar apo i sakatosur apo nuk kisha 
ndonjë gisht të shkurtuar sikur ti dhe mbreti idhujtar do të më kishte zgjedhur 
mua për kurban dhe jo ty dhe kështu ti do kishe shpëtuar ndërsa unë 
jo…
Mbreti i ngazëllyer me këtë mrekulli dhe po aq i ndikuar nga rasti në 
fjalë bindet dhe pranon Islamin dhe behet musliman.

Kerim Gashi

                                          
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan