Thenia “Amin” ne namaz
                
                
                                
                                        
                                        
                                
                                
                                        
                                
                
                        
                                
                                        Hadithet qe tregojne se “Amini” behet 
me ze nga imami dhe ata qe 
falen pas tij:



Transmetohet nga Uail bin Huxhurse se i Derguari i Allahut (alejhi 
selam), pasi lexonte Fatihane, thoshte “Amin”, duke e ngritur zerin. 
(Buhariu, Ebu Daudi, Tirimidhiu, Ahmedi, Darakutni etj. dhe e kane 
saktesuar Tirimidhiu, Darakutni, Ibn Maxhja, Albani etj.)



Transmetohet se Ebu Hurejra ka thene: “E kane braktisur njerezit 
‘Amin’-in, nderkohe qe i derguari i Allahut (alejhi selam), pasi lexonte
 fjalet ‘gajril magdubi alejhim ue le dalin’, thoshte ‘Amin’ dhe e 
ngrinte zerin, derisa e degjonin ata qe ishin ne safin e pare dhe 
oshetinte xhamia nga zeri i tyre. (Ebu Daudi, Ibn Maxhja)



Transmetohet nga Ibn Umeri se i derguari i Allahut (alejhi selam), kur 
thoshte “ue lad-dalin”, ngrinte zerin duke thene “Amin”. (Darakutni)



Transmeton Ibn Umi el Husejni nga nena e tij, se ajo u fal prapa 
Profetit (alejhi selam) dhe pasi ai lexoi fjalet “ue lad-dalin” tha 
“Amin”. Pra, ajo e degjoi ate duke qene ne safin e grave. (Is’hak bin 
Rahauei, Taberaniu)



Shejh Albani thote se edhe pse tre hadithet e fundit kane zinxhir te 
dobet transmetimi, prape ato e perforcojne njeri-tjetrin. E nese per 
kete teme nuk do te kishte asnje hadith tjeter, perveç hadithit te Uail 
bin Huxhurit (hadithi i pare), atehere edhe vetem ai do te mjaftonte.



Keto hadithe tregojne ligjshmerine e thenies “Amin” dhe pjese e Sunetit 
eshte qe ajo te thuhet me ze te larte.



Tirimidhiu ka thene: “Ngritja e zerit ne fjalen “Amin” eshte mendimi i 
me teper se njerit prej dijetareve te sahabeve, tabiineve dhe te tjereve
 pas tyre.”



Ibn Hazemi transmeton deri tek Abdurrezaku nga Ibn Xhurejxhi se ky i 
fundit ka thene: “e pyeta Atane se a e thoshte Ibn Zubejri “Amin”-in 
pasi mbaronte Fatihane dhe ai me tha: ‘Po dhe e thoshin ate edhe ata qe 
faleshin pas tij, derisa xhamia gumezhinte fort nga zerat e tyre.’”



Transmeton Ebu Kafi se Ebu Hurejra ishte muezini i Meruan ibn el Hakemit
 dhe e porosiste ate qe te mos e mbaronte leximin e Fatihase, derisa te 
bindej se ai (Ebu Hurejra) kishte hyre ne saf. E kur Meruani mbaronte 
Fatihane, Ebu Hurejra thoshte “Amin”, duke e zgjatur zerin dhe thoshte: 
“Nese “Amin”-i i banoreve te tokes korrespondon me “Amin”-in e banoreve 
te qiellit, u falen atyre gjynahet.” (Bejhakiu)



Shejh Albani ka thene: “Perderisa nuk saktesohet ndonje transmetim 
tjeter qe kundershton transmetimin e Ibn Zubejrit dhe Ebu Hurejres ne 
thenien “Amin” me ze (edhe nga xhemati), atehere zemra eshte me e qete 
ne pasimin e tyre dhe une deri tani nuk di asnje transmetim tjeter qe te
 jete ne kundershtim me ate qe eshte transmetuar nga keta dy sahabe.”

Gjithashtu ai ka thene: “Amini i xhematit thuhet ne te njejten kohe me 
aminin e imamit, pra nuk thuhet para tij – ashtu siç e ben shumica e 
falesve – dhe as pas tij. Ky eshte dhe mendimi i sakte per mua, si 
perfundim.”
                                
                        

                        


                
                        

                                
                         
                        

                        
                
        

                                          

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan