---------- Forwarded message ----------
From: Aladin Abazi <[email protected]>
Date: 2010/10/20
Subject: [Feja_Jone] Kujdes nga webfaqja xhamiashqiptare.net
To: r678ol r6y7ok <[email protected]>, penaislame group <
[email protected]>, feja jone <[email protected]>

 *Kujdes nga webfaqja xhamiashqiptare.net *

*Pyetja:*

Selam alejkum, desha t’ju pyes në lidhje me këtë web faqe:
xhamiashqiptare.net Para disa ditësh më ka ardhur një letër nga kjo ëeb faqe
dhe fillova ta lexoj, por kam disa dyshime. Titulli është: XHAMIA SHQIPTARE,
kurse brenda kuptimi i saj është: PËRKTHIMI I AUTORIZUAR I KURANIT NË GJUHËN
SHQIPE  Ju lutem me tregoni a duhet t’i besojmë kësaj ëeb faqe apo jo?
Allahu ju shpërbleftë!

*Përgjigjja:*

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të
Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të
gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

   Webfaqja xhamiashqiptare.net është një faqe e cila duke pretenduar se
promovon Islam, synon devijimin e muslimanëve nga besimi i saktë. Nuk është
e qartë se kush qëndron pas kësaj, por nëse shikojmë mundin që është bërë në
përkthimin e Kuranit me devijime dhe heqje të ajeteve, pastaj edhe në
përkthimin e videove, atëherë kuptojmë se ekziston një mobilizim për këtë
dhe qëllimi i tyre është që ta paraqesin Islamin në një formë tjetër me anë
të së cilës do të arrihet futja e dyshimeve në mesin e muslimanëve të cilët
nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth fesë së tyre, ashtu si është realiteti
i shumë muslimanëve shqipfolës.

Ideologjia dhe personi i cili promovohet në atë faqe është Rashad Halifa, i
cili edhe njëkohësisht konsiderohet shpikësi i këtyre ideve devijante. Ai
lindi në vitin 1935 në Egjipt, emigroi në SHBA dhe në vitin 1959 morri
doktoraturën në fushën e kimisë dhe fitoi nënshtetësinë e Shteteve të
Bashkuara. Një kohë punoi në UNESCO, mirëpo më pastaj filloi të merret me
çështje të fesë. Ai filloi të banojë në qytetin Tucson të shtetit të
Arizonës dhe në xhaminë e këtij qyteti e promovoi veten si imam xhamie.
Fillimisht ai fliste rreth mrekullive numerike të Kuranit dhe kështu e bëri
një libër që e quajti “Mrekullia e Kuranit Fisnik”. Në këtë libër Rashad
Halifa pretendoi se numri 19 është numër i shenjtë dhe mrekulli e Kuranit,
duke i bërë disa përpjesëtime brenda Kuranit, sikurse numrin e shkronjave të
besmeles, numrin e sureve, numrin e ajeteve brenda sureve, etj.

Më vonë filloi të deklarohet më qartë për disa vërejtje brenda Kuranit dhe
pretendimit se ky libër ka pësuar ndryshime dhe kështu kur u bënë të qarta
idetë e tij, muslimanët e xhamisë e përzunë atë nga xhamia.

Pas kësaj ai hapi një qendër në të cilin thërriste në idetë e tij. Ai filloi
devijimin e tij duke refuzuar tërësisht Sunetin, bazën e dytë të
jurisprudencës islame dhe përfundoi në pretendimin e tij se është i dërguar
nga Zoti (profet).

Nga fundi i viteve të shtatëdhjeta dhe viteve të tetëdhjeta ishte shumë
aktiv dhe përdorte të gjitha metodat e mundshme për t’i përhapur dyshimet
dhe mashtrimet e tij; u shkruante revistave dhe të përditshmeve që
botoheshin nëpër vendet islame duke i thirrur në pasimin e tij, prodhonte
video në të cilat promovonte ideologjitë e tij, disa nga të cilat tani i
gjejmë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe, etj. Menjëherë pas fillimit të
thirrjes devijante të tij, ai u bë milioner dhe kishte informacione se
mbante kontakte me qarqe të cilat mundoheshin ta zmbrapsin Islamin.
Gjithashtu ai u ballafaqua edhe me akuza dhe u gjykua dy herë, një here për
përdhunim e një vajze shtatëmbëdhjetëvjeçare.

Paraqitja e tij u ballafaqua me një kundërshtim dhe refuzim nga ana e
dijetarëve islamë të kohës së tij, të cilët me argumente sqaruan rrezikun e
ideve devijante të këtij njeriu.

Jeta e këtij njeriu i cili pretendonte se ishte i dërguar dhe se atij
shpalljen po ia sillte Xhibrili, përfundoi me 31 janar 1990. Ai u gjet i
vrarë në qendrën e tij dhe nuk u arrit të kuptohet se kush e kishte kryer
këtë vrasje. Sido që të jetë, me vrasjen e tij u kuptua edhe realiteti i
tij, ndërsa veprimet dhe pretendimet e tij të trilluara mbetën të shënohen
në histori ashtu si janë shënuar historitë e të gjitha atyre që në të
kaluarën mashtruan njerëzit duke pretenduar se janë të dërguar, për të cilët
edhe paralajmëroi Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Ai në një
hadith thotë:

*“Nuk do të ndodhë dita e kiametit derisa fise nga umeti im do t’u
bashkëngjiten idhujtarëve dhe derisa ata të adhurojnë idhujt. Gjithashtu do
të ketë nga umeti im tridhjetë mashtrues që do të pretendojnë se janë Nebij
(të dërguar), ndërsa unë jam vula e Profetëve dhe nuk ka të Dërguar pas
meje.”* (Shënon Termidhiu, ndërsa Albani e cilëson të saktë)

Devijimi i këtij personi dhe i tërë këtij sekti mund të përmblidhet në këto
pika, ku secila tregon se sa janë larg Islamit:

1.      Pretendimi se Kurani është i devijuar dhe i shtuar, kështu që ai
Kuran i përkthyer në gjuhën shqipe, i cili gjendet në ëebfaqe, është i
njëjti Kuran të cilin e ka përkthyer Rashad Halifa në gjuhën angleze, duke
ia shtuar disa komente devijante të trilluara dhe duke mënjanuar disa ajete,
me pretendimin se janë të shtuara. Sikurse ajetet 128-129 të surës së nëntë
(Teube).

2.       Refuzimi i tërësishëm i Sunetit të Dërguarit dhe haditheve të tij
dhe thënia se duhet të kufizohemi vetëm me Kuranin. Kjo i ka bërë ata që të
njihen edhe si sekti i emërtuar me “Kuranijun”. Dihet qartë se baza e dytë e
legjislaturës islame është Suneti, rruga e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja
qofshin mbi të, dhe refuzimi i kësaj është refuzim i tërësishëm i Islamit.

3.       Refuzimi dëshmisë në formën si qëndron në Islam “La Ilahe il-la
Allah, Muhamdu resulullah”-“Nuk ka Zot që meriton të adhurohet me të drejtë,
përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Zotit”, duke u kufizuar vetëm
me frazën e parë, pa përmendur dëshminë se Muhamedi është i Dërguar i Zotit.

4.      Ndryshimi i mënyrës së këndimit të ezanit duke hequr disa fjalë që
thuhen.

5.      Falja e namazit në një formë tjetër nga ajo si duhet falur, duke mos
lexuar suret etj.

6.      Pretendimi se Rashad Halife është i dërguar i Zotit dhe kështu i
bënë shpifje Zotit të Madhërishëm.

Pas këtij sqarimi i këshillojmë muslimanët e sinqertë, të cilët dëshirojnë
që besimi i tyre të jetë larg çdo ideologjie të trilluar, që të largohen nga
kontakti me faqen e lartpërmendur pasi ata janë njerëz qëllimkëqij, të cilët
duke veshur petkun e Islamit tentojnë t’i humbin muslimanët nga Islami
burimor. Lusim Allahun e Lartësuar të na mbrojë ne dhe të gjithë muslimanët
nga intrigat e armiqve!

Alaudin Abazi
<http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=2251>

http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=2251

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan