Es
Selam Alejkum We Rahmetullah We Bereketahu
Ne emër të Allahut te gjithë mëshirëshmit
mëshiruesit
Sigurimi më i mirë në botë...
Një numër i madh njerëzish mundohen të sigurojnë
jetën e tyre, pasurinë dhe gjëra tjera të çmuara, në sigurime shoqërore
ashtuqë
të shpëtojnë nga bezdisjet, rreziqet klimatike, vjedhjet etj, kështu
duke paguar
shuma të mëdha të hollash.Mirëpo, besimtari mund të sigurojë jetën e tij
në
këtë dhe në botën tjetër me gjithçka me disa fjalë, të cilat janë të
lehta në
gjuhë, e të rënda në peshore, në mizan, në Ditën e Gjykimit, e nëse i
praktikon
këto thënje mëngjesë e mbrëmje, do të jetë i ruajtur nga gjërat e këqija
në këtë
botë.
SIGURIMI PËR TË DY BOTËRAT- PËR DUNJA DHE PËR
AHIRET
1.Sigurimi i parë
I Dërguari i Allahut, alejhis selam, ka
thënë:
“Ai i cili falë sabahun, është nën mbrojtjen e
Allahut”
Transmeton Muslimi në
sahihun e tij, 1, fq.715.
2.Sigurimi i dytë
I Dërguari i Allahut, alejhis selam, ka
thënë:
„Kush lexon Ajetul Kursinë (Allahu la ilahe il lahu
el hajul kajum...) pas çdo namazi, nga hyrja në xhenet nuk do ta pengojë
asgjë
deri në vdekje”.Hadithin e ka vlerësuar sahih shejh El-Albani në
''Silsiletul-ehadith es-sahiha'' I. fq. 661.
3.Sigurimi i tretë
Lexo duanë ''Allahumme ente rabbi la ilahe ila ente halekteni
we ene `abduke we ene `ala `ahdike we ve`adike mestet`atu eudhu bike min
sherri
ma san`atu ebu`u leke bi ni`ametike `alejje we ebu`u bi dhenbi fagfir li
fe
innehu la jagfiru dhunube ila ente'' – ''O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka
të
adhuruar tjetër përveç Teje, Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt,do të
qëndrojë
besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj
mbrojtjen
Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i
pranoj
mëkatet e mija, ngase mëkatet askush tjetër nuk i falë përveç Teje” El-
Buhari.
“Kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në
të dhe vdes po atë natë do të jetë prej banorëve të xhennetit, poashtu
edhe në
mëngjes.”
SIGURIMI GJITHPËRFSHIRËS
I Dërguari i Allahut alejhis selam ka thënë:
“Kush e thotë këtë tri herë në mëngjesë dhe
në mbrëmje nuk i bëhet dëm asgjë:
Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me a ismihi shej un
fil erdi ve la fis-semai ve huves semiul alim”Me emrin e Allahut,
pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që
dëgjon
shumë dhe di çdo send''
Transm: Ebu Davud, Tirmidhi, Ibn Maxhe dhe
Ahmedi.
SIGURIMI I PASURISË
Jepe Zekatin të cilin
Allahu e ka caktuar si obligim dhe jepë sadaka, kështu do ta rruash dhe
shtosh
pasurinë tënde!I Dërguari i Allahut, alejhis selam, ka
thënë:
''Nuk ka asnjë ditë që gdhijnë robtë e Allahut, e
që dy melekë lëshohen dhe njëri nga ata thotë:Allahu im, dhuroj edhe më
tepër
atij që ndanë (pasuri), e tjetri thotë:Allahu im, shkatërroja pasurinë
atij që
është koprrac“. (Buhariu dhe Muslimi)Gjithashtu, i Dërguari i
Allahut, alejhis-selam, ka thënë: "Sadakaja askujt nuk do tia paksojë
pasurinë"
Hadithin e transmetojnë Ahmedi,
Bezzari dhe Ibn Ebi Dunja.
SIGURIMI I FËMIJËVE
Bën mirë gjatë tërë jetës tënde, dhe ke frikë Allahun në punën në të cilën
je duke
bërë, sepseThotë Allahu, s.v.t.,në suren El-Kehf, 82.:''Përsa i përket
murit, ai ishte i dy
djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari)
dhe
babai i tyre ka qenë njeri i mirë…''Ndërsa Ibn Munkediri ka thënë:
''Allahu nga mirësija e njeriut do ta ruajë fëmijën dhe nipin e
tij”.
SIGURIMI SHËNDETSORË
Thotë Allahu subhanehu
ve teala:
“...pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat
stabilizohen'' (Er-Rad, 28.) Andaj kujtoje shumë
Allahun dhe do të kesh zemër të qetësuar dhe trup të shëndoshë. Thotë i
Dërguari i Allahut, alejhis-selam:"Shëroni të sëmurit
tuaj me sadaka." Hadithi hasen Albani.Prandaj
sadakaja është mburoja më e mirë kundër sëmundjeve.
SIGURIMI I DUASË
Nëse dëshiron që të pranohet duaja yte, lute Allahun për
vëllan tënd musliman, që Allahu ti japë atij atë që dëshiron.
Thotë i Dërguari i Allahut, alejhis-selam:
"Duaja e muslimanit për vëllanë e tij pranohet, Allahu dërgon pranë tij
(lutësit) të qëndrojë një melek, dhe kur të bën dua për vëllanë e tij,
meleku
thotë :Amin, edhe ty Allahu të dhashtë të njëjtën”
Transm.Muslimi nga Ebu Derda
SIGURIMI I GJUMIT
Thotë i Dërguari i Allahut,
alejhis-selam:Kush e lexon këtë (ajetul Kursinë) kur të bie në
shtrat, ai është i mbrojtur prej Allahut dhe nuk i afrohet atij shejtani
deri sa
të agoj mëngjesi”
Transm. imam El-Buhari.
SIGURIMI KUNDËR SHEJTANIT
Kur të dalësh nga shtëpia thuaj: "Bismilah,
tewekeltu ala Allah we la hawle we la kuwete ila bilah (Me emrin e
Allahut, në
Allahun u mbështeta dhe ska lëvizje e as forcë përveç me dëshirën e
Allahut)",
do ti thuhet: ''Je në rrugë të drejtë, të mjafton dhe të është falur,
ndërsa
shejtani do të qëndrojë larg teje''
Trans. Tirmidhi, sahih Albani Andaj vëlla
i dashur, dhe motër e nderuar, të sigurojmë jetët dhe pasuritë tona me
mesazhet
e atij i cili nuk flet nga vetvetja, dhe të pregaditemi për ditën ku nuk
do të
na bëjë dobi as malli as evladi, siç thotë i LartMadhëruari: ''...Ditën
kur
as evladi as malli nuk do ti bëjë dobi, me përjashtim të atij i cili vje
te
Allahu me zemër të pastër” (Sure Shu'ara, 88.)
Le të mundohemi që të shpërndajmë më
shumë Ketë Temë islame Për Hirë
te Allahut Bëhuni Prej Atyre qe sa Do pak e ndihmoni Fen e
Allahut :
O besimtarë, nëse ju ndihmoni
(fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe
u forcon këmbët tuaja(Muhammed 47:7)
Prandaj
Ndajeni pak Kohe Per Hir te Allahut dhe Le te jetë moto e jonë
"Kush e lenë një gjë për hir të Allahut,do
të ja kompensojë atë Allahu me diq edhe më të mirë"
Allahu i Shperblefte të gjithe
Ata qe Lexuan Këte Artikull
dhe e ndan me Vellezërit dhe Motrat Muslimane..
Allahume Amiin
Qmimi i Temes :
Një DUA Për Atë Qe e Përgaditi
Mos na
harroni në du'at e juaja...!!
Ue Selam Alejkum We
Rahmetullah We Bereketahu..!!
Hotmail: Free, trusted and rich email service. Get it now.
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur