Dijetarë të gënjeshtrës - Imam Gazali Ajo çka nënkuptojë me njerëzit e mësuar të botës apo me dijetarë të hipokrizisë është se qëllimi i tyre i të mësuarit është të jetojnë në rehati dhe komoditet, si dhe të nderohen dhe të kenë favore nga njerëzit. Ata janë skllevër të zakoneve djallëzore. Djalli është i plotfuqishëm mbi shumicën nga mesi i tyre dhe ata janë prishur nga mëkate të llojeve të ndryshme. Thuajse çdo njeri prej tyre është i pushtuar me luksin, komoditetet dhe kënaqësitë e kësaj bote. Për këtë arsye, shumica e tyre e konsiderojnë të mirën si të keqe dhe të keqen si të mirë. Ata i mashtrojnë njerëzit, që të besojnë se nuk ka shkencë tjetër përveç asaj të fikhut (jurispudencës) apo munazara (debateve). Profeti a.s. i ka quajtur ata më të këqijtë mes njerëzve. Atëherë kini kujdes se mos mashtroheni nga dykuptimësia e atyre mësuesve të hipokrizisë. Ndikimi i keq i tyre në fe është më i madh se ai i djallit, pasi nëpërmjet ndihmës së tyre ai arrin largim e fesë nga zemrat e njerëzve. Profeti a.s. ka thënë, “Në fund të kohës do të ekzistojnë adhurues injorantë dhe dijetarë të korruptuar.” (Hakim). Ju mund t’i identifikoni ata nga shumë tipare karakteristike, mes të cilave janë: Një prej veçorive është se ata krijojnë një ambient fanatizmi për të vërtetën dhe i shohin me përbuzje dhe neveri, përçmim gjithë jokonformistët. Këtë ata e bëjnë për epshin e lavdisë dhe të famës. Pasi prestigji kërkon një ndjekës dhe asgjë nuk e tërheq një ndjekës më mirë se fanatizmi, të mallkuarit, përgojimi apo shpifja ndaj kundërshtarëve. Ata e kanë adoptuar fanatizmin si rregullin e udhëheqjes dhe si mënyrën e tyre të afrimit. Ata e quajnë këtë intolerancë, si mbrojtje të fesë dhe një mbrojtje për muslimanët, ndërsa në fakt nuk rezulton asgjë tjetër veçse shkatërrim i gjithë njerëzve, si dhe në themelimin e bidateve së qëndrueshme në mendjet e tyre. Një prej shenjave të tyre është se ata e përfshijnë edhe veten në polemika dhe përplasen për të fituar reputacion dhe prestigj. Ata shtiren se janë duke luftuar sipas parimeve të fesë pa bërë as më të voglën përpjekje kundrejt shkencës së fesë. Njeriu i lig, dijetarë është si një shkëmb që ka rënë në burimin e një përroi. I cili as vetë nuk nxjerr ujë, as nuk e lejon atë që të rrjedhi dhe të arrijë tek bimët. Njeriu i lig, dijetarë është po ashtu si tubat të cilët dalin nga një kopsht plot me erë të keqe si të kishte varre me njerëz të vdekur. Ana më e jashtme është kultivuar, por pjesa e brendshme është plotë me kocka të vdekurish. Ju nuk duhet t’i frikësoheni djallit, por kini kujdes prej njerëzve të cilët ndihmojnë djallin në punën e joshjes dhe të kequdhëzimit të njerëzve. Ata kanë reputacionin e një Alimi mes laikëve, pasi ata nuk mund të dallojnë dijen e vërtetë nga ajo që është e gabuar. Kjo është për shkak të pavetëdijes së veprave të Sahabëve. Do t’i gjeni gojët e tyre më të ëmbla se të mjaltit, por zemrat e tyre janë më të errëta se nata. Ata do t’i detyrojnë njerëzit të heqin dorë(të kundërshtojnë apo të braktisin) këtë botë ndërsa vetë ata nuk heqin dorë prej saj; ata hedhin frikën e Allahut në zemrat e njerëzve, kurse vetë ata nuk e kanë frikë Atë; ata i ndalojnë njerëzit të kërkojnë favore nga ata me kompetenca, ndërsa vetë ata kërkojnë favore nga ata. Profeti a.s. ka thënë, “Njerëzit më këqinj janë dijetarët që frekuentojnë shtëpinë e sunduesve, ndërsa sunduesit më të mirë janë ata që frekuentojnë shtëpinë e njerëzve të mirë.” (Ibn Maxha). Saeed ibn ul Musajed r.a ka thënë, “Nëse sheh një dijetarë të frekuentojë shtëpitë e sunduesve, ki kujdes prej tij pasi ai është një hajdut.” Sufjan Theuriu r.a. ka thënë, “Nëse shihni një dijetarë, i cili ka shumë shokë, jini të sigurt se ai është një sharlatan dhe një kusar, sepse nëse ai do të flasi të vërtetën, këta shokë do ta urrejnë atë”. Ata i angazhojnë vetet e tyre në të mësuarin Kalam dhe Munazara për të arritur famë dhe lavdi dhe lënien e asaj për të cilën Allahu i ka dërguar Profetët. Një sagë thotë,“Kam parë dijetarë, të cilët i mësonin njëri- tjetrit vetëm devocionin.” Ata parapëlqejnë këtë botë ndaj botës tjetës. Umari r.a. ka thënë, “ Nëse shihni një dijetar të dhënë pas kësaj bote, atëherë mos ia besoni fenë tuaj në duart e tij, sepse çdokush është i robëruar nga ajo çka ai dashuron.” Ky artikull është marrë nga Ihja ul Ulum ad Din nga Imam Gazali. -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
{Fjala e Bukur - Grup: 8550} Dijetarë të gënjesh trës
God guide us in the right path Mon, 08 Nov 2010 01:39:47 -0800
