U prish jarania e ra qeveria
Dr: Shefqet Krasniqi
Eshte shum interesant sesi ky njeri si krijese sociale ka nevoje per tjetrin ,
bile eshte e pa imagjinuar jeta pa tjetrin, pa shoke dhe miq, pa shoqeri nga
te cilet merr dhe jap, perfitojn nga ti dhe perfiton nga ta , me ta shoqerohesh
e forcohesh, me ta ndertohet shoqeria e formohet shteti . Kete urtesi e ka
cekur I madhi Allah ne Kuran ku thote; “ O ju njerez Ne ju kemi krijuar nga nje
mashkull dhe nje femer pastaj ju kemi bere popuj dhe fise ne menyre qe te
njeheni mes veti” (Huxhurat:13).
Ne menyre qe te njiheni mes veti, ti ndihmoni njeri tjetrit, ti shkembeni
aftesite dhe njohurit tua, ashtu qe te krijoni nje shoqeri dhe te ndertoni
shtet. Sepse eshte e pa mundur qe nje njeri te kete njohuri te te gjitha
lemive, por secili me ate qe ia ka dhen Zoti kontribon dhe I ndihmon tjetrit,
secili e ploteson tjetrin. Per kete arsye Pejgmberi a.s. nxit shume muslimanet
qe ta plotesojn e forcojne njeri tjetrin, bile kete forcim e pergjan me
tjegullat e murit te cilat e lidhin njera tjetren, e forcojne dhe ne fund behet
muri. Ashtu qe sado qe te jet tjegulla e mire dhe e fort, ajo prap mbetet
tjegull, nuk ben muri. Thot Pejgmberi a.s. “ Besimtari per besimtarin eshte
sikurse nje muri (tjegullat e te cilit e lidhin –forcojn) njera tjetren)”. E
tjegulla eshte individi ndersa muri eshte shoqeria. E sa ma te mira tjegullat
aq ma i mir e I fort muri, e sa ma I mir muri aq me e mir shoqeria, e shoqeria
e mir formon shtetin e mir. Ky eshte nje nga vizionet e islamit dhe idealet e
njerezimit qe moti. Per kete arsye njerezimi ka qfaq interesim dhe ka bere
perpjekje , e ne veqanti njerzit e medhenje te atij populli qe ta krijojn nje
shoqeri sa ma te shendosh e sa ma te mir dhe gradual te vijn deri te formimi I
nje shteti I cili do te udhehiqet nga njerzit e mir e te shendosh. Kete ideal e
kemi pasur edhe ne si popull, me gjenerata kemi endrruar ta kemi nje shtet I
cili do te udhehiqet nga nje qeveri e dalur prej shoqeris son, prej popullit
tone.
Nuk e di a mos jemi ngutur pak, -nuk mendoj ne formimin e shtetit dhe shpalljen
e pavarsis-, por ne dallashimin e hapave ngase kemi vrapuar me shume pas
shtetit sesa pas individit dhe shoqerise dhe ja shtetin e formuam dhe ate po
e udheheq nje pjese e shoqerise sone, por si po e udheheq! Kemi pas cekur me
heret ne njerin nga artikujt tane te kesaj gazete se: “nuk eshte me rendesi
ndertimi I shtetit sa eshte me rendesi ndertimi I shoqerise dhe te punuarit per
shtet”. Kush do ta kishte besuar se do vije koha qe Kosova te shpallet shtet,
te udhehiqet nga bijet e saj, e pastaj ata te punojne kunder saj! La ilahe
ilallah sa fjale e idhet eshte kjo, por mjerisht e vertet! Nuk eshte leht me
kuptuar e aq me pak me pranuar per nje njeri te rendomt me natyrshmeri te
shendosh sesi ka mundesi qe njeriu te punoj kunder
vetvetes se tij, ngase ai qe punon kunder shtetit te tij, ai ne realitet ka
punuar kunder vetes se tij.
Te kthehemi ne tem e mos te zgjerohemi shume. Kur po I shenoi keta rreshta
gjindem ne Medinen e ndriquar ne xhamine e Pejgamberit a.s. ku pasi falum
sabahun, ngrehum tesbih, u luta per vete, familje shoqeri dhe shtet, pastaj
lexova pak Kuran fillova te meditoi, morra nje fletore e laps dhe vendosa ti
shkruaj keta rreshta per populin tim, per shoqerin time , per shtetin tim te
cilin e dua shume dhe per te cilin jam ne gjendje ta jap jeten. Duke qendruar
me haxhinjet e Kosoves ketu ne Medine na erdhi lajmi se qeveria ka ra, e pse ka
ra? Sepse u prish kualicioni. E pse u prish kualicioni? Sepse u prish shoqeria,
u prish jarania. E pse u prish ajo shoqeri e jarani kur deri dje ishin bashk,
hanin e pinin bashk, u krenonin se kane nje shoqeri te fort e me pas edhe nje
qeveri stabile, mbronin njeri tjetrin, ndersa sot u ndan e u perqan, filluan
akuzat ndaj njeri ntjetrit, ra qeveria u prish jarania.
A nuk po pajtoheni me mua se ajo jarani e miqesi nuk ka qene e ndertuar ne baza
te shendosha, siq thot populli: “ nuk e kan pasur per riza te Zotit”,por per
interesa te vogla qofshin atu individuale a partiake, e jo sa duhet per
interesa shoqerore dhe shtetrore. Qdo shoqeri, qdo jarani e cila nuk eshte e
nderetuar mbi baza te shendosha ajo sado qe duket nga jasht se eshte e forte,
ajo brenda eshte e dobet,
ajo shoqeri e jarani nuk ka mundesi te zgjas shume.
A nuk ka ardhur koha qe shoqeria jone te vetdijesohet , qe lideret tane te
kthehen drejt popullit , te mishrohen me shoqeri, ta jetojne jeten e tyre , ti
perjetojn ndjenjat e tyre , te vllazrohen me ta, ashtu qe te permirsohet
shoqeria, te jet njeti I pastert e te forcohet shteti. Allahu te gjithve na
drejtoft e na udhezoft e na bashkoft ne pune te mira e te hairit, e shtetin
tone na forcoft, amin dhe deri javen e ardhshme me nje tem tjeter selam alejkum.
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur