mashaAllah

Kosovari Fuad Ramiqi në anijet që u sulmuan nga izraelitët 

Fuad Ramiqi, zyrtar i LDK-së, është shqiptari nga Kosova që ka qenë në 
një prej anijeve të sulmuara nga forcat izraelite, mëson KTV-ja. Burimet
 tona kanë konfirmuar se Ramiqi ka qenë në Turqi, dhe prej aty ka hipur 
në një prej anijeve në rrugë për të dërguar ndihmat. Ende nuk është rënë
 në kontakt me Ramiqin. Gjithashtu, mediat në Maqedoni raportojnë për 3 
shqiptarë nga Maqedonia si pjesë e flotës. Ata mendohet të jenë: Sead 
Hasipi nga fshati Sllupçan i Kumanovës, Jasmin Rexhepi dhe Sali Emin nga
 Shkupi. Më shumë se 19 persona janë vrarë, pasi luftanijet izraelite e 
kanë sulmuar një flotë të aktivistëve propalestinezë, të cilët bartnin 
ndihma për Gazën e bllokuar. Përveç viktimave, edhe dhjetëra njerëz janë
 plagosur, përderisa pala izraelite pohon se aktivistët propalestinezë 
hapën zjarr ndaj komandove dhe plagosën katër prej tyre. Lidhur me këtë 
konflikt u deklaruan shumë shtete.

      Presidenti palestinez, Mahmod Abas, e quajti këtë sulm masakër dhe
 shpalli tri ditë zie në territoret palestineze. Bashkimi Evropian 
kërkoi nismën e hetimit për këtë aksident dhe për vdekjen e këtyre 
njerëzve. Në emër të BE-së, përfaqësuesja e Jashtme, Catherine Ashton, 
kërkoi hetim të plotë për rrethanat në të cilat ndodhi kjo tragjedi. Ajo
 bëri thirrje për hapjen e pakusht të kalimit për ndihmë humanitare, 
prodhimeve dhe njerëzve në dhe nga Rripi i Gazës. 

      Edhe presidenti iranian, Ahmadinejad, dënoi sulmin izraelit ndaj 
anijeve humanitare, duke e vlerësuar si ‘akt johuman’ që do të 
kontribuojë në ‘zhdukjen e Izraelit’.  Ndërsa kryeministri spanjoll, 
Jose Luis Rodrigues Zapatero, tha se sulmi izraelit është “çështje 
serioze”. Kjo ngjarje mund ta dëmtojë imazhin ndërkombëtar të Izraelit 
dhe marrëdhëniet diplomatike, veçanërisht me aleatin mysliman të 
rajonit, Turqinë, nën flamurin e së cilës lundronin disa anije me 
ndihma. Turqia ka kërkuar zyrtarisht mbledhjen e jashtëzakonshme të 
Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për 
sulmin e marinës izraelite ndaj flotës me anije.  Ankaraja ka tërhequr 
ambasadorin e saj nga Izraeli dhe shumë protestues kanë tentuar të hyjnë
 me dhunë në konsullatën izraelite. Izraeli ka deklaruar se është i 
vendosur të mbajë bllokadën e Rripit të Gazës, të kontrolluar nga 
Hamasi, territor ky palestinez, i cili ka 1.5 milionë banorë. Edhe më 
herët Izraeli ka ndaluar anije të tilla, megjithëse, disa prej tyre edhe
 kanë arritur të depërtojnë në Gazë. Anijet me 10 mijë tonë ndihma kanë 
lundruar të dielën nga ujërat ndërkombëtare afër Qipros dhe në të 
ndodheshin rreth 700 aktivistë paqësorë, më së shumti nga Turqia. 







--------------------------------------------------------------------
Behar Beqiri
Sllatinë e Epërme / VITI
044/407-258; 049/175-379
www.kosovahosting.com
[email protected]
___________________________________________________

www.BESIMTARI.com
____________________________________________
Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovëështë organizatë joqeveritare e 
regjistruar ne Ministrinë e Shërbimeve Publiketë Qeverisë së Kosovës dhe ka për 
qëllim afrimimin dhe ruajtjen e vlerave dhekulturës se traditës Islame në 
Republikën e Kosovës.  Është eregjistruar në Ministrinë e Shërbimeve Publike me 
date: 08.06.2008 me numërregjistri: 5111875-8



      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan