Metoda e Ebu Hanifes në Fikh

 

Është e shumtë ajo që është shkruar mbi jetën e Imamit, po edhe në gjuhën tonë, 
prandaj këtu nuk do të përmendim diç prej saj, por do të mjaftohemi me disa 
gjëra interesante të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e zgjidhjes së disa 
çështjeve fikhore.

Njëra ndër veprat më të mira e cila shpjegon jetën e imamit edhe në gjuhën tonë 
(boshnjakishte, M.A.) është libri i dijetarit Shibli Numani, “Jeta dhe vepra e 
Ebu Hanifes”, të cilën të gjithëve me ngrohtësi do të ua rekomandoja. Ibn 
Xhevziu, në Mumtedhimu, thotë: “Njerëzit nuk kanë mospajtueshmëri në çështjen e 
inteligjencës së madhe të Ebu Hanifes dhe në të kuptuarit e tij të fesë. Sufjan 
eth-Thevri dhe Ibn Mubarek kanë thënë: “Nga të gjithë njerëzit Ebu Hanife më së 
miri e njeh fikhun.

Kadi Ijadi në Tertibu-l-Medarik thotë: “I ka thënë Ljethi imam Malikut: Të shoh 
që je i djersitur!”, në çka imam Maliku i është përgjigjur: “Më ka djersitur 
Ebu Hanife, vërtetë ai është i pari i egjiptianëve”.
Për Ebu Hanifen janë përcjellë edhe lëvdata të tjera të shumta që i kanë thënë 
dijetarë të ndryshëm.

Njëra nga karakteristikat më të rëndësishme të medh’hebit të tij është fakti së 
është i ndërtuar mbi surin, që do të thotë bashkëpunim dhe punim me ekuipazh. 
Që nga as’habët, Allahu qoftë i kënaqur me to, është pranuar nga grupi në grup. 
Më këtë nuk identifikohen medh’hebet e tjera, sepse ato në shumicën e rasteve 
janë përmbledhje e ixhtihadit të imamëve të tyre. Imam Tahavi transmeton me 
zinxhirë nga Mugire ibn Hamze që numri i shokëve të Ebu Hanifes, të cilët 
bashkërisht me të e kanë kodifikuar dhe venduar dispozita fikhore, ka qenë 
dyzet dhe se të gjithë kanë qenë kolosë në mesin e kolosëve.

Tahaviu, gjithashtu transmeton nga Esed ibn Furati që numri i atyre të cilët i 
kanë ndihmuar Ebu Hanifes në kodifikimin e fikhut është dyzet, ndërsa në mesin 
e atyre dallohen: Ebu Jusufi, Zufer ibn Hudhejl, Davud et-Tai, Esed ibn Amr, 
Jusuf ibn Halid, njëri nga mësuesit e imam Shafiut, Jahja ibn Zekerija ibn Ebi 
Zaidi i cili tridhjetë vjet e ka luajtur rolin e shkronjësit të fikhut. Esed 
ibn Furati transmeton se këto dijetarët kanë diskutuar për çështje të caktuara 
duke i nxjerr qëndrimet e veta dhe çdo njëri prej tyre kanë dhënë nga një 
përgjigje që në fund ato t’i shtrojnë përpara Ebu Hanifes, i cili i ka dëgjuar 
ato dhe në fund ka dhënë përgjigjen përfundimtare. Pas kësaj, për çështjen në 
fjalë, kanë hulumtuar edhe tri ditë dhe në fund e kanë shënuar pas një 
konsensusi të plotë.

Is’hak ibn Ibrahim transmeton që shokët e Ebu Hanifes kanë hulumtuar për një 
çështje me të dhe kur Afij ibn Jezid nuk ka qenë prezent, Ebu Hanife ka thënë: 
“Mos ma ekspozoni problemin gjersa të vij Afiju”, ndërsa kur vinte Afiju dhe 
pajtoheshe me të tjerët, Ebu Hanife thoshte: “Tani mund ta shkruani”.
Zuferi transmeton: “Ne shpesh e vizitonim Ebu Hanifen, mirëpo ku me ne ishin 
Ebu Jusufi dhe Muhammed ibn Hasan, atëherë na lejohej të shkruanin nga Ebu 
Hanifja. Kështu që një ditë prej ditë Ebu Hanife i tha Ebu Jusufit: Ki kujdes o 
Jakub, mos e shkruaj menjëherë gjithë atë që dëgjon prej meje. Unë jam njeri 
dhe qëndrimin që e marr sot e lë nesër dhe e nxjerr tjetrin për ta lënë 
pasnesër”. Shihni se si i ka ndaluar shokët e tij që mos nguten në shënimin e 
çështjeve përfundimtare pa mos u kontrolluar dhe hulumtuar në detaje. Prandaj, 
nëse përsiat mbi këtë që u tha do të vëresh vërtetësinë e fjalëve të Muvafek 
el-Mekij kur thotë (pasi që i përmend shokët më të rëndësishëm të Ebu Hanifes): 
“Ebu Hanife medh’hebin e tij e ka ndërtuar mbi principin e “surit” me shokët e 
tij”.
Ky është ixhtihadi i tij në fenë e Allahut duke zvarritur deri në skaj 
principin se feja është këshillë për Allahun, të Dërguarin, s.a.v.s., dhe për 
besimtarët.

Kështu që ata i kontrolluan çështjet njëra pas tjetrës dhe i shkëmbyen mendimet 
dhe traditat sa që ndonjëherë kanë vazhduar me muaj e më shumë (të debatojnë 
për ndonjë çështje, M.A.), gjersa nuk janë pajtuar për një zgjidhje të cilën do 
ta shënonte Ebu Jusufi në përmbledhje. Kjo mënyrë është më autentikja, më e 
sigurta dhe më afërmja e së vërtetës. Atë e pranojnë zemrat dhe në të 
qetësohen. Nga kjo shihet se Ebu Hanife nuk i sugjeronte shokët e tij që 
përnjëherë ta pranojnë çështjen të cilën ai ua shtronte, por i sugjeronte që të 
marrin qëndrimet e veta në mënyrë që çështja të qartësohet si dielli. Në këtë 
mënyrë ata e kanë përqafuar qartësinë e argumentit ndërsa e kanë anashkaluar 
atë që argumentet i ka pasur të dobëta. Imami thoshte: “Askujt nuk i lejohet që 
të flet për fjalët tona gjersa të njoftohet me argumentet tona”. Kjo është edhe 
sirena e fshehtë e medh’hebit të tij në lindje e në perëndim.

Njëherësh kjo është edhe arsyeja kryesore që duke gjurmuar pas fikhut janë 
dëfryer më të dhe kjo është arsyeja dhe epërsia e tyre, sepse, njëkohësisht, 
kjo ishte edhe metoda e ushtrimit dhe mësimit të fikhut. Prandaj, Ibn Haxher 
el-Mekiu në Hajratu-l-hisanu thotë që asnjë nga imamët e islamit nuk kanw pasur 
shokë dhe nxënës sa që ka pasur imam Ebu Hanife. Thotë që edhe dijetarët edhe 
njerëzit e thjeshtë nuk kanë pasur dobi nga dikush tjetër sa kanë pasur nga ai. 
Mexhd ibn el-Ethir thotë që sikur kjo të mos ishte vullnet i Allahut, xh.sh., 
gjysma e ummetit nga kohët më të lashta e deri më sot, ibadetin nuk do ta bënte 
në medh’hebin e këtij imami.

Si përfundim mund të konkludojmë se karakteristika e këtij medh’hebi është ajo 
se ai u ruajt dhe u rregullua në bazë të principit të “surit” (punimit në 
ekuipazh). Po ashtu principet fundamentale të tij i kanë pranuar grup pas grupi 
që nga gjenerata e as’habëve, të cilët konsiderohen si burim i fikhut të 
begatshëm. Është me rëndësi të përmendet edhe puna permanente e shumë juristëve 
për t’i shpjeguar problemet e reja dhe atë grup pas grupi gjersa do të dojë 
Allahu kështu të shkoj, sepse medh’heni shkon krahas nevojave të kohës dhe 
nevojave qytetëruese të njeriut.

______________________
Literatura e shfrytëzuar:
1. Kalimatu an fiqh ahl al-Iraq, Muhamed Zahid al-Kavthariya;
2. Sharh Musnad Abi Hanife, Mulla Alia l-Qari;
3. Usul Al-Shashi

Autor: 
Adnan Kozarcanin

Përshtati nga boshnjakishtja:
M. Alija

 
 
                                          

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan