REGJIMI IRANIAN DHE SHTIRJA E MADHE! <https://mail.google.com/index.php?option=com_content&view=article&id=856:regjimi-iranian-dhe-shtirja-e-madhe&catid=387:aktuale&Itemid=774> Prof. Hamid ibën Halef Omeri
Pasi gjërat në Iran filluan të dalin nga kontrolli i regjimit në pushtet, * Hamenei* i ndjeu dridhjet e karriges së vet dhe kjo erdhi si rezultat i tërmetit që çoi në manipulimin e zgjedhjeve presidenciale, kurse regjimi iranian për pak muaj u shndërrua në njerëz të armatosur me armë konvencionale dhe këto armë ishin dy llojesh: 1. Shkopinj të trashë vdekjeprurës. 2. Tukje[1]<https://mail.google.com/mail/html/compose/static_files/blank_quirks.html#_ftn1>(shtirje) dhe hipokrizi politike, që do të thotë; hyrje në luftë me vendet perëndimore dhe Izraelin nëpërmjet deklaratave dhe akuzave bombastike në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e njerëzve nga kriza që po kalojnë. Faktet tregojnë se kjo nuk është hera e parë që regjimi iranian i kthehet kësaj strategjie, por historia e saj është e vjetër sa edhe vetë revolucioni i Homeinit! Kjo strategji është e dështuar, edhe më shpejt se sa do të shkruhen këto rreshta, dhe kjo për të heshtur zërin e zhurmshëm të popullit, që ende mbahet peng për t’i bindur ata, me pretekstin se të gjitha këto kundërshtime të brendshme janë nga ndërhyrja e vendeve perëndimore dhe e Izraelit në punët e tyre të brendshme. Por udhëheqja sioniste ka njoftuar për mbështetjen dhe përshëndetjet që i ka drejtuar revolucionit, përveç kësaj ata kanë deklaruar qartë se do të kontribuojnë, që të vendosin sa më shpejt marrëdhënie diplomatike me kreun, posa që ai të fitojë. Larg nga ngjarjet që po ndodhin në Iran unë do të doja të shqyrtoj paksa historinë ekspansioniste të regjimit në Iran me këtë lloj tukje (shtirje) politike, për suksesin e tij në fushën e propagandës dhe përfitimit sa më të madh prej saj. Para se të filloj me temën, të cilën synoj ta shtjelloj dua t’ju përcjell pikë së pari teorinë e rrejshme të armiqësisë së regjimit iranian me Perëndimin dhe Izraelin, dhe të argumentoj të kundërtën, duke ofruar para jush prova e dëshmi faktike dhe historike, me qëllim që të mos mbeten vetëm fjalë të pretenduara. Prej dëshmive historike është skandali i njohur (Iran Gate), ose historia e bashkëpunimit ushtarak midis Iranit dhe Amerikës, që ndodhi në vitet e 80 të shekullit të kaluar me rastin e pushtimit të Ambasadës Amerikane në Teheran. Kur lufta e fjalëve kishte arritur kulmin mes dy vendeve, Homeini me ndjekësit e tij vazhdonin mallkimin e atij që e quanin "Djalli i Madh". Presidenti Iranian, *Ebulhasan Beni Sadër* në Paris bëri një marrëveshje me zëvendëspresidentin George H. W. Bush në prani të përfaqësuesit të Mossadit, *Ari ben Minascia*, për t’i shitur Iranit lloje të përparuara të armëve amerikane nëpërmjet Izraelit, për t'u përdorur nga ushtria e Iranit në luftën e saj kundër Irakut, për një shumë prej 1.217.410 USD. Ky rast na u zbulua në dokumente të lëshuara nga U. S. Arkiva e Sigurisë Kombëtare Amerikane, më 10/11/2006, me gjithë detajet e rëndësishme në lidhje me këtë rast. Prej argumenteve është edhe deklarata e ish-zëvendëspresidentit iranian për çështjet ligjore dhe parlamentare *Mohamed Ali Abtahi*, në përfundim të kongresit "*Gjiri dhe sfidat e ardhshme*", i cili u mbajt në emiratin e Abu Dabit në 13/1/2004, kur ai u shpreh me fjalët se: “Irani i ka ndihmuar shumë amerikanët në luftën e tyre kundër Afganistanit dhe Irakut. Po të mos ishte bashkëpunimi i Iranit, nuk do të kapitullonin aq lehtë Kabuli dhe Bagdadi.” Ndoshta do të duket edhe më qesharake se si forcat amerikane në Irak morën përgjegjësinë kryesore për të siguruar mbrojtjen e presidentit iranian gjatë vizitës së tij në Irak vitin e kaluar, ata u përkujdesën në maksimum ndaj tij, që nga mbërritja e deri në largimin nga vendi! Për sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërmjet Iranit dhe Izraelit do të mjaftonte deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë Netanjahu, *David Levy*, kur ai tha: *“Izraeli nuk ka thënë ndonjëherë se Irani është armik.”* Gazeta “Ha'aretz” 1/6/1997" Sharon në kujtimet e tij shkruan: "Nuk kam parë nga shiitet armiqësi ndaj Izraelit për një kohë të gjatë, armiqtë tanë të vërtetë janë organizatat terroriste palestineze" Kujtimet e Sharonit, një përkthim i Antoine Obeid- fq. 576" Fakti qëndron se ne ketë temë nuk ka vend për të sjellë më shumë argumente, dokumente apo deklarata. Ai që dëshiron ta bëjë këtë, nuk do ta ketë të vështirë, për shkak se ekzistojnë me dhjetëra dokumente dhe artikuj të botuar në internet, e që merren ekskluzivisht me këtë aspekt. Për fat të keq ka ende të atillë, që beson se Irani është ai që mbanë flamurin e xhihadit dhe të rezistencës kundër Amerikës dhe Izraelit, kjo fatkeqësi nuk mbetet e kufizuar vetëm tek masa e gjerë e popullit, por ka përfshirë edhe shtresat e intelektualëve! Pyetja përsëri mbetet, çfarë e shtyn Iranin për të krijuar armiqësi me këto shtete? Dhe pse nuk deklarohet për marrëdhëniet e tij me ato si në kohën e “Shah-ut” (Reza Pahlevit)? Dhe pse këto vende shkëmbejnë deklarata armiqësie false? Në dukje qëndron, - ndërsa Allahu e di më së miri-, se në shfaqjen e Iranit si kundërshtar i Amerikës apo i Izraelit ka interesa të përbashkët për to, sepse me këtë arrihen dy objektiva: *I*: Është ajo që disa janë shprehur si- “nevojë ekzistenciale për Izraelin”, është e ditur se Izraeli si gjithmonë paraqitet me petkun e dobësisë nga rreziku i pashmangshëm dhe i rrethuar nga një mur shtetesh armiqësore, që mund të marrë ndihma dhe armë nga kombet e mëdha perëndimore, dhe kemi parë se si bota bëhet aleat i saj për të parandaluar furnizimin me armë të Hamasit . *II:* (Kjo është ajo që është e fshehtë për shumicën, pra tukje) Shkëlqimi dhe propaganda e shiitëve, me qëllim që të konkurrojnë ndaj Islamit Sunit, që nuk është i pranuar për projektin perëndimor, dhe kjo mund të kryhet nëpërmes paraqitjes së medhhebit shiit, si medhheb që ngrihet mbi bazën kryesisht në parimin e revolucionit dhe rezistencës ndaj armikut. Shumica jonë e kemi ndierë këtë ndikim me deklaratat e zjarrta të *Nasrullah-ut* dhe *Nexhad-it* të përsëritura vazhdimisht kundër Izraelit. Ky objektiv përshkallëzohet nën qëllimin e madh amerikan që orvatet për të sjellë një ekuilibër mes forcave të rajonit, që të përdoren si mjete për të goditur njëri-tjetrin, dhe nga efektet e këtij qëllimi ka qenë vetë synimi i Amerikës që t’i japë shtrirje Iranit në Irak, për shkak të shumicës sunite që Amerika dëshiron t’i frenojë ata. Të njëjtën një gjë e shohim në Liban, me qëllim dobësimin e sunive atje dhe t’i bëjë udhëheqësit e tyre aleatë të Amerikës. Realiteti flet dhe aludon se armiqësia iraniane kundër Amerikës dhe Izraelit në pjesën më të madhe mbetet vetëm retorikë boshe e kërcënimeve të pabaza, që nuk tregon asnjë lëvizje apo ndryshim real, përveç manovrimeve taktike. Sa i përket kërcënimeve në mënyrë specifike doja të përmend përleshjet e Hezbollahut me Izraelin, të cilat kanë dhënë prova se janë përleshje taktike të kodifikuara dhe të lidhura me llogaritë iraniane e jo diçka tjetër, dhe nuk ka prapa saj ndonjë fitore për umetin. Cili do të ishte komenti i Hezbollah-ut rreth asaj që ndodhi në Gaza gjatë agresionit të fundit sionist mbi ta. Mund të kuptohet nga ai që ndjek strategjinë e këtij organizimi, se qëllimi ka qenë të vendoset në Libanin jugor si një alternativë e milicisë së krishterë, e cila ka dështuar që të kufizojë veprimtarinë e grupeve palestineze në Liban, sepse ajo është më e aftë për të penguar grupet e armatosura palestineze që kanë qasje në pikat e kontaktit me armikun. *Dikush mund të pyesë: A nuk është Irani përkrahës i Xhihadit në Palestinë?* Ovacionet iraniane që vërejmë sot ndaj lidershipit të Hamasit dhe Fatahut në Palestinë, nuk mund të jetë gjë tjetër vetëm se një manipulim politik i radhës nga ana e tyre.* *Unë mendoj se njerëzit e Hamasit janë shumë të zgjuar, që të mundet t’i mashtrojë Irani. Irani nuk jep diçka për hir të Zotit, kush i vrau palestinezët dhe i dëboi nga Iraku dhe i shtyri të largohen nga shtëpitë e tyre e të jetojnë në hapësira pa kulm mbi kokë. Ai që i bëri këto në Irak nuk mund t’i mëshiroj në Palestinë. I nderuari vëllai im lexues, duhesh të jesh i sigurt se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit janë marrëdhënie të bashkëpunimit strategjik dhe jo e kundërta, unë do të ngre një pyetje që kërkon prej teje një qasje objektive. 1. Sa luftëra kanë shpërthyer midis Iranit dhe Amerikës, ose Izraelit, që prej fillimit të revolucionit e deri tani? Realiteti tregon që Amerika vetëm ka vazhduar luftërat kundër armiqve historikë të Iranit, Afganistani, i cili ende shkakton zemërimin racor iranian, për shkak të rënies së shtetit safavit nga duart e afganëve (1722-1729). Edhe për atë që sot po përballet Irani me Safavitët e ri, dhe kështu Irani mbetet një vend i sigurt për shkak të aftësive të tij nga përfitimi pikëtakimeve mes projektit të tij “të shtirjes” dhe projektit amerikan, këto pika që administrata e re e Obamës disa prej tyre i ka nxjerrë haptazi, nëpërmjet mbledhjeve të koordinimit të pozicioneve kundër Talibanit. Çfarë e lidh Iranin me Izraelin në mënyrë specifike? Ka nga ata që e shohin se kjo lidhje është më e lashtë se sa krijimi i këtyre dy shteteve. Hebrenjtë ende ndjehen mirënjohës ndaj persianëve, për shkak të komandantit persian "Siriusi i Madh", që i liroi hebrenjtë nga robëria në Babiloni, ku dhe është gjetur një organizatë hebraike e të rinjve në Teheran nën emrin "Siriusi i Madh!" Është e çuditshme, se çifutët persianë janë ata që e derdhin më shumë gjakun e palestinezëve se të tjerët. Ish-zv. presidenti i qeverisë izraelite *Shaul Mofaz*, hartues i planit ushtarak për t'u përballur me rezistencën palestineze, e cila pati si rezultat masakrën në Nablus dhe Xhenin është persian i lindur në Teheran në vitin 1948. Familja e tij kishin emigruar në Palestinë në vitin 1957 dhe *Dan Halutz*, ish-shef i forcave ajrore izraelite me nofkën "Gjenerali i konspiracioneve", që dhe shënoi një nga masakrat më të rënda në korrik të vitit 2002, kur ai urdhëroi bombardimin e një ndërtese banimi për vrasjen e një udhëheqësi të Hamasit, ku ranë viktima 14 civilë dhe u përfshinë 9 fëmijë, është i fundit që i përket familjes së emigrantëve hebrenj nga "Hageori" Iranian. Së fundi, duke konfirmuar atë që u përmend më sipër, se nuk ka armiqësi reale (ideologjike) midis Iranit dhe këtyre vendeve, por kjo nuk ekziston as në doktrinën e medhhebit imamije (ithna asherije), që inkurajon për një armiqësi të tillë. Unë nuk mund të mohoj ekzistimin e disa mosmarrëveshjeve të interesave mes Iranit dhe këtyre shteteve, apo konkurrencës në vendet ku kanë influencë. Këto lloj mosmarrëveshjesh mund të zgjidhen me pakte politike, përkundër asaj që mosmarrëveshjet ideologjike, të cilat nuk mund të përfundojnë me marrëveshje politike. Kjo vlen edhe për mosmarrëveshjet, që lindin nga rrymat e këtyre dy projekteve, atij shiit dhe amerikan, në botën arabe dhe veçanërisht në vendet e Gjirit, dhe kështu është e lehtë të vihet re bashkëpunimi dhe koordinimi mes properëndimorëve dhe rrymave sektare në këto vende, kundër rrymave sunite. Pyetja mbetet: A do të ketë sukses edhe kësaj radhe sistemi ekspansionist i shtirjes me mashtrimin e popullit të tij, ashtu siç kanë mashtruar më herët, dhe që arriti të mashtrojë edhe shumë muslimanë emocionalë? Një popullsi, të cilët jetojnë përafërsisht 14 milion njerëz nën kufirin minimal të varfërisë (në bazë të raportit të Bankës Qendrore Iraniane), e cila është lodhur me humbjen e burimeve të saj mbi zgjerimin e projekteve të hartuara nga ata që kanë vënë turbanë mbi kokat e tyre . Përshtati: Rashit ZYLFIU -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
