Duhani, por edhe alkoholi mund të shkaktojë
kancerhttp://www.gazetaexpress.com/web/index.php?/artikujt/lexo/38565/C9/C30/
Nga Express më 19.09.2010 në ora 10:05
Kohët e fundit, gjatë një bisede në programin televiziv të Dejvid Letterman,
aktori Michael Douglas tha se ishte diagnostikuar me kancer në grykë dhe se
kanceri ndodhej në fazën e katërt. Kjo është faza më e avancuar e kancerit, kur
tumori është zmadhuar dhe mund të përhapet. Douglas thotë se që në fillim të
verës ai ishte vizituar herë pas here tek mjeku duke u ankuar për ngjirje zëri
e
dhimbje grykësh, por kanceri mbeti i pazbuluar për disa javë deri sa në gjuhë
iu
shfaq një tumor me madhësinë e një arre. Aktori Douglas thotë se për sëmundjen
fajëson stilin e tij të jetesës. Ai ka pirë cigare e alkohol dhe ky lloj
kanceri
shkaktohet pikërisht nga duhani dhe pijet alkoholike.
Thuajse çdo njeri e di se duhani shkakton kancer, por pak vetë e njohin
rrezikun
që paraqet alkoholi. Dr. Philip Brooks i Institutit Kombëtar të Shëndetit thotë
se alkoholi është klasifikuar si karcinogjen, Çdo substancë që është
drejtpërdrejtë përgjegjëse për shkaktimin e kancerit quhet karcinogjen.
"Studimet kanë treguar se 4 gota alkohol në ditë shtojnë rrezikun e prekjes nga
kanceri në gojë, mëlçi dhe zorrën e trashë. Edhe pirja e moderuar që llogaritet
të jetë 1 gotë në ditë, për gratë mund të shtojë rrezikun për prekjen nga
kanceri në gji. Dhe rreziku është i njëjtë pavarësisht nëse personi pi birë,
verë, vodka etj.", thotë Dr.Philip Brooks.
Mënyra apo mekanizmi se në çmënyrë alkoholi shkakton kancerin ende nuk njihet
plotësisht. Teoria që mbizotëron sot në qarqet mjekësore është se pijet
alkoholike përmbajnë ethanol, i cili kur hynë në organizëm shpërbëhet ose
metabolizohet në acetaldehyde, substancë karcinogjene a kancerogjene. Ethanoli
në pijet alkoholike shndërrohet edhe në estrogjen që mendohet se shton rrezikun
për prekjen nga kanceri në gji.
Rreziku i kancerit nga alkoholi është vënë në dukje nga studimet e kryera mes
pjestarëve të sektit fetar Mormon, - që nuk përdorin alkohol - rastet e
kancerit
të gojës dhe të gjirit mes tyre ishin shumë të pakta. Aktori i njohur Majkëll
Douglas thotë se deri tani kanceri nuk është përhapur. Ai ka filluar trajtimin
me kimoterapi dhe rrezatime. Mjekët i kanë thënë se prognozat janë të mira, gjë
që edhe Douglas e beson. /voa/ "Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith"
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur