Myslimanët e Sanxhakut kërkojnë autonomi nga Serbia, Mali i Zi http://www.zhurnal.mk/mk/cont.asp?k=251209105445&s=291209165340&ID=1681010543
16 Gusht Novi Pazar - Myslimanët e rajonit të Sanxhakut po kërkojnë autonomi territoriale dhe politike nga Serbia dhe Mali i Zi për 11 komunat ku ata janë shumicë. Asambleja Kombëtare e Sanxhakut, në krye me myftiu Muamer Zukorlic ka shpalosur këtë kërkesë gjatë fund-javës dhe kërkojnë që rajoni i Sanxhakut, i cili është i ndarë në dysh (gjysma në Serbi dhe gjysma tjetër në Mali të Zi) të ketë një autonomi territoriale dhe politike. Kjo asamble përmes një deklarate kërkoi që qytetet e banuara me shumicë myslimane në Serbi dhe Mal të Zi, të jenë një entit i bashkuar me statusin prej autonomie. Ndërkohë reagimet e para prej disa partive politike të sanxhaklive në mal të Zi nuk kanë qenë të mirë, raportojnë media serbe. Rajoni i Sanxhakut, përbëhet nga gjashtë komuna në Serbi (Novi Pazar, Sjenica, Tutin, Prijepolje, Novi Varos dh Priboj) dhe pesë në Mal të Zi (Pljevlja, Bijelo Polje, Beran, Rozhajë, and Plavë). * / Zhurnal /* -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
