*Dushk i Daut Dautit*

*Hamdi Nuhiju*

* *

*( reagim ndaj shkrimit Kur predikuesit i përziejnë kapuçat, të botuar në
Gazetën Koha e re, me datë 30.08.2010)*



Shqetësimi i Daut Dautit në shkrimin e tij është shqetësim i përgjithshëm i
mbarë myslimanëve shqiptarë. Ne gjithmonë tentojmë që të ruajmë dhe
kultivojmë tolerancën dhe mirëkuptimin midis popujve dhe feve të ndryshme. E
asesi të nxisim dhunë, urrejtje e përçarje midis popujve e etniteteve të
ndryshme. Por, propaganda e Dautit më duket e pa sinqertë në këtë kohë, me
këtë frymë. Gjendemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, prandaj edhe duhet
sqaruar disa gjëra esenciale nga sfera që ceki autori ynë.

Dauti paska dëgjuar një ilahi në një radiostacion që thirr në intolerancë
ose në vrasje të ‘shkijeve’ dhe bashkim të myslimanëve. Sinqerisht prej kur
e mbaj mend veten si mysliman nuk kam dëgjuar asnjë ilahi në gjuhën shqipe
që thirr në vrasje kundër shijeve. Po, kam dëgjuar ilahi xhihadi që janë
ilahi të logjikshme dhe të përshtatshme për të gjithë njerëzit, por ilahi
siç thotë autori ynë, asnjëherë. Mos ndoshta e ka fjalën për ilahinë që
përgatitën disa mendjelehtë shqiptarë për Bin Ladenin. Nëse e ka fjalën për
atë ilahi, atëherë unë bëhem krah me Daut Dautin dhe luftojë ato fenomene
dhe dukuri që paraqiten nga një pjesë e popullit tonë.

Në kulm të shkrimit të tij, Daut Dauti sjell shembullin e axhës së
Pejgamberit s.a.v.s. që triumfalisht nuk e ka pranuar Islamin deri në
përfundim të jetës. Dhe kjo gjë paraqet një formë të intolerancës së një
publicisti laik i cili haptas sjell shembuj kundër bashkimit të myslimanëve,
por edhe kundër pranimit të Islamit nga njerëzit e ndryshëm në rruzullin
tokësor.

Autori ynë krenohet me veprën e Pjetër Bogdanit i cili në Çetën e Profetëve
shanë Pejgamberin s.a.v.s. Ai me këtë gjë dëshiron që në mënyrë intolerante
t`ia imponoj një figurë ‘kombëtare’ shumicës së popullit shqiptarë që janë
mysliman. Nëse Pjetër Bogdani ka folur shqip dhe ka sharë shqip Profetin
Muhammed s.a.v.s. atëherë ai për mua si shqiptarë mysliman nuk ka asnjë
vlerë njerëzore e të mos flasim të jetë njëri prej pararendësve të kulturës
së popullit tim. Populli im shqiptarë është popull i civilizuar dhe nuk
krenohet me figura të tilla që subjekt të shkrimeve të tij kanë fyerjet dhe
sharjet e profetëve të ndryshëm. Unë nuk pajtohem as me sharjen e Profetit
Isa dhe Musa a.s. jo vetëm për Profetin Muhammed.

Autori ynë dëshiron që në mënyrë intolerante të na shtyj me zor ta duam
Gjergj Kastriotin-Skënderbeun një njeri që ka luftuar kundër Perandorisë
Osmane-Islame ( me gjitha mangësitë dhe të mirat që ka pasur) në emër të
Vatikanit dhe kryqit e asesi në emër të shqiptarizmës. Nëse ai krenohet me
Gjergj Kastriotin-Skenderbeun, le të krenohet gjithë ditën e gjithë natën,
por nuk ka të drejt që në mënyrë të dhunshme t`ia imponoj këtë figurë
shqiptarëve mysliman.  Vlerë e jona nuk është gjuha që flasin ‘heronjtë’
tanë. Por, vlerë mund të konsiderohet vepra dhe punët që kanë bërë këta
heronj për popullin tonë.

Nëse Nënë Tereza paska qenë shqiptare, pse ka folur shqip, ajo do të ketë
respektin tim deri në masën e caktuar për veprën që ka bërë, por asesi nuk
mund të jetë heroinë e imja, ose krenari.

Për Daut Dautin vlerë të veçantë paraqesin veprat e Ismail Kadaresë të cilat
në mënyrë direkt dhe indirekte deformojnë faktet historike duke e paraqitur
Perandorinë Osmane si më të zezën e të zezave. Ai kërkon që në mënyrë
intolerante shqiptarët mysliman ta duan Ismail Kadarenë kur ai haptas na
thërret që të kthehemi në Krishterizëm. Nuk di, çfarë kontesti kombëtar ka
thirrja e Ismail Kadaresë në krishterizëm që të krenohem unë si shqiptarë me
të?

Në njërën mënyrë ose në tjetrën Daut Dauti dëshiron që të theksoj se ne si
shqiptarë mysliman duhet që të largohemi nga feja, ose edhe të jemi fetar aq
sa dëshiron laicizmi ose projektet e huaja për instalimin e figurave të
ndryshme në trungun tonë.

Ai, pra Daut Dauti është kundër bashkimit të myslimanëve kur ka parasysh
bombat që po shpërthejnë për çdo ditë nëpër xhamitë e myslimanëve. Por,
autori edhe këtu na është i pasinqertë duke mos treguar realitetin e
shpërthimit të atyre bombave, se kush po imponon luftë dhe dhunë në ato
vendeve, myslimanët, apo qarqet e ndryshme ndërkombëtare.

Bëri mirë që përmendi turqit në shkrimin e tij, ku tha se të gjithë turqit
nuk janë mysliman. Në Turqi feja krishtere mbrohet me ligj, ndërsa feja
islame jo. Në Shqipëri mbi 80% mysliman, del një Kastriot Myftaraj dhe
kërkon që ta bëjë të jashtëligjshëm Islamin në atë vend duke i dëbuar
“islamikët” nga Shqipëria përmes luftës e dhunës. Askush asgjë nuk mundet
t`i bëjë atij. Ndërsa hoxhallarët shqiptarë që model kanë një shtet ku me
ligj mbrohet krishterimi, gjenden nëpër qelitë e Shqipërisë, Maqedonisë e
Kosovës të dënuar padrejtësisht vetëm se duan të jetojnë si mysliman
shqiptarë që e duan kombin dhe fenë.

Autori ynë e përfundon shkrimin e tij me këto fjalë:” Dhe të qenurit
shqiptar i ndryshëm nga myslimanët, nuk duhet ata t’i dëbojmë nga trungu
kombëtar, siç ka ndodhur me ortodoksët shqiptarë këtu në Maqedoni.”

Këtë gjë po kërkon Kastriot Myftaraj me tutorët e tij duke i dëbuar
myslimanët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, e nuk e kërkojnë
myslimanët asnjëherë.

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan