Myftiu del triumfues në zgjedhjet e Sanxhakut Novi Pazar | 17 qershor 2010 | Nga Zoran Maksimoviç
Fitorja e papritur e Muamer Zukorlicit një klerik radikal musliman në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të komunitetit boshnjak ka tronditur skenën politike të rajonit në jugperëndim të Serbisë. Zgjedhjet e para të këshillave te rinj kombetar të pakicave etnike të Serbisë kanë lindur një udhëheqës të ri politik kryesisht boshnjak (musliman), në jugperëndim të Sanxhakut. Sipas rezultateve zyrtare, kreu i Bashkësisë Islame në Serbi, myftiu Muamer Zukorliç, fitoi 49 përqind të votave me lehtësi duke e mundur kampin e Sulejman Ugljaninit dhe Rasim Ljajicit, te dy tani ministra ne qeverine serbe.Komuniteti kulturor boshnjak emri te cilin e udhëheq myftiu Zukorlic fitoi 17 ulese ne këshillin e ri boshnjak duke u shoqeruar nga Ugljanin me 13 ulese dhe renesanca boshnjake e mbështetur nga Ljajic me 5 ulese. Sipas aktit te vitit 2009, Këshillat e rinj Kombëtar kan kompetenca të gjera në fushën e mediave, arsimit, kulturës, përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare. Rezultatet e zgjedhjeve kanë krijuar një pamje krejt të re kur është fjala për shpërndarjen e pushtetit politik në Sanxhak. Në zgjedhjet e fundit lokale në Sanxhak, të vitit 2008 fitues doli Partia Demokratike e Sanxhakut, e themeluar nga Rasim Ljajiç, i cili kishte lidhje të forta me myftiun Zukorliç deri në shtatorin e vitit të kaluar. Dy komunitetet rivale islamike kanë ekzistuar në Serbi që nga viti 2007, Bashkësia Islame në Serbi, e udhëhequr nga Zukorliç, i cili drejtimin e ka në Sarajevë, dhe të Bashkësisë Islame të Serbisë, e udhëhequr nga Reis-ul-Ulema, Adem Zilkic, i cili është i bazuar në Beograd . Përleshjet midis përkrahësve të dy komuniteteve kanë qenë të shpeshta, shpesh duke marrë formën e incidenteve të dhunshme në Xhami. Partie politike e Ugljaninit që nga fillimi e përkrahu Bashkësinë Islame të Serbisë, ndërsa Partia e Ljajiçit mbështeti myftiun Zukorliç. Rivaliteti midis Ljajiçit dhe përkrahësit e Ugljaninit daton qe nga kthimi politikës multipartiake në Serbi, në fillim të viteve 1990 dhe ka qenë gjithashtu i karakterizuar me përleshje të shpeshta në mes të pasuesve të tyre përkatës. Analistët thonë se paraqitja e forte e Zukorlicit në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar dëshmon se Bashkësia Islame e tij gëzon legjitimitetin. Ata thonë se myftiu kishte arritur sukses në paraqitjen e tij si kujdestar autentik i interesave të komunitetit boshnjak qe kishin ndjenjë të pakënaqur me premtimet e thyera te elitës së vjetër politike.Semiha Kacar, presidente e komitetit të Sanxhakut për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, tha se Zukorliç fitoi sepse njerëzit ndjeheshin të pakënaqur me punën - apo mungesen e Ugljanin dhe Ljajiçit. "Papunësia e lartë, mungesa e perspektivave, varfëria ... këto janë të gjitha arsyet pse qytetarët e duan ndryshimin," tha ajo. "Nga përkufizimi, Kombëtar Këshilli nuk merret me këto çështje, por në fushatën e tij Zukorliç foli rreth tyre, duke vizituar punëtorët grevistë dhe duke fituar pikë ne çdo mënyrë qe kishte." "Shumë nga ta i panë këto zgjedhje në thelb si një zgjedhje të Bashkësisë Islame, me ata qe ishin në favor të Bashkësisë Islame të Serbisë duke votuar për Listën boshnjake dhe atyre në favor të komunitetit musliman te Serbisë në votimin për myftiun Zukorliç," Amela Bajrovic, një gazetare nga Radio 100 Plus, në Novi Pazar, i tha Balkan Insajt. Fitorja e Bashkësisë Kulturore boshnjake tregoi se shumica e njerëzve në Sanxhak e pane myftiun Zukorliç si një luftëtar për të drejtat e tyre, ajo shtoi: "Shumica këtu besojne se Ugljanin dhe Ljajiç i kan harruar, apo edhe tradhtuar, ata." Gjuha e ashpër e myftiut në fushatën ka habitur shumë njerez, të cilët fillimisht ishin të befasuar për të parë një udhëheqës fetar te hyjë në arenën politike. "Retorika e tij ... më shumë i ngjante një qasje politike se sa ajo e një udhëheqësi fetar ose një përfaqësuesi i një organizate jo-qeveritare," vuri në dukje Semiha Kacar. Në fushatën e tij, myftiu vuri ne shënjestër Ugljaninin dhe Ljajiç si "Burracaket e Beogradit ", i fyente bashkëpunëtorët e tyre dhe e kritikoi ashpër Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. Në një rast ai tha për stafin e televizionit komunal Novi Pazar që ata do të jenë te pastruar sa më shpejt që Këshilli Kombëtar Boshnjak do ta marr vendin. Në një intervistë javën e kaluar me agjencinë shtetërore të lajmeve, Tanjug, megjithatë, Zukorliç u kthye prapa, duke këmbëngulur se ai nuk dëshiron të destabilizoj Sanxhakun ose të bëjë probleme për Serbinë. "Unë kam mbajtur pozicione të rëndësishme ne 17 vitet e fundit, duke shkuar prapa në kohën e rënies të Serbisë gjatë luftës në Bosnje dhe Kosovë, kur shumë pak do të kishte qenë e nevojshme për të destabilizuar atë - dhe une serbise ende nuk ia kam ngulur thiken në shpinë, "tha ai. "Edhe atëherë, Bashkësia Islame ishte një faktor stabiliteti. Kjo nuk ishte një çështje e kohës, ajo ishte zgjedhja jonë, "shtoi Zukorliç. Edhe pse Këshillat kombetar të Serbisë merren kryesisht me çështje të gjuhës, arsimit, kultures dhe mediave, ne fushate Myftiu u përqëndrua gjithashtu ne çështje të zhvillimit ekonomik dhe paraqiti kërkesat për themelimin e institucioneve të tilla si një akademi boshnjake e shkencës dhe të artit. Sipas Semiha Kacar, i Komitetit të Sanxhakut për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, "Njerëzit janë kthyer në premtimet e reja tani, të cilat ata shpresojnë se do të përmbushen, në krahasim me të mëparshmet". Të dy Kacar dhe Bajrovic kujtojnë premtimet boshe të ish-udhëheqësve të rajonit, për të marrë autostrada të reja për Sanxhak, një aeroport, një lidhje hekurudhore dhe mjete të tjera. Një nga premtimet e politikanëve kryesorë ishte gjithashtu qësi pjesë e planit të Serbisë për rajonalizim gjashtë komuna të Sanxhakut dtë formojnë një rajon të vetëm. Ky premtim nuk u realizua gjithashtu. Në vend të kësaj, gjashtë komuna janë shtuar në rajonin e Shumadise në të cilën zone zërat boshnjak do të jenë një pakicë e dalluar. per me shume http://www.balkaninsight.com/en/main/analysis/28842/? -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
