Myftiu i Kosovës Naim Tërnava u prit nga lideri i Libisë Muamer el Gadafi
 
http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,24138
 
Publikuar: , më 06 qershor 2010
Tripoli, 6 qershor - Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Ternava, në krye të 
një delegacioni të gjerë kosovar, u prit sot në rezidencën e tij nga lideri i 
Libisë, Muammer el Gadafi, njofton shërbimi për informim i Bashkësisë Islame të 
Kosovës. Në atë pritje ishin edhe liderët fetarë të rajonit.
Myftiu i Republikës së Kosovës me rastin e përshëndetjes së liderit libian 
përcolli përshëndetjet e ngrohta të popullit të  Kosovës, duke i dhënë një 
pasqyre të historikut kosovar, vuajtjeve tona në të kaluarën, shkatërrimin e 
trashëgimisë fetare e kulturore në Kosovë nga barbaria serbe, nevojën e
bashkëpunimit mes bashkësive fetare të rajonit, në avancimin e vlerave dhe 
ruajtjen e krenarisë dhe identitetit islam në rajon, si dhe angazhimit të 
ruajtjes së paqes e tolerancës tradicionale fetare ne ato vende. Myftiu i bëri 
me dije liderit libian se Xhamia e parë në Kosovë u ndërtua më 1389 pas Betejës 
së Kosovës dhe tash Kosova ka mbi 700 xhami.
Në fund të fjalës, Myftiu i Kosovës i dhuroi liderit Libian një punim dore me 
hartë të Kosovës të punuar nga xehet e çmuara të Trepçës dhe një monografi te 
xhamive dhe objekteve fetare  islame të shkatërruara nga agresioni serb gjatë 
luftës së vitit 98|99.
Përveç anëtarëve të delegacionit nga BIRK, në delegacion ishin edhe z.Shemsi 
Ajvazi, bija e tij znj. Nexhla Ajvazi, e cila i tha Gadafit se është e lindur 
në Tripoli, dhe i dha një dhuratë modeste liderit libian, dhe Muamer Ibrahimi i 
cili për nder që bart emrin e njëjtë me liderin Libian përshëndeti atë dhe i 
tha se disa të rinj nga Kosova bartin këtë emër. 
Lideri libian u ndie shumë i kënaqur që ka ndodhi ky takim me delegacionin e 
Kosovës, duke thënë se "Zemrat tona na çaheshin nga dhembja për ju, kur ju 
kalonit nëpër vuajtjet, masakrimet dhe dëbimet masive nga trojet tuaja nga 
kriminelët." - tha Muamer el Gadafi. Tani më ajo kohë ka kaluar dhe ju duhet të 
këmbëngulni që të jetoni të lirë dhe me dinjitet në vatrat tuaja. Jeni 
evropianë autoktonë dhe çdo ditë kontribuoni në përparimin e vendit tuaj. 
Në fund të bisedës Gadafi tha se "dera jonë është e hapur për vizita dhe 
bashkëpunim të mëtutjeshëm sa herë që ju dëshironi" Takimi u realizua në një 
nga rezidencat e tij të improvizuara, në oborrin e shtëpisë së tij, me ç'rast 
delegacionet bëjnë prezantimin e aktiviteteve te tyre. 

Komentet(5) 
        * hasani (para 11 oreve) 

Qat pranim te pavarsis nuk ja permene jo? Hajt shmosh najher tjeter se sen ska 
as prej teje edhe ati :) 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan