Një nga kompanitë farmaceutike zvicerane prodhon një ilaçi të quajtur "ilaç 
kur'anor" që mundëson trajtimin efektiv të personave me shikimit të dobët pa 
ndërhyrje kirurgjike.

Sipas gazetës Ar-Raya, e cila botohet në Katar. “Ky medikament, i cili u 
përpilua nga mjeku egjiptian Abdul Basit Muhammed nga sekrecioni i gjëndrave të 
djersës njerëzore, kishte sukses në 99% të rasteve pa pasoja negative. Ilaçi 
kur'anor është regjistruar në Evropë dhe SHBA. Gjithashtu bëhet e ditur se 
kompania zvicerane këtë ilaç e prodhon në gjendje të lëngët dhe pika.

Burim i frymëzimit është nga Kur'ani përkatsisht nga kaptina Jusuf që gjendet 
në Kur'an. 

Dr. Abdul Basit Muhammed theksoi se frymëzimin e mori nga kaptina Jusuf dhe 
tha: "Një mëngjes, derisa po lexoja kaptinën Jusuf, vëmendjen ma tërhoqi ajeti 
84 dhe ajetet që pasojnë"

Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi 
iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi). "(Kur'an: Jusuf, 84.)

"Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij 
do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time. (u 
nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej 
erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet 
në Palestinë). Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti 
je në humbje". E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e 
tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu 
çka ju nuk dini?" (Kur'an:Jusuf, 93-96.)

Aty thuhet se Pejgamberi Jakub a.s. vuante për djalin e tij Jusufin a.s., e për 
të cilin qante shumë. Kjo vuajtje e madhe ishte shkaktar i zbardhjes së syve 
dhe kur më vonë në sytë e pikëlluara të Jakubit a.s. ia vunë këmishën e Jusufit 
a.s. Jakubit a.s. iu rikthye të pamurit.

Këtu fillova të mendoj. Çfarë mund të ishte në këmishën ë Jusufit a.s.? Së 
fundi kam ardhur në përfundim se nuk mund të jetë asgjë më shumë se djersa 
(aroma të cilën e ndjen Jakubi a.s.). Pastaj fillova të mendoj për djersën dhe 
përbërjen e saj. Shkova në laborator dhe fillova të hulumtoj.

Kam bëra një seri provash në lepuj. Rezultatet ishin pozitive. Më vonë kam 
kryer trajtimin në 250 pacientë, duke u dhënë atyre ilaçe dy javë nga dy herë 
në ditë. Kur arrita sukses në 99% të rasteve, thash në veten time:" Kjo është 
mrekulli e Kur'anit! "

Dr. Abdul Basti Muhammed rezultatet ua prezantoi institucioneve përkatëse në 
Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë të bëjnë me 
patentimin e zbulimeve të reja. Pas provave dhe hulumtimeve të 
kryera, nënshkroi një kontratë me një kompani zvicerane, me kusht që në paketim 
të ilaçit në mënyrë të qartë të theksohet "ilaç kur'anor. Firma zvicerane 
pranoi kërkesën dhe filloi prodhimin e këtij ilaçi.

Allahu i Madhëruar në Kur'anin fisnik thotë: "Ne të shpallim Kur'anin që është 
shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër 
përpos dëshpërim. " (Kur'an:El-Isra, 82.)

   Senad  Maku - Ulqin  Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT  
www.bibladhekurani.com


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan