**

*Kategoria e parë*

Kësaj kategorie i përkasin ata që janë mizorë ndaj vetvetes, të shkujdesur,
që e lënë të mangët abdestin, kufijtë dhe shtyllat e namazit.



*Kategoria e dytë*

I kësaj kategorie është ai që kujdeset për kohët e namazit, për kufijtë dhe
shtyllat e tij, për abdestin, por e ka humbur xhihadin me veten e tij për të
përballuar vesveset, të cilat e preokupojnë në namaz bashkë me mendimet.



*Kategoria e tretë*

Këtu hyn ai që kujdeset për kufijtë dhe shtyllat e namazit dhe bën xhihad me
veten e tij për të larguar vesveset dhe mendimet. Xhihadi i tij është po aq
i fortë si të ishte në dy luftim me armikun dhe kujdeset që të mos i vidhet
namazi i tij. Ky person i tillë është në namaz dhe xhihad.



*Kategoria e katërt*

I kësaj kategorie është ai njeri që kur fal namazin, i plotëson të drejtat e
tij, shtyllat dhe kufijtë e tij, zemra e tij është përqendruar duke u
munduar të jetë sa më korrekt ndaj asaj që kërkohet, në mënyrë që të mos i
humbë asgjë pa praktikuar. I gjithë preokupimi i tij është që ta falë
namazin ashtu si duhet, duke e plotësuar dhe kompletuar atë. Kjo është zemra
e përqendruar në namaz dhe adhurim ndaj Krijuesit të vet.



*Kategoria e pestë*

Njeriu që bën pjesë në këtë kategori i ngjan atij të kategorisë së katërt,
por megjithatë e ka vendosur zemrën mes duarve të Krijuesit të tij duke
shikuar nga Ai, i madhëruar qoftë, si të jetë duke e parë Atë, e ka zemrën
të mbushur me dashuri dhe madhërim të Tij. Ai ka shuar vesveset dhe
mendimet, diferenca mes tij dhe tjetrit në namaz është shumë më e madhe sesa
mes tokës dhe qiellit. Ky në namazin e tij është i lidhur me Krijuesin e tij
dhe syri i pushon në të.



Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:* Kategoria e parë është e ndëshkuar;
e dyta e llogaritur; të tretës do t’i shlyhen mëkatet; e katra është e
shpërblyer; e pesta është afruar te Krijuesi i vet.*


 *Përktheu dhe përshtati: Rashit Zylfiu*

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan