E paguar
Një djalë i vogël iu ngjit nënës së tij në
kuzhinë një natë derisa ajo po bënte gati darkën dhe ia dorëzoi një copë letre
ku ky kishte shkruar diçka në të. Nëna pasi i thau duart me përparësen e saj
filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkruante:
Për kositjen e kullosës:
5 euro
Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro
Për atë që kam shkuar
në dyqan për ty: 0.50 euro
Për atë që e kam ruajtur vëllanë e vogël derisa ti
ishe në shitblerje: 0.25 euro
Për hedhjen e mbeturinave në kontejner: 1
euro
Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro
Për fshirjen dhe
rregullimin e oborrit: 2 euro
Gjithsej më ke borxh: 14.75
euro
Hëmm! Nëna filloi ta shikonte të birin derisa ai rrinte pranë
saj dhe sikur ia lexonte kujtimet që i silleshin asaj nëpër kokë. Ajo e kapi
lapsin, e ktheu së prapthi letrën që e kishte shkruar i biri dhe
shkroi:
Për nëntë muaj që të kam bartur në bark derisa ti rriteshe: falas
(gratis)
Për të gjitha netët që kam ndenjur pa gjumë, jam kujdesur dhe jam
lutur për ty: falas
Për të gjitha kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët
që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: falas
Për të gjitha netët e mbushura
plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: falas
Për lodrat, ushqimin, teshat
madje edhe fshirjen e hundëve tua: falas, bir.
Kur t’i mbledhësh krejt
këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: falas
Kur përfundoi së
lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë iu mbushën me lot dhe duke e shikuar
drejt në sy të ëmën i tha: “Nënë, vërtet të dua shumë”. E mori lapsin dhe me
germa të mëdha shkroi në letër: “E PAGUAR”.
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur