GJITHÇKA NË KUR'AN ËSHTË TEUHID
 
 Autor: Imam Ibnul-Kajjim (Allahu e mëshiroftë)
Burimi: “Medarixhus-Salikin” fq. 468-469.
 
Ibnul-Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“…çdo sure e Kur'anit përmban dy kategoritë e Teuhidit dhe janë argument për të 
dhe thirrje e hapur drejt tij. Me të vërtetë Kur'ani ose njofton rreth Allahut, 
Emrave të Tij, Cilësive të Tij, Veprave të Tij, Fjalëve të Tij; ky është 
Teuhidi 
i diturisë dhe i njoftimit.
Ose:
Ai është një ftesë e hapur për ta adhuruar Atë të vetëm pa i bërë shok në 
adhurim dhe të braktiset çdo gjë tjetër që adhurohet në vend të Tij; ky është 
Teuhidi i qëllimeve dhe veprave.
Ose:
Ai është urdhërim dhe ndalim për të realizuar Bindjen ndaj Tij, Urdhrat e Tij 
dhe Ndalesat e Tij dhe këto janë të drejtat e Teuhidit, obligimet dhe ato që e 
plotësojnë atë.
Ose:
Ai është njoftim rreth nderit që kanë Njerëzit e Teuhidit, atë çfarë u kanë 
punuar atyre në këtë jetë dhe nderi që do t’u jepet në jetën tjetër për shkak 
të 
tij; ky është shpërblimi i Teuhidit.
Ose:
Ai është njoftim rreth Njerëzve të Shirkut, atë çfarë do të pësojnë në këtë 
jetë 
dhe dënimi që presin ata (në jetën tjetër); ky është shpërblimi për ata që i 
kthejnë shpinën parimeve të Teuhidit.
 
Kështu që i tërë Kur'ani përmban Teuhid, të drejtat e tij, shpërblimin që ka 
ai; 
dhe po ashtu përmban çështjen e Shirkut, njerëzit e tij dhe dënimin që do të 
marrin ata.”


Përktheu Alban Malaj


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan