Për çfarë duhet të mendojmë, kur shohim rrugës një makinë varrimi Një njeri që nxiton për diku, mund të ndeshet me një makinë varrimi. Në fakt, ky është një çast i rëndësishëm që ai ta mbledhë veten. Ajo që sheh, i kujton atij vdekjen. Një ditë, edhe ai do të ndodhet në atë makinë. Nuk ka dyshim për këtë, sepse sado që ai të shmanget, vdekja do të vijë shpejt a vonë: në shtratin e tij... gjatë rrugës... gjatë pushimeve... ai pa dyshim do ta lërë këtë botë, sepse vdekja është një e vërtetë e pashmangshme. Në këtë çast, një besimtar sjell ndërmend vargun e mëposhtëm të Kuranit: “Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne. Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’u japim një vend të lartë në Xhenet, në të cilin rrjedhin lumenj. Atje do të jenë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punuan! Ata të cilët bënë durim dhe vetëm te Zoti i tyre u mbështetën.” (El-Ankebut 57-59) Pa dyshim, po të marrim parasysh se trupi ynë, gjithashtu, do të vendoset në një qefin, do të mbulohet me dhé nga të afërmit, emri dhe mbiemri do të gdhenden mbi gurin e varrit, të gjitha këto e zhdukin tërheqjen e njeriut ndaj kësaj bote. Dikush që mendon me sinqeritet dhe në mënyrë realiste, e vë re se sa e pakuptimtë është të kesh pretendime për një trup, i cili një ditë do të shpërbëhet në dhé e pluhur. Në vargjet e cituara më sipër nga surja “El-Ankebut”, Allahu u premton Xhenetin atyre që janë të durueshëm dhe mbështeten tek Ai. Për këtë arsye, besimtarët, kur mendojnë se do të vdesin një ditë, përpiqen të jetojnë me sinqeritet, duke bërë vepra të mira dhe duke pasur një karakter të mirë, ashtu siç udhëzon Allahu, me qëllim që të fitojnë Xhenetin në jetën e pasosur. Çdo herë që ata mendojnë për afrimin e vdekjes, vendosmëria e tyre rritet. Ata përpiqen të përvetësojnë vlerat më të larta dhe i zhvillojnë gjithmonë e më tepër ato gjatë gjithë jetës. Nga ana tjetër, ata që i japin përparësi mendimeve të tjera dhe kalojnë jetën me shqetësime të kota, nuk mendojnë edhe kur ndeshin një makinë varrimi, apo kur kalojnë pranë varrezave, apo kur u vdes ndonjë i afërm. Njerëz të tillë nuk kujtojnë se e njëjta gjë do t’u ndodhë edhe atyre vetë një ditë. Gjatë ditës… Në ngjarjet që besimtari ndesh gjatë gjithë ditës, ai mendon gjithmonë për shenjat e Allahut dhe përpiqet t’i kuptojë ato me mprehtësi. Ai reagon ndaj çdo mirësie apo vështirësie me karakterin e mirë, që Allahu e miraton. Për një njeri që beson, vendi ku ai jeton ka pak rëndësi. Kur është në shkollë, në punë, duke bërë pazar, ai përpiqet të shohë qëllimin e fshehur te ngjarjet që ndodhin dhe te bukuria që Allahu ka krijuar, kështu, ai e jeton jetën duke iu përmbajtur ajeteve të Kuranit. Kjo sjellje e besimtarëve është treguar në Kuran si vijon: “Ata janë njerëz që nuk i pengon blerja apo shitja nga përmendja e Allahut, falja e namazit dhe dhënia e zekatit. Ata i frikësohen një dite, kur do të tronditen zemrat dhe shikimet...” (En-Nur 37) -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
{Fjala e Bukur - Grup: 8593} Për çfarë duhet të mendojmë, kur shohim rrugës një makinë varrimi
God guide us in the right path Mon, 20 Dec 2010 12:05:34 -0800
