Në vitin 1932, qytetit bregdetar të Ulqinit iu shkatërrua një ndër xhamitë më
të vjetra në rajonin e Ballkanit, ajo e marinarëve, që sipas shënimeve
studimore: “të dhënat e vitit 1571 tregojnë që, kur erdhën turqit në këto vise,
e kanë gjetur xhaminë e maurëve apo arabëve marinarë. Për turqit që e sollën
fenë islame, kjo xhami ishte një befasi e rrallë” [Ismet H. Karamanaga: “Kalaja
legjendë dhe art”, Ulqin 2006, fq.56.] Në bregdetin e Ulqinit, në gjirin e
plazhit të vogël, po rindërtohet xhamia e lashtë e detarëve. Me siguri, dallgët
e shumta që do ta vizitojnë këtë bregdet, ditë pas dite, do të sjellin me vete
imazhet e detarëve të parë muslimanë arabë që sollën me vete, në këtë vend, jo
vetëm besimin dhe dritën e Islamit, por hodhën edhe themelet e xhamisë së
sinqeritetit, ngulitën me zemrat e tyre rrënjët e besimit në Njësinë e Zotit,
në dijen e pakufishme, në përkushtimin
ndaj jetës... Ai sinqeritet u ruajt ndër shekuj. E ruajti koha. E ruajti deti.
E ruajtën dallgët. E ruajti kalaja shumëshekullore. E ruajtën brezat...
Më poshtë keni dy fotografi, njëra sic ishte më herët dhe tjetra fotografia e
rindërtimit të kësaj xhamie.
Senad Maku - Ulqin Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT
www.bibladhekurani.com
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur