A NUK ËSHTË KOHA TË MENDOSH...?

 


 
A nuk erdhi koha të mendosh për të mirat që ti dhuroi Allahu, apo ndoshta vallë 
të gjitha këto të mira janë falë ''punës'' dhe mundit tënd?. Allahu të dha të 
gjitha këto të mira, po ti çfarë bëre për Allahun?. Asgjë, ti prap, prap i 
njëjti, jo falënderues ndaj Tij.


Deri kur o rob i Allahut me fjalët monotone që jemi mësuar ti dëgjojmë çdo ditë 
se ka kohë, jam i ri, ndoshta edhe je njeri i mirë e nuk ke nevojë për pendim 
tek Allahu. A nuk është koha të mendosh për këto fjalë?.


O ti, i cili e ke harruar Zotin tënd, dhe për mik të ngushtë ke mar shejtanin e 
mallkuar, o ti, që kjo botë të është bërë e pazavendësueshme, a nuk është koha 
te mendosh?!, a nuk është koha të bisedosh me vetën tënde për të gjitha këto të 
mira që të rrethojnë, nga kanë ardhë?, shëndeti, pasuria, familja janë vetëm 
disa të mira që ti të mendosh për Krijuesin e gjithësise, por ti prap nuk 
mendon, prap i njëjti, jo falënderues ndaj Zotit Fuqiplotë.


Si nuk të shkon mendja se çfarë do ti thuash Zotit tënd nesër në Ditën e 
Gjykimit, apo ndoshta pasuria që ke në këtë botë për të cilën sakrifikove çdo 
gjë, madje edhe Zotin tënd e harrove, do të të ndihmojë?. Jo, jo asnjëherë. 
Pasuria dhe familja jote do te përshendetën me ty tek varri, dhe do të lënë 
vetëm në atë vend të errët dhe të ngushtë dhe aty dritë për ty do të jetë vepra 
dhe puna jote të cilën e bëre për Zotin tënd në këtë botë. A nuk është koha të 
mendosh për këtë?!. Pyetjet që do të bëhen në varr si: Kush është Zoti yt?, 
Kush është Kibla yte?, Kush është Pejgamberi yt?, a ke menduar se përgjigjja 
yte mund të jetë: pasuria, pasuria, pasuria...se për këtë ke punuar në këtë 
botë, ky ishte qëllimi yt i vetëm.


Mendo me vete, dhe zgjoje vetën tënde nga gjumi që të ka kapluar, para se të 
zgjojë vdekja e cila pritet çdo moment që të vijë tek ti, para se te vijë 
meleku i vdekjes dhe të mer ashtu të papërgatitur e të dërgojë tek Zoti yt pa 
asnjë punë të mirë. E atëherë ti krenohu para Zotit tënd me punët që u krenove 
në dynja me pasuri, alkool, zina, vrasje, tradhëti etj., vallë sa do te bëjnë 
punë këto para Zotit? A prap nuk është koha të mendosh?.


Është koha e fundit të mendosh për Zotin tënd Bujarë,i Cili prap të furnizon, 
të ushqenë dhe nuk të harron, edhe pse ti ka kohë që e ke harruar Atë. Dera e 
pendimit është e hapur deri në momentin e vdekjes. Por vdekja kur është? Bën 
mirë te mendosh edhe për këtë, se nesër ndoshta do te jetë vonë. 


Nuk na mbetët rrugë tjetër, vetëm se të prishim miqësinë me shejtanin dhe të 
mbështetemi e ta falënderojmë Allahun për mëshiren e madhe që ka, të pendohemi 
sinqerisht, e mos ta humbim shpresën, sepse Allahu është falës, e don faljen, 
edhe pse ne i përgjigjemi me harame, prap Ai na don. Po çka nëse ne pendohemi 
me një pendim të sinqert? Allahu do të na falë pa dyshim, atëherë mendo, është 
koha. 


Thotë Allahu në Kur'an: Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me 
shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse 
vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është 
mëshirues!" (Kur'an 39:53)



                                          
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan