Duaja e Hudejrit
Abdullah ibn Omeri, radij Allahu anhu,
transmeton se Muhammedi, salallahu alejhi ve selem, e ka dërguar një
ushtri në marshim luftarak, ndërsa në atë ushtri ka qenë një njeri i
cili quhej Hudejr. Ai vit ishte i rrallë dhe i thatë, ashtu
që Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, vështir i bartëte të gjitha
shpenzimet e ushtrisë me ushqim dhe nevoja tjera. Të gjithëve ju dha
pjesën e tyre, përveç Hudejrit. Atë, thjeshtë e harroi.
Megjithatë, ai ishte i durueshëm dhe nuk u ankua që
nuk morri ushqim dhe ujë. Shkonte në fund të kolonës dhe pandërprerë e
përmendte Allahun dhe e madhëronte Allahun duke thënë:
”La ilahe illallah, Allahu
ekber, subhan Allah, elhamdulilah, la havle ve la kuvete ila bilah!”
E pastaj do të thoshte:
”O Zoti imë, me të vërtet ky është
furnizim i mrekullueshëm.”
Për shkak të Hudejrit dhe rastit të tij Allahu e ka
dërguar engjëllin Xhibrilin që ta lajmëroj Pejgamberin, salallahu alejhi
ve selem, në lëshimin që e kishte bërë. Pas kësaj Muhammedi, salallahu
alejhi ve selem, e ka dërguar një sahabij që t’ia dërgoj ushqimin
Hudejrit, që ti dërgoj selam nga i Dërguari, salallahu alejhi ve selem,
dhe ti tregoj se Allahu e ka dërguar engjëllin Xhibrilin për shkak të
rastit të tij.
Kur sahabiu e arriti ushtrinë, e takoi Hudejrin duke e
përmend dhe duke e madhëruar Allahun pandërprerë. Atëherë ia përcjelli
selamin nga Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, dhe ia tregoj tërë
ngjarjen. Kur dëgjoi Hudejri tha:
”Falënderimi i takon Allahut i
cili më ka përmendur mbi shtatë kat qiej dhe përmbi Arsh, i Cili ka bërë
mëshirë në urinë dhe dobësinë time. O Zoti im, ashtu siç Ti nuk e ke
harruar robin Tënd Hudejrin, bëje që edhe Hudejri mos të harroj Ty
kurrë.”
Kur sahabiu u kthye dhe e lajmëroj Pejgamberin,
salallahu alejhi ve selem, Muhammedi, salallahu alejhoi ve selem, i tha:”Sikur
të kishe shikuar drejt
qiellit derisa Hudejri po fliste, drejt qiellit kishe për të parë
shndritje e cila e kishte mbuluar hapësirën në mes qiellit dhe Tokës.”
El-Arbiah 04
Rexheb 1431 / 13 06 2010
Nga libri:
”Margaritarët e mençurisë” – Abdusamed Bushatliq
www.botaislame.com
_________________________________________________________________
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur