*Duke pritur syfyrin-3 ( 21 .06.2010)*

*Hamdi Nuhiju*



Dashurinë nuk mund ta kuptosh po qe se nuk e ndjeve. Po u largua vetëm një
përqind prej teje, ajo të thyen dhe të bën dëm 100 përqind. Dashurinë ruaje,
kultivoje, ujite dhe vendose në mesin e miliarda zemrave në rruzullin
tokësor. Të mos fitosh etiketën e të larguarit, ki kujdes nga fjalët.

Dikush mendoi se është dashuri të shkelësh mbi nder, dhe po qe se e akuzove
për shkelje nderi do të etiketoj për shpifës. Ai tha:’ Unë të dua, nga
dashuria e bëra këtë gjë, dhe kjo nuk është shkelje nderi’, ndërsa ndjenjat
e mia filluan që të egërsohen ende më shumë. Prej kur qenka bërë dashuri
shkelja e nderit? Edhe në këto muaj të bekuar duke pritur begatitë e
pafundme të Allahut xh.sh. ne sprovohemi më së rëndi.



…….



Pas çdo lindje në këtë botë ka edhe një vdekje, dhe pas secilës vdekje
ekziston edhe një ringjallje. Besuan ateistët o nuk besuan ringjallja të
gjithë do na kaploj. Kjo gjë është e njëjtë me servimin e ujit të shijshëm
për syfyr. Por, nuk mund të jetë valide po qe se thyejmë gotën të mbushur me
ujin e syfyrit. Logjika kërkon nga ne që të ndërgjegjësohemi.

Nuk ka njeri pa gabime, prandaj në këtë natë syfyri na fal të gjitha gabimet
o Zot. E me zemër ia fala të gjithëve sikur Muhammedi s.a.v.s. Vahshiut r.a.

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan