Kujdes nga webfaqja xhamiashqiptare.net 
 
Pyetja:
Selam alejkum, desha t’ju pyes në lidhje me këtë web faqe: xhamiashqiptare.net 
Para disa ditësh më ka ardhur një letër nga kjo ëeb faqe dhe fillova ta lexoj, 
por kam disa dyshime. Titulli është: XHAMIA SHQIPTARE, kurse brenda kuptimi i 
saj është: PËRKTHIMI I AUTORIZUAR I KURANIT NË GJUHËN SHQIPE  Ju lutem me 
tregoni a duhet t’i besojmë kësaj ëeb faqe apo jo? Allahu ju shpërbleftë!
 
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të 
Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë 
ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
 
   Webfaqja xhamiashqiptare.net është një faqe e cila duke pretenduar se 
promovon Islam, synon devijimin e muslimanëve nga besimi i saktë. Nuk është e 
qartë se kush qëndron pas kësaj, por nëse shikojmë mundin që është bërë në 
përkthimin e Kuranit me devijime dhe heqje të ajeteve, pastaj edhe në 
përkthimin e videove, atëherë kuptojmë se ekziston një mobilizim për këtë dhe 
qëllimi i tyre është që ta paraqesin Islamin në një formë tjetër me anë të së 
cilës do të arrihet futja e dyshimeve në mesin e muslimanëve të cilët nuk kanë 
njohuri të mjaftueshme rreth fesë së tyre, ashtu si është realiteti i shumë 
muslimanëve shqipfolës.
 
Ideologjia dhe personi i cili promovohet në atë faqe është Rashad Halifa, i 
cili edhe njëkohësisht konsiderohet shpikësi i këtyre ideve devijante. Ai lindi 
në vitin 1935 në Egjipt, emigroi në SHBA dhe në vitin 1959 morri doktoraturën 
në fushën e kimisë dhe fitoi nënshtetësinë e Shteteve të Bashkuara. Një kohë 
punoi në UNESCO, mirëpo më pastaj filloi të merret me çështje të fesë. Ai 
filloi të banojë në qytetin Tucson të shtetit të Arizonës dhe në xhaminë e 
këtij qyteti e promovoi veten si imam xhamie. Fillimisht ai fliste rreth 
mrekullive numerike të Kuranit dhe kështu e bëri një libër që e quajti 
“Mrekullia e Kuranit Fisnik”. Në këtë libër Rashad Halifa pretendoi se numri 19 
është numër i shenjtë dhe mrekulli e Kuranit, duke i bërë disa përpjesëtime 
brenda Kuranit, sikurse numrin e shkronjave të besmeles, numrin e sureve, 
numrin e ajeteve brenda sureve, etj.
 
Më vonë filloi të deklarohet më qartë për disa vërejtje brenda Kuranit dhe 
pretendimit se ky libër ka pësuar ndryshime dhe kështu kur u bënë të qarta 
idetë e tij, muslimanët e xhamisë e përzunë atë nga xhamia.
Pas kësaj ai hapi një qendër në të cilin thërriste në idetë e tij. Ai filloi 
devijimin e tij duke refuzuar tërësisht Sunetin, bazën e dytë të jurisprudencës 
islame dhe përfundoi në pretendimin e tij se është i dërguar nga Zoti (profet).
Nga fundi i viteve të shtatëdhjeta dhe viteve të tetëdhjeta ishte shumë aktiv 
dhe përdorte të gjitha metodat e mundshme për t’i përhapur dyshimet dhe 
mashtrimet e tij; u shkruante revistave dhe të përditshmeve që botoheshin nëpër 
vendet islame duke i thirrur në pasimin e tij, prodhonte video në të cilat 
promovonte ideologjitë e tij, disa nga të cilat tani i gjejmë të përkthyera 
edhe në gjuhën shqipe, etj. Menjëherë pas fillimit të thirrjes devijante të 
tij, ai u bë milioner dhe kishte informacione se mbante kontakte me qarqe të 
cilat mundoheshin ta zmbrapsin Islamin. Gjithashtu ai u ballafaqua edhe me 
akuza dhe u gjykua dy herë, një here për përdhunim e një vajze 
shtatëmbëdhjetëvjeçare.
 
Paraqitja e tij u ballafaqua me një kundërshtim dhe refuzim nga ana e 
dijetarëve islamë të kohës së tij, të cilët me argumente sqaruan rrezikun e 
ideve devijante të këtij njeriu.
 
Jeta e këtij njeriu i cili pretendonte se ishte i dërguar dhe se atij shpalljen 
po ia sillte Xhibrili, përfundoi me 31 janar 1990. Ai u gjet i vrarë në qendrën 
e tij dhe nuk u arrit të kuptohet se kush e kishte kryer këtë vrasje. Sido që 
të jetë, me vrasjen e tij u kuptua edhe realiteti i tij, ndërsa veprimet dhe 
pretendimet e tij të trilluara mbetën të shënohen në histori ashtu si janë 
shënuar historitë e të gjitha atyre që në të kaluarën mashtruan njerëzit duke 
pretenduar se janë të dërguar, për të cilët edhe paralajmëroi Muhamedi, 
lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Ai në një hadith thotë:
“Nuk do të ndodhë dita e kiametit derisa fise nga umeti im do t’u bashkëngjiten 
idhujtarëve dhe derisa ata të adhurojnë idhujt. Gjithashtu do të ketë nga umeti 
im tridhjetë mashtrues që do të pretendojnë se janë Nebij (të dërguar), ndërsa 
unë jam vula e Profetëve dhe nuk ka të Dërguar pas meje.” (Shënon Termidhiu, 
ndërsa Albani e cilëson të saktë)
 
Devijimi i këtij personi dhe i tërë këtij sekti mund të përmblidhet në këto 
pika, ku secila tregon se sa janë larg Islamit:
 
1.      Pretendimi se Kurani është i devijuar dhe i shtuar, kështu që ai Kuran 
i përkthyer në gjuhën shqipe, i cili gjendet në ëebfaqe, është i njëjti Kuran 
të cilin e ka përkthyer Rashad Halifa në gjuhën angleze, duke ia shtuar disa 
komente devijante të trilluara dhe duke mënjanuar disa ajete, me pretendimin se 
janë të shtuara. Sikurse ajetet 128-129 të surës së nëntë (Teube).
 
2.       Refuzimi i tërësishëm i Sunetit të Dërguarit dhe haditheve të tij dhe 
thënia se duhet të kufizohemi vetëm me Kuranin. Kjo i ka bërë ata që të njihen 
edhe si sekti i emërtuar me “Kuranijun”. Dihet qartë se baza e dytë e 
legjislaturës islame është Suneti, rruga e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja 
qofshin mbi të, dhe refuzimi i kësaj është refuzim i tërësishëm i Islamit.
 
3.       Refuzimi dëshmisë në formën si qëndron në Islam “La Ilahe il-la Allah, 
Muhamdu resulullah”-“Nuk ka Zot që meriton të adhurohet me të drejtë, përveç 
Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Zotit”, duke u kufizuar vetëm me frazën 
e parë, pa përmendur dëshminë se Muhamedi është i Dërguar i Zotit.
 
4.      Ndryshimi i mënyrës së këndimit të ezanit duke hequr disa fjalë që 
thuhen.
 
5.      Falja e namazit në një formë tjetër nga ajo si duhet falur, duke mos 
lexuar suret etj.
 
6.      Pretendimi se Rashad Halife është i dërguar i Zotit dhe kështu i bënë 
shpifje Zotit të Madhërishëm.
 
Pas këtij sqarimi i këshillojmë muslimanët e sinqertë, të cilët dëshirojnë që 
besimi i tyre të jetë larg çdo ideologjie të trilluar, që të largohen nga 
kontakti me faqen e lartpërmendur pasi ata janë njerëz qëllimkëqij, të cilët 
duke veshur petkun e Islamit tentojnë t’i humbin muslimanët nga Islami burimor. 
Lusim Allahun e Lartësuar të na mbrojë ne dhe të gjithë muslimanët nga intrigat 
e armiqve!
 
Alaudin Abazi
http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=2251
                                          

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan