Suspendimet e BIK’ut
Vendimi për suspendim të Xhabir Hamitit, sekretar i FSI-së dhe Emin Behramit,
profesor në Medrese, është në proces. Përderisa Hamiti nuk e di arsyen e
suspendimit, Behrami është i bindur se një vendim i tillë është marrë pasi ai
ka
shumë dëshmi për keqpërdorimet në Medrese, që sipas tij, shkojnë deri te
ngacmimet seksuale. BIK’u thotë se që të dy të suspenduarit kanë qenë të
padëgjueshëm.http://www.gazetaexpress.com/web/index.php?/artikujt/lexo/37631/C4/C15/
Nga Lirita Halili më 01.09.2010 në ora 8:10
Xhabir Hamiti, sekretar i Fakultetit të Studimeve Islame dhe Emin Behrami,
profesor në Medresenë “Alauddin”, janë në prag të suspendimit.
Si arsyetim për marrjen e një vendimi të tillë, që është akoma në proces, është
se këta të dy kanë qenë të padëgjueshëm.
Përkundër Naim Tërnavës, myftiut të Kosovës, i cili nuk ka dashur të
prononcohet
për këtë çështje, Resul Rexhepi, sekretar i BIK-ut, pohon se Bashkësia Islame
ka
fakte që e mbështesin këtë vendim.
“Ne kemi shumë lëndë që kanë ardhur nga Fakulteti dhe Medreseja për Xhabirin
dhe
Eminin, megjithatë akoma nuk është marrë ndonjë vendim konkret për këtë
çështje”, tregon Rexhepi për Express.
Përderisa, sipas tij, vendimi për suspendim është akoma në proces, ai nuk mund
të flasë asgjë tjetër për këtë punë.
“Por, as unë, e as myftiu Tërnava nuk kemi lidhje për një vendim të tillë, i
cili është në proces. Këtë vendim e ka marrë Bashkësia Islame e Kosovës, në
mbledhjet që ajo mban”, thotë Resul Rexhepi, sekretar i BIK-ut.
Ndërsa Xhabir Hamiti, emri i të cilit ndodhet në listën e të suspenduarve,
thotë
se pa e parë vendimin, në bazë të çfarë faktesh janë bazuar udhëheqësia e
BIK-ut, për ta suspenduar atë, ai nuk mund të flasë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...
Shpërndaje artikullin: "Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith"
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur