1. Ti ruash lidhjet familjare: “Kushdo
që dëshiron që ti rritet
furnizimi i tij dhe vitet ti zgjaten, le ti mban lidhjet familjare.”
(el-Buhariu dhe Muslimi)
2. Të kryesh shumë namaze në 2 vendet e
shenjta (në Meke dhe Medine):
“Namazi në xhamin tim është superiorë me 1000 namaze diku tjetër, përveç
Mesxhid el-Haram, dhe namazi në Mesxhid el-Haram (Meke) është superior
prej vendeve tjera me 10 000 namaze.” (Ahmedi ibn Maxheh)
3. Ta kryesh namazin me xhemat. “Namazi
me xhemat është superior ndaj
namazit vetë me 27 herë.” (el-Buhariu dhe Muslimi)
4. Ta falësh namazin e Jacis dhe Sabahut me Xhemat: “Ai i
cili e fal
namazin e jacis me xhemat është sikurse të ishte falur gjysmën e natës.
Sa për atë i cili (gjithashtu) e fal namazin e Sabahut me xhemat, është
sikurse të ishte falur tërë natën.” (transmetuar prej Malikut dhe fjala
është e Muslimit i cili gjithashtu e raportoi atë.)
5. Ti kryesh namazet vullnetare në shtëpi. “Superioriteti
i namazit të
njeriut në shtëpinë e tij ndaj namazit të tij kur e shohin njerëzit
është sikurse superioriteti i namazit farz ndaj namazit vullnetarë.”
(el-Bejhakiu) “Namazi më superior është në shtëpinë e tij, me përjashtim
të namazeve farz.” (el-Buhariu dhe Muslimi)
6. Përmbajtja e disa çështjeve ditën e
Xhumasë. “Kushdo që merr gusel (e
lan kokën e tij, dhe është thënë: të ketë marrëdhënie me gruan e tij në
mënyrë që të jetë mënyrë që ta ulë shikimin ndaj harameve atë ditë)
ditën e Xhuma, pastaj shkon herët dhe para hutbes së parë, ecë dhe që
nuk kalëron (apo të ngas automjet), qëndron afër imamit, dëgjon dhe nuk
fletë – për çdo hap (që e bënë) ai ka shpërblim për vepra sa një vit ku
agjëron dhe qëndron në namaz gjatë tij.” (es-Sunen)
7. Slat ul-ishrak. “Kushdo që fal el-gadah (d.m.th. sabahun) me xhemat,
pastaj ulet dhe e kujton Allahun derisa të lindë dielli, pastaj i fal 2
reqate namaz, ka shpërblim të plotë sa Haxhi dhe Umrah (Pejgamberi,
salallahu alejhi ue selem, fjalën “të plotë” e përsëriti 3 herë për të
theksuar atë.)” (et-Tirmidhiu)
8. Të marrësh pjesë në ligjërata në
xhami. “Kushdo që shkon në xhami ku
nuk dëshiron diç tjetër pos të mëson apo ta mësoj dikën çka është mirë e
ka shpërblimin e një haxhiu i cili e ka kompletuar haxhin.”
(et-Tabarani)
9. Ta kryesh Umren në muajin Ramazan.
“Umrah në Ramazan është e
barabartë me Haxhin me mua.” (el-Buhariu)
10. Ti kryesh namazet farze në xhami.
“Kush e lënë shtëpinë e tij në
gjendje të pastër (me abdes) për ta kryer namazin farz, shpërblimi i tij
është sikurse i haxhiut në gjendje të ihramit (d.m.th. ai e ka
shpërblimin sikurse ai që e kalon kohën në ihram gjatë Haxhit).” (Ebu
Davudi) Pra kur ta lësh shtëpinë duhet të jesh me abdes, e jo të marrësh
abdes në xhami, përveç në rast të nevojshëm.
11. Të jesh prej njerëzve të safitë të
parë gjatë namazit me xhemat.
Irbad bin Sarijah, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I Dërguari i
Allahut salallahu alejhi ue selem, e ka pas zakon që të kërkojë falje
për (njerëzit) e safit të parë 3 herë, dhe për (njerëzit) e rendit të
dytë një herë.” (en-Nesai dhe Ibn Maxheh). “Allahu dhe melaiket e Tij
bëjnë salavate mbi (njerëzit) e rendit të parë.” (Ahmedi, me zinxhir të
mirë)
12. Të falurit në Xhamin Kubah në Medine: “Kushdo që merr abdes në
shtëpinë e tij dhe vije në Xhamin Kubah dhe falet në të e ka shpërblim
sikurse të Umres.” (en-Nisai dhe Ibn Maxheh)
13. Ta përsëritësh atë që e thotë muezini: “Thuaj siç thonë ata
(muezinët), dhe kur ta përfundosh, lutu dhe do të jepet.” (Ebu Davudi
dhe en-Nesai) Ajo është që të bësh dua pasi ta përfundosh së përsërituri
atë që e thotë muezini.
14. Ta agjërosh Ramazanin dhe ta pasosh me 6 ditë të Shevalit. “Kushdo
që e agjëron Ramazanin, pastaj e pason me 6 (ditë) të Shevalit, është
sikurse të ketë agjëruar tërë kohën.” (Muslimi)
15. Ti agjërosh 3 ditë çdo muaj. “Kushdo
që i agjëron 3 ditë çdo muaj,
është sikur të ketë agjëruar tërë kohën.” (et-Tirmidhiu). Kjo përkrahet
prej ajetit, “Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit)
shpërblehet dhjetëfish.” Një ditë e barabartë me 10 ditë.
16. Të japësh ushqim për agjëruesit:
“Kushdo që jep ushqim për ta
ndërprerë agjërimin e një agjëruesi e merr shpërblimin e një agjëruesi,
pa ju pakësuar në asnjë mënyrë shpërblimi i agjëruesit. ” (et-Tirmidhiu
dhe Ibn Maxheh)
17. Të qëndrosh në namaz në Natën e Kadrit. “Nata e Kadrit është më e
rëndësishme se një mijë muaj!” [Kur'an 97:3], që është superiorë ndaj
rreth 83 vite adhurimi.
18. Xhihadi. ”Të qëndruarit e një burri në radhë (saf) në rrugën e
Allahut është superiorë ndaj 60 viteve të adhurimit.” (el-Hakim). Ky
është superioriteti i të qëndruarit në radhë, pra e çka thua për atë i
cili lufton në rrugën e Allahut për 1 ditë, apo 1 muaj, apo 1 vit?
19. Ribat. “Kushdo që e zë një pozicion (në kufijtë e tokave muslimane,
në të cilat pritet armiku) për një ditë dhe një natë në rrugën e Allahut
e ka shpërblimin e atij që agjëron dhe qëndron në namaz për një muaj,
dhe kushdo që vdes në atë gjendje do të merr shpërblim të vazhdueshëm të
ngjashëm me atë dhe (gjithashtu) do të shpërblehet me furnizim dhe do
të shpëtohet prej el-Fetan.” (Muslimi) El-Fetan është dënimi i varrit.
20. Vepra të devotshme në 10 ditët e para të Dhil Hixhes. “Nuk ka ditë
ku veprat e devotshme janë më të dashura për Allahun se sa në këto
dhjetë (ditët e Dhul Hixhes).” Ata thanë, “O i Dërguar i Allahut, derisa
edhe se sa xhihadi në rrugën e Allahut?” Ai tha, “Derisa as xhihadi në
rrugën e Allahut, pos atij i cili shkon me pasurin e tij, dhe nuk
kthehet me asnjërën prej tyre (jetën dhe pasurin).” (el-Buhariu)
21. Të lexuarit e shpeshtë të sureve Kuranore. “Kul Huvallahu Ehad është
i barabartë me 1 të 3 e Kuranit dhe “Kul ja ejuhel Kafirun” është sa 1 e
4 e Kuranit.” (et-Tabarani)
22. Istigfari. “Kushdo që kërkon falje për besimtarin dhe besimtaren,
Allahu do t’ia shkruaj atij shpërblim për çdo besimtarë dhe besimtare.”
(et-Tabarani)
23. Ti përmbushësh nevojat e njerëzve. “Që të shkoj me vëllain tim
musliman (në përmbushjen e) nevojës së tij është më e dashur për mua se
sa të qëndroi në itikaf një muaj në xhami.” (Ibn Ebi Dunja)
24. Dhikri. Të them ‘Subhan Allah, vel-Hamdu liLah, ve laa ilahe il
Allahu vallahu Ekber’ është më e dashur për mua se sa ajo mbi të cilën
lind dielli.” (Muslimi) “Kushdo që hynë në treg dhe thotë: Laa ilahe il
Allah vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul Hamdu juhji ve jumitu
ve huve Hajun la jemut, bi jedihil hajr, ve huve ala kuli shejin kadiir
("Askush tjetër e asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut
të Vetëm e të Pashoq, Ai është Zotëruesi i gjithçkaje (në qiej e në
Tokë). Vetëm Atij i përket falenderimi (ynë). Ai i vdes (njerëzit) dhe i
ringjall ata (Ditën e Tubimit të Madh). Ai është i Gjallë e i
Pavdekshëm. Në dorën e Tij janë të mirat, që na vijnë. Ai është i
Plotfuqi-shëm mbi gjithçka.") Allahu do të shkruaj për atë 1 milion
vepra të mira, do të fshij 1 milion të veprave të tij të këqija dhe do
të ngritë atë në 1 milion shkallë.” (et-Tirmidhiu) Ka shumë dhikre të
tjera për të cilat shpërblehesh pa masë, siç është e mirënjohur. “Janë
dy bekime ku shume njerëz i humbin: Shëndeti i mirë dhe koha e lirë.”
(el-Buhariu)
25. Vepra të lehta të barabarta në shpërblim me Haxhin. Muslimi raporton
se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë, “A nuk e ka bërë
Allahu për ju namazin e jacis me xhemat të barabartë me haxhiun, dhe
namazin e sabahut me xhemat të barabartë me Umren.” dhe “Kushdo që shkon
në një namaz me xhemat, është sikurse haxhi, dhe kushdo që shkon (për
ta kryer) namazin vullnetarë, është sikurse Umreh vullnetare.” (Sahih El
Xhemi, 6432) dhe “Kushdo që e fal namazin e sabahut me xhemat, pastaj
ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lind dielli, pastaj i fal 2
rekate, ai do ta merr shpërblimin e Haxhit dhe Umres – të plotë, të
plotë, të plotë.” (Sahih El Xhemi, 6222) Vërtetësishtë është raportuar
se njerëzit thanë, “O i Dërguar i Allahut! Të pasurit e morën
shpërblimin e ahiretit, ata e bëjnë Haxhin e ne jo, ata marrin pjesë në
xhihad ndërsa ne jo. Pra Pejgamberi salallahu alejhi ue selem. Tha, “A
të ju drejtoj në diç, nëse i përmbaheni asaj, ju do të vini me diç më të
mirë se sa ata që do të vijnë me atë: Që ju të thoni Allahu Ekber 34
herë, dhe Subhan Allah 33 herë, dhe Elhamdulilah 33 herë, në fund të çdo
namazi.”; “Kur ndonjëri prej nesh lutet për vëllain e tij, engjëlli i
thotë: Amin, edhe për ty të njëjtën.” (Sahih El Xhemi, 2143) Pra lutu
për vëllain tënd haxhi që Allahu ta pranoj Haxhin e tij dhe t’ia jap
atij shpërblimin e tij
Le
të mundohemi që të shpërndajmë më shumë
Ketë Temë islame Për Hirë
te Allahut Bëhuni Prej Atyre qe sa
Do pak e ndihmoni Fen e
Allahut :
O besimtarë, nëse ju ndihmoni
(fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe
u forcon këmbët tuaja(Muhammed 47:7)
Prandaj
Ndajeni pak Kohe Per Hir te Allahut dhe Le te jetë moto e jonë
"Kush e
lenë një gjë për hir të Allahut,do
të ja kompensojë atë Allahu me diq edhe më të mirë"
Allahu
i Shperblefte të gjithe Ata qe Lexuan Këte Artikull
dhe e ndan me Vellezërit dhe Motrat Muslimane..
Allahume Amiin
Mos na harroni në du'at e
juaja...!!
A të kushton diçka nëse lutesh
për muslimanët?
(Mos harro se të njejtat lutje i bëjnë
melaiket pastaj për ty)
O, Zot bëje zjarrin e ndaluar për atë
që lexon dhe e shperndan këtë dhe vendose në
vendin më të lartë në Firdeus!
Ue Selam Alejkum We Rahmetullah We
Bereketahu..!!
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft. Get it now.
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur