Kanali Televiziv Gjerman RTL 2 me shërbim të veçantë gjatë muajit të Ramazanit
 
 
http://www.thelocal.de/society/20100810-29067.html
 
Kanali televiziv gjerman RTL2 tha të martën se ka nisur një shërbim të veçantë 
për shikuesit muslimanë gjatë muajit të Ramazanit duke i informuar për çdo ditë 
për kohën e syfyrit dhe iftarit.

"Ju mund ti thoni të gjitha që ju pëlqejnë  rreth integrimit, por kemi dashur 
të 
dërgojmë një sinjal të qartë," tha Carsten Molings, kreu i marketingut të 
kanalit RTL2, në një deklaratë. "RTL2 bën programe për të gjithë njerëzit dhe 
pasuesit e të gjitha feve. Ashtu si çdo vit në programet  e kanalit tonë 
reflektojnë krishtlindjet dhe pashkëtdëshirojmë ta bëjmë të njëjtën gjë edhe 
për  Ramazanin."

Muslimanët praktikojnë agjërimin e Ramazanit në mes të lindjes dhe perëndimit 
të 
diellit, që do të thotë se në Evropë asgjë nuk mund të kalojë në buzët e tyre 
për 16 orë. RTL2 do të tregojë një mesazh në ekran në këtë kohë. Muaji i 
shenjtë 
pritet të fillojë të mërkurën në të shumtën e botës ose një ditë më vonë, në 
varësi të shikuarit e hënës një natë më parë.Këshilli Qendror për Muslimanët në 
Gjermani ( ZMD) që përfaqëson rreth katër milionë besimtarë të Gjermanisë e 
përshëndeti vendimin e RTL2.
 “ Kjo tregon se sa i sukseshëm është integrimi në këtë vend” tha sekretari i 
përgjithshëm  i ZMD-së Aiman Mazyek në një deklaratëe, “ Veprimet si ky janë 
një 
shembull për të gjithë.”
 "Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith" 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan