PRANOI 
ISLAMIN ,RA NE SEXHDE ,DHE NDERROI JETË. 

Shejh Muhammed Hassani tregon: 

Erdhi një ditë një djalosh amerikan në qendrën tonë islamike në New
york 
dhe kërkoi që t'i ndihmojmë dhe t'i tregojmë se si ta pranojë
Islamin. Ai 
thoshte: Dua ta pranoj islamin... dua ta pranoj islamin...
edhe unë dua të 
bëhem musliman. Por, mos më pyetni... për shkakun dhe
arsyen.

Atëherë i ndihmuam që 
ta shqiptojë shehadetin,
ia mësuam marrjen e abdesit, dhe faljen e namazit. 
Djaloshi dëshmoi LA
ILAHE IL-LALLAH, MUHAMMEDUN RESULULLAH [Nuk meriton të 
adhurohet askush
tjetër përveç Allahut [subhanehu ve teala] dhe se 
Muhammedi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i Dërguar i Tij]. 
Pastaj
kërkoj leje që të qëndroje me neve disa ditë dhe ne ram në ujdi. 

Që
nga dita e parë, shikimet tona mbetën të kthyera kah ai duke 
u
habitur nga falja namazit te shumtë, nga lutjet e pandërprera, dhe 
nga
të qajturit e vazhdueshëm të tij! Në ditën e katërt,
djaloshi iu afrua 
një vëllaut në xhami dhe i tha, dua të dëgjoj Kur'an
nga ju, më lexoni mua 
Kur'an! Ndërsa vëllau i habitur me këtë djalosh e
pyeti: O vëllau im, unë që 
sa vite jam musliman dhe tash para teje po e
ndjej vetën shumë të dobët në 
adhurim dhe nënshtrim ndaj Allahut.
Tregom ç'është puna yte? Çka ka ndodhur 
me ty? Atëherë i tha
atij: Unë tash e katër vite jam në kërkim të së vërtetës 
dhe që katër
vite nuk më ka kaluar asnjë natë pa qajtur një kohë të gjatë dhe 
pa
kërkuar nga Zoti i vërtetë që të më udhëzojë në rrugën e drejtë. 
Një
natë, para se të vij këtu, pashë në ëndërr Isaun alejhi selam, i 
cili
më tha: "Pranoje Islamin, bëhu musliman, pranoje 
Muhammedin
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të Dërguar, se unë dhe ai 
jemi
vëllezër, dhe ai është vula e Pejgamberëve dhe i Dërguari për 
mbarë
njerëzimin...! Dhe tash pas hyrjes sime në Islam dhe pas
faljes së 
namazit po e ndjej një qetësi të zemrës dhe një kënaqësi të
çuditshme të 
shpirtit, të cilën s'kam mundur ta shijojë kurrë më herët
gjatë jetës sime. 
Thotë Shejhu: Dhe po atë ditë, në namazin
e jacisë, u ngrit ky djalosh për 
t'u falë dhe në rekatin e parë
djaloshi ra në sexhdeh dhe u vonua shumë në 
të. Saqë e kryem namazin,
ndërsa ai nuk ngriti kokën prej sexhdes. Atëherë 
vrapuan
disa vëllezër të shohin se ç'po ndodhë me të, dhe kur e ngritën kokën 
e
tij pamë se djaloshi ishte ndarë nga kjo botë dhe shpirti i tij 
kishte
kaluar në botën tjetër.





                                          
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan