*MËNYRAT TË PËRFITIMIT *

 Nga Ibën Kajim El Xheuzije

 *Gjashtë rregulla për të mësuar*

 Janë gjashtë fazat e marrjes së diturisë:

1. Të pyesësh në mënyrën më të mirë.

2. Të qëndrosh i qetë dhe të dëgjosh me vëmendje

3. Të kuptosh mirë

4. Të nxënit përmendesh ( memorizimi )

5. Mësimi

6. Veprimi sipas njohurive të marra dhe përmbajtja rreth kufijve të tyre.

 *Frytet e nënshtrimit *

Një nga selefët (gjeneratat e para) tha: " Vërtet një rob mund të kryejë një
mëkat dhe të hyjë në Xhenet, ndërsa një tjetër mund të kryejë një vepër të
mirë dhe të hyjë në zjarr." është pyetur: Si ka mundësi kjo ? " Ai u
përgjigj : " Ai që ka mëkatuar mendon vazhdimisht për mëkatin e bërë, kjo i
shkakton frikë, pendim, lot, ndihet i turpëruar para Krijuesit të tij të
Lartmadhëruar, pikërisht kjo e bën të qëndrojë para Allahut me zemër të
thyer, kokulur dhe i nënshtruar. Pra, ky mëkat është shumë më i dobishëm për
të, se sa shumë vepra të bindura, ngase kjo ka bërë që të jetë i nënshtruar
dhe përulur, që shpie në shërbim të lumturisë dhe suksesit, aq sa ky mëkat
të bëhet shkak për të hyrë në Xhenet. Ndërsa kryerësi i veprës së mirë, nuk
e llogarit atë si dhuratë nga Zoti i tij, përkundrazi ai bëhet arrogant,
mburret me veten e tij e thotë: " Unë kam arritur kaq e kaq ". Pra, kjo
ndihmon në rritje të mëtejshme të vetëmburrjes, krenarisë dhe arrogancës,
derisa kjo të bëhet shkak për shkatërrimin e tij.

 *Pastrimi i zemrës*

Nuk ka dyshim se zemra zë ndryshk, ashtu sikurse enët metalike prej
argjendi, të cilat bëhen të papërdorshme. Kështu që ndryshku i zemrës
rafinohet
nga dhikri ( përmendja e Allahut) i vazhdueshëm. Dhikri pastron zemrën
derisa ajo bëhet si një pasqyrë me shkëlqim.

Megjithatë kur dhikri braktiset do të thotë që ndryshku është rikthyer, por
pastaj kur fillon, zemra nis të pastrohet prapë. Pra, zemra është duke u
bërë me "ndryshk" për dy arsye: nga mëkatet dhe gafleti (neglizhenca në
përmendjen e Allahut). Gjithashtu  pastrohet dhe lustrohet nga dy gjëra, nga
Istigfari (kërkimi i faljes) dhe dhikri.

* Lufta (xhihadi) kundër vetvetes*

Lufta kundër "unit" ka katër faza.

1.  Të luftoni të udhëhequr nga mësimet e fesë së vërtet, pa të cilën nuk do
të kishte sukses. Në të vërtet nuk mund të ketë lumturi të vërtetë as ndonjë
kënaqësi në ketë botë apo në botën tjetër, veç përmes saj.

 2. Përpjekje për të vepruar sipas asaj që është mësuar, prej diturisë pa
veprim nuk do të përfitojmë, ajo do të na shkaktonte me tepër dëm.

 3. Përpjekja për të ftuar të tjerët për të mësuar atë që nuk e dinë,
përndryshe mund të konsiderohesh prej atyre që fshehin atë që Allahu e ka
shpallur nga udhëzimet me shpjegime të qarta. Njohuritë e tilla nuk sjellin
dobi, as nuk e mbrojnë një person nga dënimi i Allahut.

 4. Përpjekja për të qenë i durueshëm dhe këmbëngulës kundër atyre që e
kundërshtojnë ketë thirrje drejt Allahut dhe ndaj atyre që përpiqen të
shkaktojnë dëm. Duke pasur të gjitha këto vështërsi të kemi parasysh
sjelljen e durimtarëve për hir të Allahut.

 Kur këto faza të jenë përfunduar atëherë një person i tillë konsiderohet të
jetë në mesin e të devotshmëve. Selefet janë pajtuar se një dijetar nuk mund
të quhet i devotshëm deri sa ai të njoh dhe dijë të vërtetën, ta zbatoj atë
dhe t’ua mësojë atë të tjerëve. Pra, kushdo që ka njohuri, vepron me të dhe
ia mëson të tjerëve konsiderohet nga të devotshmit.

 *Sprovat e zemrës*

Ibn Kajjim tha, duke komentuar mbi hadithin vijues : "*Sprovat dhe
fatkeqësitë do t’i prezantohen zemrës si rrogoz kallami i thurur shkop me
shkop. Çdo zemër që i përthith këto sprova do të ketë një shenjë të zezë në
të. Çdo zemër që i refuzon këto sprova do të ketë shenja të bardhë në të.
Kështu që zemrat do të jenë dy llojesh. Njëra do të jetë si guri i bardhë, e
cila nuk do të jetë e dëmtuar për sa kohë që toka dhe qielli do të
ekzistojnë. Ndërsa tjetra do të jetë e errët dhe e ndryshkur si anija e
përmbysur, nuk është në gjendje të njoh të mirën, as të refuzoj të ligen"*.1

Fitnet (sprovat ) që i paraqiten zemrës dhe që janë shkak për dobësimin e
saj janë:

Sprovat që kanë të bëjnë me epshin dhe sprovat që kanë te bëjnë me dyshimet.

 Zemrat kur i janë ekspozuar këtyre fitneve janë dy lloje :

 *Lloji i parë*: Një zemër, e cila i është ekspozuar këtyre sprovave  i
thithë ato si një sfungjer që përthith ujë, duke lënë në të një njollë të
zezë. Një zemër e atillë vazhdon t’i thithë këto sprova, që i janë paraqitur
deri sa të nxihet dhe prishet. Kështu që pasi ndodhë kjo, dy sëmundje të
rrezikshme dhe vdekjeprurëse e mbajnë atë të zhytur deri në shkatërrim.

a) Hutimi për veprat e mira dhe të këqija. As nuk e njeh të mirën, as nuk e
refuzon të keqen. Kjo sëmundje mund ta mbajë atë deri në atë masë, saqë ai
beson të mirën për të keqe dhe të keqen për të mire. Sunetin e bën bidat,
ndërsa bidatet sunet, të vërtetën të pavërtetë ndërsa gënjeshtrën të vërtetë
.

b) Duke gjykuar në baze të tekave dhe dëshirave, edhe përkundër asaj që i
Dërguari i Allahut  paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të, erdhi duke i
robëruar dëshirat dhe tekat e tij, si dhe udhëheqjen sipas tyre gjithashtu.

 *Lloji i dytë*. Një zemër e bardhë në të cilën drita mbetet e ndritshme dhe
shkëlqimi i saj është ndriçues. Pra, kur sprovat i janë paraqitur një zemre
të tillë ajo i refuzon dhe largohet prej tyre. Kjo ia rrit edhe me tepër
fuqinë e dritës dhe të shkëlqimit të saj.

 *Katër parimet e adhurimit:*

Ajeti “ *Vetëm Ty të adhurojmë*”  (el Fatiha 1:5) është ndërtuar mbi katër
parime :

Përcaktimi se Allahu dhe i Dërguari i Tij duan dhe janë të kënaqur me :

a) Thëniet e zemrës

b) Të gjuhës

c)  Veprimet me zemër dhe

d) Veprimet me gjymtyrë

Pra, el Ubudijeh  ( të qenit rob dhe adhurues ndaj Allahut ) është një term
gjithëpërfshirës për të gjitha këto katër fazat, qe në të vërtet realizojnë
fjalën “ Vetëm Ty të adhurojmë”

a) Thënia me zemër është besimi për atë që Allahu na ka njoftuar në mënyrë
të përsosur për sundimin e Tij, rreth emrave të Tij, rreth veprimeve të Tij,
engjëjve të Tij, dhe të gjitha ato që Ai ka dërguar me gjuhën e Pejgamberit
të Tij paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te.

b) Thënia me gjuhë është të informojë dhe të përcjell atë që Allahu e
zbriti, për të thirrur në të, për ta mbrojtur atë, për të shpjeguar risitë e
rreme, të cilat e kundërshtojnë atë, për të krijuar një memorie, për të
transmetuar atë që ai urdhëron.

c) Veprimi me zemër, si: dashuria për Allahun, mbështetja në Te, pendimi tek
Ai, duke pas frikë dhe shprese tek Ai, duke bërë fenë krejtësisht në mënyrë
të sinqertë për Te. Duke pasur durim në atë që Ai urdhëron dhe ndalon, si
dhe duke qenë të kënaqur me Te. Duke pasur besnikëri dhe armiqësi për hir
Tij. Duke e nënshtruar veten para Tij, duke qenë i përulur para Tij, përveç
kësaj veprimet e zemrës, janë te lidhura vërtet me veprimet e gjymtyrëve...
dhe veprimet e gjymtyrëve pa veprimin e zemrës janë shumë pak të dobishme.

d) Veprimi i gjymtyrëve: si namazi, kujdesi për pjesëmarrje në tubime të
hairit, ndihmesa ndaj të paaftëve, shfaqje e butësisë dhe mirësisë ndaj
krijesave, si dhe të tjera vepra të ngjashme si këto.

 1 Sahih, shih: Sahihu Muslim nr. 144

  *Përktheu : B. R.*

 *Publikimi i parë: **Revista Albislam nr 7*

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan