Kisha, Galileo dhe
Muhammedi a.s.
Në shekullin e shtatëmbëdhjetë Kisha e hodhi poshtë njërin
nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës, Galileo Galilei. Kurse
dhjetë shekujsh para kësaj, Kisha e refuzoi personalitetin më madhështor të
njerëzimit dhe të dërguarin
e fundit të Zotit, Muhammedin a.s.
Ajni Sinani
Në Mesjetë Kisha e hodhi
poshtë teorinë e Galileos. Teoria e tij është një e vërtet shkencore e dëshmuar.
Në shekullin e XX, pas gati 400 vjetësh, Kisha do të
detyrohet ta pranoj teorinë e tij.
Në shekullin e shtatë Kisha e refuzoi të dërguarin
e Zotit, Muhammedin a.s. Misioni i tij hyjnor është gjithashtu një e vërtet.
Kjo sot dëshmohet nga më shumë se 1 miliard
e gjysmë muslimanësh dhe nga dhjetëra e dhjetëra mijëra konvertues të
rinj që për çdo vit në Amerikë, Evropë dhe anekënd botës e pranojnë Islamin.
Kjo ka bërë që feja Islame të jetë feja me përhapje më të shpejtë dhe më të
madhe në botë. Prandaj shtrohet pyetja se a do
ta detyrohet Kisha që ndonjëherë ta pranoj Muhammedin a.s.?!
Galileo është shkencëtar dhe
filozof italian që themeloi shkencën e
termodinamikës, i cili jetoi midis viteve 1564 dhe 1642. Ishte prej
shkencëtarëve të parë perëndimor që e njohu
teleskopin. Në 25 gusht të vitit 1609 u tregoi tregtarëve të Venedikut
për teleskopin. Ky mjet do t‘i sillte Galileos jo vetëm pavdekshmëri në lëmin e
shkencës, por edhe shumë shqetësime.
Galileo diskutoi për sistemin gjeocentrik
të Ptolemeut dhe sistemin heliocentrik të Kopernikut. Sipas Ptolemeut Toka
është në qendër të universit dhe
asnjëherë nuk lëviz, kurse Dielli dhe planetët i vinin rreth e rrotull asaj.
Kurse sipas Kopernikut Dielli është në qendër të
sistemit diellor, kurse planetët tjera rrotullohen
rreth tij. Galileo mbështeti teorinë e Kopernikut, se: 1. Toka është sferike
dhe jo e sheshtë; dhe 2. Toka sillet rreth Diellit e jo Dielli rreth Tokës.
Në Mesjetë Kisha nuk lejonte që mendja e njeriut
të mendonte lirshëm rreth çështjeve të universit. Ajo kërkonte që studimet
shkencore
të mos kundërshtonin interpretimet e saj. Komentimi i shenjtorëve të Biblës
sipas
Kishës ishte i shenjtë dhe vetëm ata kishin të drejtë ta shpjegojnë universin.
Inkuizicioni i saj ishte shumë i ashpër
ndaj heretikëve (njerëzit pa fe) sikurse i cilësonte ata që kundërshtonin
mësimet kishtare. Ajo i ndëshkonte me djegie dhe tortura të ndryshme të gjithë
ata që thonin se Toka është e rrumbullakët, sepse, sipas Dhiatës së Vjetër, Toka
ishte e sheshtë. Për pasojë teoria e Galileos u
vlerësua e kundërt me besimin e krishterë kurse vetë ai u
anatemua.
Kisha në ato kohë ushtronte pushtet absolut
dhe zhvillonte gjyqe fetare në vende të ndryshme katolike në Evropë,
veçanërisht në Itali
dhe Spanjë. Galileo u soll para gjyqit të shenjtë të Kongregatës- Ikuizicionit
më 22 korrik 1633 dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ky vendim do të jetë
goditje e rëndë
për shkencën në Itali për disa shekuj.
Megjithëse Kisha ia doli
që në një masë të konsiderueshme ti ndaloj disa përpjekje për dije dhe shkencë
ajo
nuk arriti ta shuaj zellin për shkencë i cili motivohej nga studimet e
dijetarëve
muslimanë. Priftërinjtë e luftonin dijen sepse donin të ruanin pozitën e Kishës
që
bazohej në legjenda dhe druanin se mos u ikte pushteti nga dora. Ata ishin
kundër dijes edhe për faktin sepse, sikurse vlerëson Muhamed Kutub dhe shumë
studiues të tjerë, shkenca vinte nga burime muslimane dhe për këtë arsye
shkenca me vete sillte përhapjen e Islamit në Evropë.
Me kalimin e kohës ndikimi i Kishës u zvogëlua kurse ditura dhe
shkenca u përhapën kudo. Dija dhe shkenca fitoi epërsi ndaj Kishës, kurse
ndikimi i saj
i takoi së shkuarës. Kisha u detyrua që të pranonte
realitetin e ri të krijuar. Prandaj, Galileon që më parë e kishte shpallur
heretik dhe blasfemues të fesë krishtere ajo u detyrua ta shpall si një hero në
mesin e heronjve të shkencëtarëve të botës. Rasti i Galieos u konsiderua si një
fatkeqësi në historinë e Kishës dhe një shembull i trajtimit jo-shkencor.
Në vitin 1980, pas gati 400 vjetësh të
vdekjes së Galileos, Kisha formoi një Komision prej tetë anëtarëve: dijetarë në
matematikë, teologji dhe histori për të përcaktuar pozitën e tokës kundrejt
diellit. Pas diskutimit Komisioni pranoi se shkenca kishte provuar
përfundimisht se
Toka rrotullohet rreth Diellit dhe se Galileo padyshim e kishte thënë të
vërtetën, e vërtetë
kjo që ishte kundërshtuar për më shumë se tre shekuj nga mendja e krishterë.
Në maj të vitit 1983 një takim të veçantë dhe
historik të kryesuar nga vetë Papa Pali II në Vatikan morën pjesë një numër i
madh historianë, teologë katolik, dhe shkencëtarë. Papa e hapi takimin duke
njohur
gabimin e Kishës dhe pranoi se Galileo kishte të
drejtë.
Pse Kisha e anatemoi Galileon në
shekullin 17, kurse e pranoi më pas në shekullin 20?! Kjo, sepse Galileo në
shekullin e 17 ishte një person që shihej me dyshim dhe zhvilloheshin polemika
dhe debate kundër tij, ndërkaq në shekullin 20 ai doli fitues dhe qëndronte lart
polemikave dhe dyshimit.
Kisha gjithashtu e mohoi Muhammedin a.s. në
shekullin e 7. Ajo mbetet borxhli ndaj Muhammedit a.s. Madje Kisha
dhe priftërinjtë e saj mbajnë një përgjegjësi të konsiderueshme në përshkrimin
e Muhammedit a.s. me epitete të ulta dhe denigruese.
Ka shumë prova dhe dëshmi historike e shkencore që konfirmojnë të qenurit e
Muhammedit i dërguar i Zotit, dhe madje nuk ka kurrfarë bazë reale për refuzim
e kësaj të vërtete.
Kisha e shleu një pjesë të padrejtësisë së saj
ndaj Galileos, por a thua një ditë Kisha do ta shlyej një pjesë të padrejtësisë
së saj ndaj Muhammedit a.s?!
Kisha e njohu Galileon por nuk e ka njohur Muhammedin a.s. Kjo për shkak të
rezultateve dhe
pasojave të ndryshme në të dy rastet. Galileo ishte astronom dhe pranimi i tij
nuk solli konsekuenca për Kishën, përkundrazi.
Ndërkaq, vështirë se mund të ndodh që një ditë
Kisha të bëj me Muhammedin a.s. një veprim të ngjashëm sikurse me rastin e
Galileos. Kjo, sepse pranimi i të vërtetës hyjnore që solli Muhammedi a.s. nga
ana e Krijuesit të
gjithësisë do të thotë shembje e krishterizmit dhe rrënim i Kishës dhe papatit
të saj. Dhe është e qartë se Kisha nuk është e gatshme që për hir të kësaj të
vërtete
absolute të sakrifikoj vetveten.
(Shënim: Për këtë
shkrim kam shfrytëzuar shkrimin e Hiba Osama “El Kenisetu, ve Galileo ve
Muhammedun alejhis salatu ves selam”.)
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur