Njerëzit priren për të fshehtën dhe dëshira për të mësuar atë që nuk e dinë 
është e madhe. Studenti, posa del nga provimi, e kërkon rezultatin menjëherë. 
Natyrshëm, çdo besimtar pas muajit Ramazan dëshiron të dijë a është në listën e 
të pranuarve.  
Atëherë si ta di unë nëse vërtet jam i pranuar?
Përgjigja e thjeshtë dhe  e lehtë është kjo:
1.       Kur besimtari e gjen zemrën më afër Allahut të Lartësuar, e do Atë, ky 
është fryt i adhurimit dhe shenjë e pranimit.
2.       
Të dojë adhurimet (ibadetet) dhe ta ndiejë se dyert e adhurimeve janë hapur, 
kurse ato të mëkateve janë mbyllur.
3.       Mos t’i lërë veprat e mira që ka bërë gjatë Ramazanit dhe gjithashtu 
t’i shtojë veprat e tjera që nuk i ka vepruar gjatë tij.
4.        Mos t’i kthehet mëkatit prej të cilit është penduar gjatë Ramazanit.
5.       Të përjetojë mirësitë.
6.       Të agjërojë gjashtë ditët e Shevalit.
7.       Të shpejtojë dhe garojë në vepra të mira.
8.       Të jetë pas Ramazanit më i mirë se para tij, të ndiejë se ka një zemër 
të re që pulson me dashuri për Allahun, me namaz, përkujtim, falënderim.
Këto janë disa prej shenjave të pranimit tek Allahu.
Vëlla!
Mos i prish dhe mos i humb veprat pas suksesit. Të gjitha adhurimet e bëra 
gjatë Ramazanit besimtari mund t’i humbasë me lehtësi nëse nuk i ruan. 
Sigurisht që veprat e mira duhet të ruhen. Ruajta e veprave arrihet si vijon:
Së pari: Kujdes nga tregimi dhe ekspozimi i adhurimeve
Duhet ta shohësh veten më të vogël se vëllezërit e tu dhe me më shumë mëkate e 
të meta se ata. Nuk është e drejtë e besimtarit të japë një gjykim mbi veprën e 
vet, por as të presë gjykimin e të tjerëve mbi adhurimet.
Mos të të duket vetja se ke bërë me këtë vepër diçka, por ta shohësh veprën 
vetëm si mirësi dhe dhuratë nga Allahu, vepër që meriton falënderim tjetër, 
përpjeke të vazhdueshme dhe angazhim shtesë deri në vdekje.
Së dyti: Kujdes nga vetëpëlqimi
Individi duhet të jetë i kujdesshëm nga sëmundja e mendjemadhësisë dhe e egos. 
Me punët e mira të realizuara nuk duhet t’i pëlqejë vetja, por të ndiejë 
mangësi në vetvete, duke e parë veten të rrethuar me begatitë e Allahut e jo 
duke parë veprën e vet.
Së treti: Kujdes nga mashtrimi
Pas kryerjes së veprës njeriu nuk duhet të mashtrohet duke menduar se është 
munduar dhe ka fituar. Çdo mund dhe arritje është mirësi e Allahut, dhuratë e 
Tij. Çdo gjë i atribuohet Krijuesit, absolutisht asgjë njeriut. 
Së katërti: Vazhdimësia e veprave të mira
Besimtari patjetër duhet të vazhdojë së vepruari. Pas Ramazanit adhurimet duhen 
vazhduar dhe shejtani nuk duhet lejuar që të ndikojë dhe të pengojë agjërimin, 
namazin dhe leximin e Kuranit.
Së pesti: Duke kërkuar ndihmën e Allahut për pengimin e preokupimeve të jetës
Me veprat e bëra që keni realizuar me ndihmën e Allahut duhet të ruheni nga 
mashtrimet e shejtanit. I mallkuari shton preokupime, shqetësime, vendos 
pengesa, por gjithsesi ju duhet të kërkoni ndihmën e Allahut të Lartësuar për 
fuqi. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë do të shkëputeni nga punët e mira, çka do të 
thotë se njeriu kthehet në gjendjen e mëparshme. 
Vëllezër!
Dijeni dhe mësojeni se: 
●        rehatia nuk arrihet me rehati; 
●        çështjet e larta nuk realizohen me dembeli; 
●        kush mbjell, korr; 
●        kush mundohet, gjen.  
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
                                          

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

<<attachment: namaz.jpg>>

Antwoord per e-mail aan