Mbulimi, trend te 
myslimanet në Maqedoni
Kushtetuta e vendit parasheh lirinë e përcaktimit fetar. Por në një shoqëri 
shumë-konfesionale si Maqedonia ka individë, të cilët 
janë kundër dallimeve në veshje nga përkatësia fetare 

Nga Express  më 05.06.2010 në ora 18:00
http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/31985/C5/C18/


Tek familjet myslimane në Maqedoni siç janë ato shqiptare, turke, 
boshnjake dhe rome, kohëve të fundit është shpeshtuar dukuria e mbulimit të 
femrave. Dhe deri sa në të kaluarën kjo dukuri ka qene prezente për 
ato femra, të cilat nuk kanë vijuar arsimin dhe nuk kanë qenë të 
punësuara, mbulimi i kokës me shami tani është gjithnjë e më prezent tek 
nxënëset, studentet, por edhe tek femrat myslimane, që punojnë në 
institucione shtetërore. Opinionet për këtë dukuri janë të ndryshme. 
Deri sa një pjesë e mbështet ka edhe të tillë, që janë kundër.

Me kushtetutë veshja është një e drejtë personale e pakontestueshme. Në 
Maqedoni nuk ka ligj, që pengon, ose detyron nxënëset, apo të punësuarit se me 
çfarë veshje duhet të paraqiten në bankat e shkollës, apo në 
vendet e punës. Veshja është një e drejtë personale e pakontestueshme, 
të cilën e garanton edhe sistemi juridik në Maqedoni, thonë në 
Bashkësinë Fetare Islame. Edhe në inspektoratin shtetëror për arsim 
thonë se me asnjë ligj nuk pengohet mbulimi i kokës me shami, sepse 
Kushtetuta parasheh lirinë e përcaktimit fetar dhe lirinë e të 
shprehurit të fesë.

Zemrjete Bela-Veseli është psikologe e punësuar në shkollë shtetërore. 
Ajo në vendin e punës paraqitet me mbulesë në kokë. “Që nga punësimi im 
kam vërejtur paragjykime tek arsimtarët nga shkaku se si mund të jetë 
një psikologe me mbulesë, por me kalimin e kohës, me sjellje dhe punë  
arrita që t'i bind ata se nuk është gjithçka mbulesa, mbulesa nuk është 
truri i njeriut”, thotë psikologja Zemrjete Bela-Veseli. Gjithnjë sipas 
saj, familja shqiptare myslimane në Maqedoni për dallim nga ato në 
Kosovë dhe Shqipëri, në aspektin fetar është më konservatore, andaj edhe në 
shkollat e Maqedonisë ka më tepër nxënëse, që mbulojnë kokën me 
shami.

“Në shkollën tonë ka nxënëse me mbulesë, ashtu siç e parasheh feja, por 
edhe moderne. Nga shoqëria nuk janë të anashkaluar aspak, ato janë të 
pranuara ashtu siç ka qenë para mbulesës së tyre, deri tani nuk është 
vërejtur asnjë problem", thotë Zemrjete Bela-Veseli.

Nada Momirovska punon në institucion shtetëror dhe ka kolege, të cilat 
mbajnë shami në kokë. Ajo thotë se nuk është kundër asnjë feje, por 
është kundër faktit që njerëzit sidomos të rinjtë të dallohen për nga 
veshja fetare. Nxënëse të medresesë në “Në Maqedoni ekzistojnë shumë fe, nëse 
secili vishet sipas traditave fetare, atëherë shoqëria jonë do t'i ngjajë një 
cirku të madh“, thotë Nada Momirovska.

Rukie Mici është mësuese e besimit fetar në xhami. Ajo thotë se dukuria e 
mbulimit të kokës me shami te femrat, që punojnë në institucione 
shtetërore është evidente. Sipas saj mbulesa është përkushtim ndaj 
perëndisë, mbrojtje morale dhe identifikim i një religjioni të caktuar. 
Është për t'u përshëndetur fakti se edhe në mjediset jomyslimane në 
Maqedoni ka filluar të kuptohet domethënia e mbulimit të kokës  dhe të 
respektohet e drejta, që edhe femrat e mbuluara të kenë të drejtë të 
punojnë aty, ku dëshirojnë.

“Më herët ka pasur paragjykime se femra e mbuluar duhet të jetë e 
pashkolluar dhe të jetë e izoluar, kjo është në kundërshtim me fenë 
myslimane, femra ka të drejta të barabarta me mashkullin dhe mbulesa nuk duhet 
të paraqet pengesë”, thotë teologia Rukie Mici. (DW) 

Shpërndaje artikullin:
 Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith



      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan