*Besimtarët dhe muaji i Ramazanit*

*Hamdi Nuhiju*

* *

Muaji i shenjtë i Ramazanit dallon prej të gjithë muajve tjerë. Nëse të
gjithë muajt tjerë janë për të gjithë njerëzit, atëherë muaji i Ramazanit
është vetëm për besimtarët mysliman.

Nëse të gjithë muajt tjerë të japin mundësi të jetosh dynjanë sikur i
çmendur pas saj, muaji i Ramazanit, besimtarëve mysliman i mundëson që të
jetojnë jetë zuhdi shpirtëror.

Të gjithë muajt tjerë udhëtojnë në karvanin e shpirtit të njeriut sikur të
ishin njerëzit vet. Muaji i Ramazanit njerëzit nga trup e shpirt i shndërron
në ‘shpirt’ që kërkon begatitë e pafundme të Allahut xh.sh.

Muaji i Ramazanit ndryshon jetën e njeriut. Bile edhe armikun më të madh të
Islamit dhe myslimanëve, të Allahut dhe Pejgamberit s.a.v.s. e zbutë dhe e
bën të ndjehet i turpëruar.



Thotë Mevlana Xhelaludin Rumi:*” Dikush e përmendte me tallje emrin e
Ahmedit,*

*                                                         Goja iu
shtrembërua dhe ashtu i mbeti!*

*                                                         Unë u talla me ty
nga injoranca,*

*                                                         Kurse tani u bëra
që të tallen të tjerët me mua!”*

( Mesnevi 1/810)



Ka shumë njerëz në mesin tonë që e përmendin me tallje emrin e
Ahmedit/Muhammedit s.a.v.s. Ata i thuan fjalë më të këqija që ekzistojnë në
vokabularin e një gjuhe të thjeshtë. Por, gjatë muajit të Ramazanit nëse ata
tentojnë që të vazhdojnë rrugën e talljes, Allahu xh.sh. tallet me to duke i
bërë njerëzit tjerë që të tallen me të.



Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:*” Çdo vepër e
njeriut shtohet, e mira prej dhjetë deri në shtatëqind herë. Zoti i
Madhëruar thotë:” Përveç agjërimit, sepse ai është për Mua dhe unë e
shpërblej, sepse ai braktisi kënaqësinë dhe ushqimin për Mua. Për agjëruesin
ka dy gëzime: gëzimi i parë është në iftar kurse i dyti në takimin me Zotin
e tij. Era e keqe nga goja e agjëruesit është më e mirë se sa aroma e
miskut.” *( Buhariu dhe Muslimi)



Ky hadith madhështor përveç që është një sihariq i madh për besimtarët
mysliman, ai është edhe një njoftues për ndryshimin e jetës së njeriut për
para dhe pas muajit të Ramazanit. Veprat e mira shtohen në shpërblim nga ana
e Allahut xh.sh., ndërsa dënimi për veprat e këqija është i merituar dhe jo
i shtueshëm. Njeriu besimtar braktisë kënaqësinë dhe ushqimin në muajin e
shenjtë të Ramazanit që ti ngjasojë shpirtit të tij dhe ashtu të veproj deri
në bindje të plotë ndaj Allahut xh.sh.

Në mesin tonë ende mund të gjejmë njerëz të cilët arsyetohen në mënyra të
ndryshme për mos agjërim të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ata kanë dalë në
pah, sidomos në këtë vit, kur koha është shumë e nxehtë,  dhe dita shumë e
gjatë. Ata arsyetohen se nuk munden të agjërojnë, ndërsa harruan se një prej
shtyllave të agjërimit është bërja e nijetit, ose qëllimit pse ti agjëron.
Ka njerëz të tjerë që për të parën herë filluan të agjërojnë në këtë muaj,
dhe nuk po ndjejnë asnjë pengesë, ose mundim për të agjëruar. Njeriu kur bën
nijetin për Allahun xh.sh., për të vazhduar një punë, ose për të lënë ndonjë
punë ose ves të keq, nuk ka dyshim se atij nijeti i ndihmon edhe Allahu
xh.sh. Por, kur shkundemi prej nijetit dhe nuk arrijmë deri tek caku
përfundimtarë i një nisme, atëherë kemi probleme serioze me besimin tonë në
Allahun xh.sh.



Thotë Mevlana Xhelaludin Rumi:”  *Një pikë diturie që kam në shpirt,*

*                                                          Nga dëshira dhe
kurmi mbroma, o Zot!*

*                                                          Çliroje atë para
se ta mbulojnë këto dhera,*

*                                                          Para se ta thajnë
këto erëra*”. ( Mesnevi 1/1880)



 Ramazani është muaji i lutjes dhe i diturisë. Njeriu nuk guxon që ti
lëshojë begatitë e muajit të Ramazanit, e të mos lutet për diturinë e tij,
për shtimin e diturive të tij, ose edhe për shtimin e diturive në nivel
global të ummetit mysliman. Njeriu ka nevojë që dijen e tij ta ketë konform
me  urdhrat e Allahut xh.sh. e assesi jashtë tyre. Ai njeri që e sheh veten
të pavarur nga lutja, me siguri e sheh veten edhe jashtë mëshirës së Allahut
xh.sh. Muaji i shenjtë i Ramazanit erdhi për ato që kanë sy, veshë e
ndjenja. Të vdekurit-të gjallë, janë të vdekur edhe pse mbi tokë ecin...

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan