http://www.zeri.info/artikulli/1/4/7681/dyshime-per-skandal-pedofilie-ne-misionin-e-osbe-ne-shkup/
Dyshime për skandal pedofilie në misionin e OSBE në Shkup
01-06-2010 13:47 CET
Shkup. Mediat maqedonase raportojnë për një skandal të mundshëm pedofilie dhe
promovim pornografie nga radhët e punonjësve ndërkombëtar pranë misionit të
OSBE-së në Shkup.
Këto media raportojnë të kenë marrë një letër anonime, në të cilën thuhet se
një punonjës i OSBE-së nga Norvegjia, është nën hetime me dyshimet se është
marrë me pedofili dhe promovim të pornografisë me të mitur.
Thuhet se në kompjuterin e tij janë gjetur video incizime me akte pedofilie dhe
pornografie me të mitur.
Po sipas kësaj letre, thonë mediat në gjuhën maqedonase, punëtori, emri i të
cilit nuk citohet, është larguar nga Maqedonia dhe se misioni i OSBE-së po
tenton që të fsheh skandalin. Letra thotë se policia tashmë këtij të punësuari
ia ka marrë kompjuterin në të cilin janë gjetur gjurmët e skandalit.
Mediat shkruajnë se personi në fjalë është momentalisht jashtë Maqedonisë për
një pushim prej dhjetë ditësh.
“Misioni nuk është i njoftuar zyrtarisht se ka ndonjë hetim ndaj ndonjë
pjesëtari të misionit,” thonë nga misioni i OSBE-së.
Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme mohohet se janë duke u bërë
hetime ndaj rastit të paraqitur në këtë letër anonime.
“I punësuari për të cilin flitet është momentalisht jashtë dhe nëse ka ndonjë
hetim, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së do të analizojë në detaje evidencën
eventuale....”, thuhet në reagimin e misionit të OSBE-së në Shkup, për mediat
maqedonase.
Në rast të konfirmimit të këtyre raportimeve të bazuara në këtë letër anonime,
ky do të ishte rasti i dytë i skandalit të misionit të OSBE-së në Shkup.
Të punësuarit e huaj në OSBE, të cilët kanë imunitet diplomatik në Maqedoni,
kishin qenë të përfshirë në një skandal tjetër në vitin 2006. Një prej tyre
ishte zënë në Itali me 20 kg heroinë në veturën e tij dhe është duke vuajtur
dënimin me burg. (Zhurnal)
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur